Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar denoncon hapur keqpërdorimin e institucioneve shtetërore dhe të nëpunësve publikë për interesa të ngushta partiake. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar, Emri Bajrami, ka shpërdoruar funksionin dhe institucionin duke organizuar mbledhje joformale me shefat e reparteve dhe motrat kryesore në restorantin e spitalit, ku më pas është shfaqur edhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Gostivarit, duke kurdisur një takim të imponuar. Ky veprim përbën shembull klasik të politizimit të skajshëm të institucioneve dhe ka shkaktuar revoltë të arsyeshme te personeli i spitalit, të cilët janë detyruar të dëgjojnë “përrallat”…

Lexo më Shumë

Nga ora 07:20 e mëngjesit të sotëm, komunikacioni për automjetet e rënda transportuese në vendkalimin kufitar Bllacë është ridrejtuar drejt pompës së benzinës “Dizel”, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Arsyet për ridrejtimin e kamionëve nuk janë bërë të ditura. Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, ndërsa intensiteti i qarkullimit në akset jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi LAMM rekomandon lëvizje me shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve,…

Lexo më Shumë

“Tashmë janë 7-8 ngjarje që shënohen çdo vit dhe gjithnjë e më intensivisht. Këtë vit kulmoi fakti që për herë të parë u përputhën 100% me 8 shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë. Pra, në të njëjtën ditë kishim dy festa shtetërore: shënimin e okupimit të Kajmakçalanit dhe festimin e shtetësisë së Maqedonisë – kjo është ironi,” thekson Ljubço Georgievski, kryetar i VMRO – Partisë Popullore, për CivilMedia, duke komentuar shpeshtimin e festimeve të datave ushtarake serbe me pjesëmarrjen e funksionarëve të Beogradit në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ai rikujton edhe rastin e fundit, ku ministrja e Punës…

Lexo më Shumë

Kryetari i Forcave Demokratike të Romëve (FDR) dhe Ministër pa Portofol, Shaban Saliu, mbrëmë promovoi kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Shuto Orizarës. “Qëndroj këtu para jush i mbushur me krenari dhe mirënjohje. Shuto Orizare është e vetmja komunë në botë e udhëhequr nga komuniteti rom, një vend ku çdo gur pëshpërit histori për historinë. Sot po marrim së bashku një vendim për të ardhmen tonë, për qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme të komunës sonë”, tha Saliu në fjalimin e tij para banorëve të Shuto Orizarës. Në fjalimin e tij, ai prezantoi vizionin dhe programin e tij…

Lexo më Shumë

Rezervat devizore në fund të gushtit të vitit 2025 kanë arritur në 4.754,4 milionë euro dhe krahasuar nuajin e kaluar shënojnë një rritje prej 84,5 milionë euro, bëri të ditur Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (74,6%), e ndjekur nga ari monetar (13,6%) dhe valutat dhe depozitat (11,7%).

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës, sipas marrëveshjes nga seanca e djeshme, do të vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës. Anëtarët e komisionitnë fjale gjatë ditës së djeshme vizituan ASK-në për të kryer mbikëqyrje mbi akuzat për përgjime. Deputetët anëtarë të komisionit për mbikëqyrje mbi punën e ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, vizituan dje Agjencinë për Siguri Kombëtare. Grupi i përbërë kryesisht prej deputetëve të VMRO-së, dhe vetëm një nga LSDM, nga ASK do të kërkuan prezantimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me informacionet e fundit për përgjime të mundshme gjatë periudhës…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor i RMV-së sot do ta mbajë seancën e 528-të, në të cilën siç është paralajmëruar duhet të shqyrtohet çështja për mënyrën e veprimit të Këshillit, gjatë procesit zgjedhor. Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski në fillim të muajit në një deklaratë për mediat paralajmëroi se Këshilli Gjyqësor do të marrë një vendim në seancën e parë të radhës se si do të veprojë dhe punojë në periudhën deri në përfundim të zgjedhjeve, duke treguar se po zhvillohen diskutime nëse Këshilli duhet ta ndërpresë plotësisht punën e tij apo nëse mund të vazhdojë me disa faza të procedurave ndërsa…

Lexo më Shumë

Shiu nuk ndihmoi shumë në shuarjen e zjarrit në deponinë e Drislës. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, thotë se shumë ton ujë janë hedhur në deponi ditët e mëparshme, por tymi vazhdon Ai thotë se po merren masa të tjera. Një erë e padurueshme e gomës së djegur dhe tymit mund të ndihet në lagjet e Shkupit Aerodrom, Novo Lisice, Draçevo, Kisella Voda dhe Qendër. Banorët ankohen vazhdimisht për erën e keqe dhe ajrin e ndotur. Angelov tha mbrëmë se arsyeja për erën e keqe në Shkup është se era ka ndryshuar drejtim dhe po fryn…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Shkup është arrestuar një 41-vjeçar, i dyshuar për fajde, përcjell TV21. Sipas Policisë, një 41-vjeçar tjetër e kishte raportuar rastin, pasi i njëjti i kishte marrë para të dyshuarit. “Më 10.09.2025, në orën 15:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.J. (41) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Sipas kallëzimit, në janar të vitit 2025, J.A. (41) nga Shkupi kishte marrë 4.500 euro nga M.J., të cilat i duheshin për…

Lexo më Shumë

BDI/AKI me gjysmën e kryesisë në lista të zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për “botën serbe”, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë, shkrun në komunikatën e Vlenit të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me “shqiptarinë”. Shkurt e shqip sa keni punuar ju për shqiptarët, aq ka punuar Mijallkovi për drejtësinë. Në vend që të ofrojnë ide për jetën e përditshme të qytetarëve, ata shpifin, manipulojnë dhe…

Lexo më Shumë

UNIBanka zyrtarisht hap hapësirën e re të përbashkët në selinë e saj, me qëllim të krijimit të një atmosfere më të mirë pune dhe rritjes së rehatisë për të punësuarit. Ky hap është pjesë e strategjisë për të ofruar kushte më të mira pune dhe për të forcuar lidhjen ndërmjet kolegëve. Hapësira, e cila do të jetë në dispozicion për përdorim nga 10 shtatori 2025, është menduar si një përfitim për të gjithë të punësuarit. Bëhet fjalë për një vend ku punonjësit do të mund të relaksohen, të shijojnë një vakt dhe të shoqërohen me kolegët e tyre. Gjithashtu, hapësira…

Lexo më Shumë

Policia po i vazhdon kontrollat në veri në kërkim të armëve pa leje. Në Zveçan, në dy raste janë gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit dhe pjesëve shtesë, me ç’rast një 73 vjeçar me inicialet S.G, është ndaluar për 48 orë. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri do të vazhdojë me aksione të tilla, andaj apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin. Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve”, thuhet në njoftmin e policisë.…

Lexo më Shumë