Author: Hamdi Kumanova

Serbia gjatë dhjetë muajve të fundit ka arritur një nivel të ri të represionit, dhunës dhe polarizimit, vlerësuan eurodeputetët, gjatë debatit në Strasburg mbi gjendjen e demokracisë në Serbi. Sipas tyre, presidenti Aleksandër Vuçiq ka vendosur një model autoritar pushteti, i cili nuk ka vend në Bashkimin Evropian. Eurodeputetët theksuan se është e domosdoshme të ndalet degradimi i mëtejshëm i demokracisë. Pas këtij debati, një pjesë e opinionit në Serbi konsideron se diskutimi në Parlamentin Evropian mbi përdorimin e forcës kundër protestuesve ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes BE-së dhe autoriteteve në Beograd. “Është e qartë se…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se po të kishte pak sens të drejtësisë, presidentja Vjosa Osmani nuk do të dërgonte komente në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme përmes së cilës ky institucion ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re. Të enjten në KTV, Hasani ka deklaruar se ajo nuk do të duhej të dërgonte komente pasi nuk po sfidohen vendimet e saj. “Po të kishte pak sens të drejtësisë ajo, meqenëse nuk bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Gazetari kosovar, Astrit Gashi, ka reaguar pas konferencë së sotme për media të presidentes, Vjosa Osmani, në të cilën ajo është marrë përsëri me gazetarët, duke pretenduar se disa prej tyre kanë dalë nëpër dosjet që po hetohet Radojçiqi, por pa përmendur asnjë emër. Gashi ka shkruar se s’duhet t’i shihet e madhe Osmanit, meqë nuk e ka të lehtë që do t’i duhet t’ia dorëzojë detyrën e presidentes, Dimal Bashës, dhe sipas gazetarit kosovar, kjo është edhe arsyeja pse presidentja po she filma me “partizanë e gjermane”. “Mos ja shihni per te madhe, nuk e ka te…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka arrestuar Ermal Kostare alias Denis Rama (50), banues në Tiranë, në momentin kur tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë me gjeneralitete të tjera. Gjatë verifikimit të pasaportës në Pikën Kufitare Port Sarandë, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë. Pas verifikimeve, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi, pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar, me gjeneralitete të tjera, për…

Lexo më Shumë

Nga 12 tetori, Bashkimi Evropian do të fillojë me zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve në kufijtë e tij, i njohur si “Entry-Exit System”. Ambasadori Mihalis Rokas sqaroi të rejat e sistemit ndërsa shtoi se ky sistem ndryshon nga ETIAS i cili planifikohet të fillojë të zbatohet nga fundi i vitit 2026. “Kjo në praktikë nënkupton që qytetarët e vendeve të treta kur hynë në BE duhet të regjistrojnë një herë të dhënat e tyre biometrike, shenjat e gishtave dhe do të duhet të bëjnë një fotografi dhe pas kësaj, gjatë një hyrje të dytë, procesi do të…

Lexo më Shumë

Furnizime të dyshimta, të paligjshme dhe astronomikisht të shtrenjta ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme gjatë kohës së Bujar Osmanit. Sot jemi këtu për ta paraqitur të vërtetën për skandalin e ri të lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ish-ministrin Bujar Osmani. Dokumentet që kemi siguruar tregojnë qartë për blerje të dyshimta, të paligjshme dhe jashtëzakonisht të shtrenjta gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, në dhjetor të vitit 2023. Ministria e Punëve të Jashtme ka lidhur kontratë në vlerë prej 56.640.000 denarësh për marrje me qira të automjeteve për një konferencë dyditore. Në…

Lexo më Shumë

Më 10 shtator 2025, rreth orës 10:46, në SPB Manastir është raportuar një aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “4 Nëntori”, “Gjemixhinjtë Maqedonas” dhe “Solunska” në Manastir. Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Audi” me targa austriake, i drejtuar nga Xh.A. (57) nga Austria, dhe një biçikletë e drejtuar nga T.T. (71) nga Manastiri. Si pasojë e përplasjes, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara nga Spitali Klinik i Manastirit. Ekipi hetimor i SPB Manastir ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS

Lexo më Shumë

Kopshti Zoologjik në Shkup njofton se mëngjesin e sotëm ka ngordhur bizoni europian, i cili që nga viti 2011 ishte banor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit. Kafsha ishte 17 vjeçare, ndërsa autoritetet shpjegojnë se jetëgjatësia e bizonëve është nga 14 deri në 20 vjet. “Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se bizoni ynë europian, i cili ishte 17 vjeç, ka ngordhur këtë mëngjes. Jeta mesatare e këtyre kafshëve është nga 14 deri në 20 vjet. Ky përfaqësues madhështor dhe i rrallë i faunës së egër europiane që nga viti 2011 ishte një nga banorët më mbresëlënës të kopshtit tonë zoologjik.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se zëvendëskryeministri Arben Fetai po përpiqet të mësojë gjuhën maqedonase, ndërkaq theksoi se me zëvendësin e tij komunikojnë në gjuhën angleze, përcjell TV21. Mickoski tha se Fetai ka biografi të begatë ndërsa është i shkolluar në universitete të shquara. https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a29203f7-380a-43c8-b154-b947e7a441c4 “Unë kam bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor me zv/kryetarin e qeverisë në gjuhën angleze. Pse? Sepse ai nga mosha 6 vjeçe ka emigruar nga Maqedonia dhe jeton në Belgjikë dhe i flet rrjedhshëm katër gjuhë. Frëngjisht, holandisht, anglisht, e kështu me radhë, tani mos t’i rendis. Komunikimi ynë zhvillohet në anglisht, ai ka biografi jashtëzakonisht kualitative,…

Lexo më Shumë

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Tërmeti është regjistruar në orën 06:35, në 16 kilometra në lindje të Qendrës Zhupës, njofton Qendra. Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 15 kilometrash.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare. Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar. Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024. Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të…

Lexo më Shumë

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thirrur gazetarët në Presidencë dhe po mban konferencë për media. Osmani gjatë kësaj konference tha se ka marrë dhjetëra kërcënime me jetë. E para e shtetit theksoi se ndihet keq që vajzat e saj duhet të përcillen me mbrojtje të afërt, por këto janë protokolle të sigurisë. “Dje janë publikuar një sërë shpifjesh. Është pengesa më e madhe përcjellja nga mbrojtja e afërt. Vajzat e mia e urrejnë atë përcjellje, ua pengojnë fëmijërinë normale, ua pengojnë lojën normale, ato nuk duan asgjë tjetër thjeshtë të luan e të mësojnë e të rriten sikur bashkëmoshatarët e…

Lexo më Shumë