Në Klubin e Deputetëve sot do të mbahet takimi i liderëve, ku do të marrin pjesë kryeministr dhe njëherit kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski si dhe kryetarët e partive që kanë grupe parlamentare në Kuvend. Gjatë këtij takimi siç është paralajmëruar, do të diskutohen ligjet reformuese të gjyqësorit, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Kodi Zgjedhor dhe shfuqizimi i qeverisë teknike, si dhe çështje të tjera të propozuara nga pjesëmarrësit në takim. Nga tre grupet parlamentare të opozitës, E Majta dhe BDI-ja deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, menjëherë e hodhi poshtë thirrjen e Mickoskit për takim të liderëve. Nga partnerët e koalicionit në Qeveri, në takim pritet të marrë pjesë kryetari i ZNAM-it dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, dhe nga koalicioni “VLEN”, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. /Alsat.mk
Data 06.11.2026
Aktuale
- Në pritje të ëmbël, Bardhi publikon fotografinë me Sarën
- Hykmete Bajrami shpreh ambicien për të udhëhequr LDK-në
- Studentët e UT-së prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
- Studentët e UT-së prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
- Google investon 17 miliardë dollarë për qendrën e saj të parë të të dhënave në Wyoming
- OKB-ja dënon uzurpimin e shtëpive palestineze pranë Jerikos nga ana e pushtuesve izraelitë
- Gjatë 24 orëve policia ka ndaluar 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
- Shasivari-Gërvalla:Bashkëpunim më i fortë për sundimni e ligjit dhe reformat Evropiane



