Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që sot pasëdite të mbledhë këshillin e përgjithshëm të partisë për të diskutuar rreth shumë problematikave për situatën aktuale politike në vend. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për ftesën e dërguar nga kryeministri Mickovski për takim të liderëve që pritet të mbahet më 14 janar në Shkup e ku një nga pikat e këtij takimi të liderëve është edhe shfuqizimi i marrëveshjes së “Përzhinos” ose ndryshe shfuqizimi i qeverisë tektnike, shkruan Top24 Në këtë takim liderësh LSDM ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në këtë takim pasi sipas tyre qeveria teknike…
Author: Hamdi Kumanova
Sot dhe nesër mbahet Karnavali i Vevçanit. Pjesa vasiliçare fillon me defilenë nën maska të dy shoqërive, asaj të lagjes së sipërme dhe të lagjes së poshtme, të cilat do të parakalojnë nëpër rrugët e Vevçanit. Pjesë e pandashme e traditës janë maskat si dhëndri, nusja, dy djajtë, gushti i marrë dhe maska të tjera të frymëzuara nga zhvillimet aktuale politike. Përmes maskave, banorët e Vevçanit në mënyrë satirike i paraqesin ngjarjet shoqërore të vitit të kaluar. Ata thonë se çdo maskë është pasqyrim i ngjarjeve, dukurive dhe problemeve që e kanë shënuar vitin paraprak. Manifestimi përfundon me vallen tradicionale…
Shërbimi i Qeverisë për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka thënë se ka bërë një “lëshim të paqëllimshëm” në materialet promovuese të shpërndara në përfaqësitë diplomatike, pasi në fund të një blloku shënimesh (notes) ishte e printuar një hartë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, duke mos figuruar si shtet i pavarur. Materiali në fjalë, i dërguar në disa ambasada, ishte i shtypur vetëm në gjuhën maqedonase dhe i shoqëruar me një hartë shumëngjyrëshe të Evropës. Pikërisht kjo hartë ka shkaktuar reagime, pasi Kosova nuk ekziston si shtet, por është e përfshirë…
Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk pritet të shtyhet. Nga Ministria e Arsimit thanë për Alsat se për momentin nuk shqyrtohet një vendim i tillë pavarësisht situatës me gripin stinor dhe ndotjen e ajrit. Nga Ministria e Arsimit thanë se për të sjell një vendim për prolongimin e pushimit janë të nevojshme rekomandime nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Marija Andonovska, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik tha se gjendja me gripin është nën kontroll dhe mbikëqyrje të vazhdueshme. Andonovska tha se është akoma herët për t’ju rekomanduar institucioneve përkatëse shtyrje të…
Në Berovë sot në mëngjes në orën 7 janë matir -12 gradë, -11 në Kriva Pallankë, -10 në Demir Kapi, Krushevë dhe Kodër të Diellit, ndërsa në Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Hanet e Mavrovës -9 gradë. Në Strumicë, Shtip, Kavadar, Veles, Ohër dhe Pretor -8, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Vinicë -7, në Gjevgjeli -5 gradë. Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se në Kodër të Diellit ka 26 centimetra borë, në Krushevë 15, në Gjurishte 4, ndërsa në Tetovë dhe Berovë 2 centimetra. Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell. Do të fryjë erë…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot sot të realizojë takim lamtumirës me ambasadoren e SHBA-së Anxhela Ageler. Ageler misionin e saj diplomatik në vend e filloi në vitin 2022. Ajo në dhjetor u gjet në fokusin e opinionin jo për shkak të fundit protokollar të mandatit, por për shkak të vendimit politik të Uashingtonit. Ambasada amerikane atëherë konfirmoi se ajo është mes diplomatëve që do të tërhiqen, në pakon që mediat e lidhën me vendimin e administratës së Donald Trampit të revokojë pothuajse 30 ambasadorë, pjesa më e madhe diplomatë me karrierë, të emëruar nga administrata paraprake. Ageler është diplomate…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë pjesërisht të lagështa, njofton LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes ultësirave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë…
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitri Medvedev, deklaroi se banorët e Grenlandës mund të votojnë për t’iu bashkuar Rusisë nëse presidenti amerikan Donald Trump nuk vepron shpejt për të siguruar kontrollin mbi ishullin arktik, raportoi Reuters. “Trump duhet të nxitojë. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, brenda pak ditësh mund të mbahet një referendum surprizë, në të cilin e gjithë Grenlanda, me rreth 55.000 banorë, mund të votojë për t’iu bashkuar Rusisë”, citohet Medvedev nga Interfax. “Dhe kaq. Nuk do të ketë yje të reja në flamurin (amerikan)”, shtoi ish-presidenti rus. Trump ka rinovuar presionin që SHBA-të të marrin kontrollin…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka ndarë disa pamje nga nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. “Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.
Një burrë ka vdekur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, pas gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Sipas informacioneve të Policisë, i ndjeri kishte arritur në emergjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore gjatë ditës së hënë, ku më pas edhe ishte konfirmuar vdekja e tij. “Viktima mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e Prizrenit pas përkeqësimit te gjendjes shëndetësore ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Juventusi ka dërguar një sinjal shumë të fortë për kampionatin, duke e shkatërruar Cremonesen me rezultatin e thellë 5-0. Një sukses historik që mungonte që nga periudha para pandemisë. Për të gjetur një fitore me një diferencë të tillë, pa pësuar gol, duhet të kthehemi në shkurt të vitit 2018, kur bardhezinjtë fituan 7-0 ndaj Sassuolos. Ekipi tregoi dominim total në çdo repart, qarkullim të shpejtë të topit dhe efikasitet maksimal para portës. Trajneri vlerësoi disiplinën taktike dhe mentalitetin fitues, ndërsa tifozët festuan një paraqitje bindëse. Ky rezultat rrit besimin për vazhdimësinë e sezonit, forcon ambiciet për titull dhe konfirmon…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 25% mbi mallrat që vijnë nga vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin. Vendimi hyn në fuqi “menjëherë”, bëri të ditur Trump përmes platformës së tij Truth Social, duke theksuar se “ky urdhër është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”. Irani ndodhet tashmë nën sanksione të ashpra amerikane dhe po përballet me një krizë të thellë ekonomike, me monedhën në rënie të lirë dhe inflacion të lartë që ka rritur çmimet e ushqimeve deri në 70%. Duke qenë se ushqimi përbën rreth një të tretën e importeve të vendit, kufizime të…

