Me 55 gola në vetëm 48 paraqitje për Norvegjinë, Haaland i bashkohet një klubi shumë ekskluziv: Gerd Müller, ikona gjermane, shënoi 60 gola në 48 ndeshjet e tij të para në vitin 1973. Por ajo që është edhe më mbresëlënëse është krahasimi me Kylian Mbappé: francezi, i cili gjithashtu shënon gola, ka shënuar gjithashtu 55 për ekipin e tij kombëtar, por… në 94 ndeshje. Me fjalë të tjera, Haaland është barazuar me Mbappé me një epërsi prej 46 ndeshjesh. Një performancë që ilustron në mënyrë të përsosur efikasitetin dhe aftësinë e tij për të shndërruar pothuajse çdo mundësi…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas humbjes së Shqipërisë 0-2 ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. “Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit”, shkruan Duka. Ndërkohë që më 20 nëntor, Shqipëria do të mësojë kundërshtarin…
Presidentit të Partisë Progresive Serbe, dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, ai u bë kryetar në detyrë i partisë me 24 maj 2012. Në kongresin e dytë, të mbajtur me 29 shtator 2012, ai mori frerët e Partisë Progresive. Ndërkohë, vazhdoi të mbajë detyrën e ministrit të Mbrojtjes deri me 28 korrik 2012, kur u riorganizua e qeveria serbe. Që nga ajo kohë, Vuçiq ka marrë pjesë në ekipin negociator në negociatat që u zhvilluan ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel. Ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Brukselit në prill të vitit 2013. Nga shtatori i 2013-s, ai mbajti vetëm…
Po vijon periudhë e motit jostabil me mjegull në orët e mëngjesit, njofton DPHM. Sipas parashikimit, nga e marta do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale, në disa vende më të dendura, mbi 30 litra për metër katror. Do të fryjë erër mesatare deri e fuqishme nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit nga juglindja, mbi 60 kilometra në orë. Siç informon DPHM, nesër në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të…
A do të sjellë Qeveria një Kod të ri Penal së shpejti, siç kërkoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, për shkak të ndryshimeve kontestuese të miratuara dy vite më parë? Gjykata Kushtetuese në shkurt hapi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit dhe i dha Kuvendit afat 6-mujor për t’i korrigjuar dispozitat. Edhe pse ky afat ka kaluar, në Kuvend nuk ka ende informacione se deri ku ka arritur procedura. Kryetari Afrim Gashi ditëve të fundit deklaroi se “dera për Kodin e ri Penal është e hapur”, por se ende nuk ka propozim nga Qeveria. As deputetja e…
Mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:10, në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup, ndodhi një aksident trafiku mes një “Volkswagen Golf” dhe një “BMW”. Drejtuesi i automjetit “Volkswagen Golf”, i moshës 55-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa tre pasagjerët e tjerë pësuan lëndime trupore. “Më 15.11.2025 rreth orës 23:10 u raportua në SVR Shkup se në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup ndodhi një aksident trafiku midis një “Volkswagen Golf” me targa Shkup i drejtuar nga S.H.(56) nga Shkupi dhe një “BMW” me targa Shkup i drejtuar nga F.P.(28) nga Shkupi. Drejtuesi i “Volkswagen Golf” S.H. vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra…
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, pritet sot të nis dëshminë në gjykatën e Hagës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës është caktuar që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën, më 17 nëntor. Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën ishte planifikuar të fillonte dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor, por Specialja njoftoi se do të rezervojë një ditë shtesë, siç u kërkua. “Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autokolonën që shoqëronte zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, gjatë vizitës së tij në Tenesi. Në këtë incident ka mbetur i plagosur rëndë oficeri i sigurisë Justin Brown, pjesë e njësisë motorike që garanton mbrojtjen e numrit dy të administratës amerikane. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 14 nëntorit, në zonën e Maryville-s, kur motoçikleta e drejtuar nga Brown u përplas me një automjet SUV të Policisë Rrugore të Tenesit. Përplasja ishte shumë e fortë dhe e la oficerin në gjendje kritike. Sipas njoftimit zyrtar të Departamentit të Policisë së Maryville-s, kalimtarë të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve që të votojnë në favor të publikimit të dosjeve “Epstein”, një kthesë e papritur nga qëndrimi i tij i mëparshëm. “Republikanët e Dhomës duhet të votojnë për lirimin e dosjeve Epstein, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur”, shkroi Trump në Truth Social mbrëmjen e së dielës. Kjo lëvizje vjen ndërsa dhjetëra republikanë kanë sinjalizuar se janë gati të votojnë ndryshe nga linja e partisë, duke mbështetur projektligjin që detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha materialet e paklasifikuara që lidhen me financierin pedofil…
Trajneri i Italisë, Xhenaro Gatuzo nuk përdor rrotullime fjalësh për të komentuar humbjen 1-4 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. “Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve tanë, 4-1 është një rezultat i rëndë. Më vjen keq sepse pas një pjese të parë shumë të mirë, prej një skuadre të vërtetë, u përmbysëm” – tha fillimisht trajneri i Italisë për Rai Sport. “Zhgënjimi më i madh është pjesa e dytë: do të shërojmë plagët dhe komplimente për ta. Duhet të marrim atë që bëmë në pjesën e parë, skuadra tregoi vlerë, por në pjesën…
MPB njofton se më datë 14.11.2025, në orën 21:00, në Stacionin Policor Kamjan, F.D. (53) nga fshati Bogovinje, Tetovë, raportoi se, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, ishte sulmuar fizikisht nga E.S. (29) nga fshati Pirok, vëllai i gruas së djalit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 14.11.2025, në orën 16:00, në Stacionin Policor Kamenjane, A.I. (81) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, Tetovë, raportoi se rreth orës 14:30, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër për parcelat për të cilat ka një konflikt gjyqësor, ishte sulmuar fizikisht nga S.SH. (40) nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

