Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë brifingut të sotëm me gazetarët theksoi se ai mbështet idenë e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta, respektivisht nuk preferon zgjedhje të parakoshshme parlamentare, përcjell TV21. “Unë jam mbështetës i idesë për zgjedhje të rregullta. Miratim i rregullt i ligjeve dhe zgjedhje të rregullta. Mendoj se, konceptualisht duke folur, na mungon stabiliteti politik dhe ekonomik. Nëse gjithë kohën mbajmë zgjedhje të parakohshme, krijojmë një lloj çrregullimi politik dhe ekonomik. Mendoj se duhet të përpiqemi të përfundojmë mandatet dhe më pas qytetarët të na vlerësojnë për atë se sa kemi realizuar nga ajo që kemi premtuar…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, për kryerjen e veprave penale “abuzim seksual përdhunim dhe shantazh”, si dhe kundër personit me iniciale Q.M. (28) nga fshati Sllupçan, për kryerjen e veprës penale “abuzim seksual dhe përdhunim”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, N.A., kundër vullnetit të saj të shprehur qartë, ka kryer akte seksuale ndaj një vajze të mitur në rajonin e Likovës dhe e ka detyruar atë të kryejë akte seksuale me Q.M. Më pas, N.A.…
Ndryshimet në Kodin Penal kaluan filtrin e parë parlamentar në Komisionin e sotëm për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Propozuesit e ndryshimeve janë nëntë deputetë nga shumica, të cilët besojnë se ndryshimet do të çojnë në një shtrëngim të politikës penale derisa të hartohet një Kod i ri Penal. “Shtrëngohet politika penale e krimit dhe shtohet një paragraf i ri 5, që gjithashtu kriminalizon abuzimet e prokurimit publik. Është e rëndësishme që prokurimi publik të vihet në një linjë, sepse shpenzimi përmes prokurimit publik është praktikisht një humbje e parave popullore, e parave publike dhe kjo duhet të vihet…
Më 11.01.2026, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, është raportuar një incident fizik mes dy personave, të cilët kanë denoncuar njëri-tjetrin për sulm. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Nga LSDM i janë kundërpërgjigjur liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbrëmë shpalli fitore absolute në zgjedhjet lokale, që përfunduan me votimin në katër komuna. Ata thonë se Mickoski është në panik, sepse opozita ka fituar dyfish më shumë vota se pushteti. “Mickoski duhet të jetë në panik të madh që thirri konferencë për media për t’u lavdëruar se opozita ka fituar më shumë vota se partitë në pushtet. Edhe me të gjitha keqpërdorimet e mundshme të institucioneve dhe presionet, kandidatët për kryetarë komunash nga partitë opozitare fituan dyfish më shumë vota sesa kandidatët e partive në pushtet. Opozita…
Prej më shumë se tre javësh, qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë serioze të tabelave të regjistrimit të automjeteve, problem që po shkakton vonesa të mëdha në regjistrimin e veturave dhe po hap rrugë për abuzime dhe pagesa më të shtrenjta. Sipas ankesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk po lëshon tabela të reja të regjistrimit, ndërsa arsyeja zyrtare për këtë mungesë ende nuk është bërë publike. Qytetarët thonë se po presin me javë të tëra për t’i pajisur veturat e tyre me tabela, ndërkohë që disa janë detyruar të mos i…
Një zjarr ka shpërthyer në një vikend-shtëpi në rrethinën e Tetovës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Siç raporton Tetovasot, më 10.01.2026 rreth orës 21:10, në Njësinë Policore Tearcë, N.N. (53) nga fshati Tearcë ka denoncuar se kishte rënë zjarr në vikend-shtëpinë e tij në fshatin Përcë. Zjarri është shuar vetë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të mbetet i pandryshuar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri për litër i EUROSUPER BS-95 do të jetë 70.50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72.50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 64.50 denarë. Për 0.668 denarë lirohet mazuti M-1 dhe një kilogram do të kushtojë 32.133 denarë.
Një i ri nga Shtipi është arrestuar në Tetovë për sulm fizik ndaj një anëtari të familjes. Sipas burimeve të Tetovasot, më 12.01.2026 rreth orës 00:20, në Spitalin Klinik të Tetovës, policia ka arrestuar S.Q. (19) nga Shtipi. Ai ishte denoncuar nga dhëndri i tij L.D. (18), me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, se pas një debati verbal në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Besoj se presidentja e shtetit ka zgjedhur profesionistë të vërtetë të cilët do të kontribuojnë në punën e Këshillit gjyqësor, theksoi sot në deklaratë për mediumet, kryetari i Këshillit republikan gjyqësor, Aleksandar Kambovski. Ai u pyet se çfarë mendon për emrat e propozuar nga presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, që duhet të hyjnë në procedurë kuvendore. “Kandidatët nga presidentja i kuptuan si të gjithë të tjerët – nga mediumet. Presidentja, para së gjithash, është juriste, profesoreshë dhe nuk dyshoj në zgjedhjen e saj dhe besoj se ka zgjedhur profesionistë të vërtetë, të cilët do të kontribuojnë në punën…
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup informon se pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se uji në kryeqitet i përmbush standardet dhe është i sigurt për pije. “Me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar”. “Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 05.01.2026 deri më 09.01.2026 mori 110 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 110 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 38 pika matëse në Qytetin e Shkupit”. Sipas…
Kuvendi, në seancën e 80-të të sotme, e verifikoi mandatin e deputetit të ri Zeqirja Tairi nga VLEN, i cili zëvendëson Bekim Salin, pasi i njëjti u amërua për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër për Çështje Evropiane Në fillim të seancës, sipas propozimit të një grupi deputetësh, u tërhoqën projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Punët e Brendshme, të dyja sipas procedurës së shkurtuar. Gjatë vazhdimit të seancës, Kuvendi duhet të zgjedhë Arlinda Kadri-Shahinoviç dhe Suzana Joshevska-Anastasovska si anëtare të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të propozuara nga kryetarja…

