Qeveria aktuale e Kryeministrit Mickoski, në vend të integrimit, po e çon vendin drejt izolimit, akuzojnë sot nga LSDM. “Një bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit dhe zv. kryeministrit në qeverinë e tij është Ivan Stoilkoviq, qëndrimet e hapura pro-ruse dhe lidhjet e drejtpërdrejta të të cilit me Moskën përbëjnë një kërcënim serioz për orientimin euroatlantik të vendit. Vetëm pak ditë më parë, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkovic mori pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe së bashku me grupin “Ujqërit e Natës”, të njohur për mbështetjen e Putinit dhe përhapjen e narrativave anti-perëndimore. Edhe më keq se kjo është se…
Author: Hamdi Kumanova
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon se ka përplasje mes katër liderëve të koalicionit VLEN, përcjell TV21. Qoku thotë se deputetët e çojnë mirë me njëri-tjetrin dhe e kanë vështirë që ta zgjedhin më të mirin për lider të VLEN, në rast se koalicioni shndërrohet në subjekt politik. “Nuk ka përplasje, dhe do e them disi në formë pak a shumë ironie, do të them shpesh që në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë, sepse ndonjëherë duhet të kesh ndonjë përplasje, për të dalë diçka, por liderët e VLEN-it aktualisht kanë një harmoni të plotë dhe kanë…
Për herë të parë, të gjithë të punësuarit në arsimin fillor të Komunës së Tetovës, të cilët kanë 10, 20, 30 dhe 40 vite përvojë pune, janë shpërblyer me pagë jubilare. Ky hap i rëndësishëm përfaqëson një vlerësim konkret dhe të merituar për përkushtimin, punën dhe kontributin shumëvjeçar të mësimdhënësve dhe stafit arsimor. Kjo iniciativë është dëshmi e qartë e angazhimit tonë për ndërtimin e një arsimi cilësor dhe të qëndrueshëm, ku puna dhe përvoja profesionale vlerësohen me dinjitet. Përmes këtij vendimi, Komuna e Tetovës po krijon një sistem më të drejtë dhe motivues për të gjithë të punësuarit në…
Drejtoria e të Ardhurave Publike u ka bërë thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që deri në dhjetor të vitit 2025 kanë realizuar qarkullim mbi 2 milionë denarë nga shitja e mallrave ose shërbimeve të tatueshme, që të regjistrohen për TVSH, përcjell TV21. Detyrimi vlen edhe për persona fizikë që japin me qira hapësira afariste, ofrojnë shërbime profesionale, mësim privat, shesin produkte bujqësore ose kryejnë veprimtari të tjera tatimore. Nga llogaritja e qarkullimit përjashtohen aktivitetet e liruara nga TVSH, si qiraja e banesave për banim, shërbimet shëndetësore, sigurimet dhe shërbimet ndaj subjekteve të huaja që nuk tatohen me TVSH.…
Doganierët në pikën kufitare të Dojranit zbuluan dhe parandaluan një përpjekje të kontrabandimit të 5,050 kuti cigaresh dhe cigare elektronike me vlerë tetë milionë denarë. Inspektorët e Departamentit të Hetimeve, në kuadër të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, privuan shtetasin e dyshuar serb, shoferin e kamionit, kundër të cilit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” dhe “falsifikim dokumenti”, të dënueshme sipas Kodit Penal. Krimi u zbulua në dalje nga pika kufitare e Dojranit, kur doganierët, duke zbatuar teknika të avancuara operative kryen një kontroll të kamionit i cili ishte raportuar si…
Skuadra e Los Anxhelos Lejkers u mund 124-112 në fushën e Sakramentos, duke zbritur në vendin e pestë në renditje në Konferencën e Perëndimit. 42 pikët e Donçiçit nuk mjaftuan për të fituar, ndërkohë që për vendasit u dalluan DeRozan me 32 pikë e Monk me 26 pikë. Zhgënjen edhe Klivlendi, që në fushën e tij u mund 123-112 nga Juta Xhazz. Dyshja Xhorxh – Markanen realizoi 60 pikë për miqtë. Indiana, falë një mbrojtje të mirë dhe 21 pikëve të Siakam e 20 të Huff, fitoi 98-96 përballjen ndaj Bostonit. Fitore të vështirë korri ekipi…
MPB shpalli urdhër ndërkombëtar për arrestimin e 18-vjeçarit që më 9 janar, me automjetin “Volkswagen Passat” përplasi një grua në Kapishtec, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arratis nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për Sait Saitov nga Shkupi. “Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) shpalli urdhër-arrest ndërkombëtar për Sait Saitov (18) nga Shkupi, i biri i Bertit dhe i nënës Ganimete nga Shkupi. Personi kërkohet me urdhër qendror dhe ndërkombëtar, sipas kërkesës së Prokurorisë Publike të Shkupit, për vepër penale sipas nenit 300 të Kodit Penal”, njofton MPB.…
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafillov në një postim në Facebook thotë se mbi 11 mijë punëtorë të kualifikuar nga Maqedonia kanë shkuar për të punuar në Kroaci Trendafillov thotë se biznesi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore. “Në vitin 2025, 11.384 punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune për të punuar në Kroaci, dhe shumë të tjerë janë larguar drejt Malit të Zi, Sllovenisë, Gjermanisë etj, ndërsa punëdhënësit e Maqedonisë kanë zëvendësuar vetëm 8.500 prej tyre me punëtorë nga Bangladeshi, Nepali dhe India (për të cilët dyshohet se kanë qëndruar në Maqedoni). Punëdhënësit ankohen se…
Nga Shqipëria po sillen qen endacakë në Shkup – ky është dyshimi alarmues që ngre Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”. “Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e Shkupit paraqet një problem serioz si për qytetarët, ashtu edhe për vetë kafshët. Megjithëse problemi po trajtohet në mënyrë institucionale, zgjidhja po ecën shumë ngadalë. Situata bëhet edhe më shqetësuese nga fakti se ditët e fundit në Shkup po shfaqen tufa të reja qensh”, thekson kjo organizatë për përkujdesje të qenëve. Nga “Anima Mundi” bëjnë të ditur gjithashtu se në terren janë gjetur edhe qen me marka në vesh…
Kryetari i partisë bullgare “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov, komentoi thyerjen e xhamit në derën hyrëse të Ambasadës bullgare në Shkup. Ai vlerëson se në Maqedoni ka urrejtje ndaj Bullgarisë, e cila, siç thotë ai, ka vazhduar prej vitesh dhe se e ka parë personalisht. “Nuk e di nëse e dini, por një person në Maqedoninë e Veriut iu afrua derës hyrëse prej xhami të misionit diplomatik bullgar në Shkup, theu xhamin dhe u largua. Kjo u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Mund të pyesni: çfarë është kaq e frikshme, është vetëm një copë xhami. Epo,…
Prej vitesh, Berat Gjimshiti është një titullar fiks në radhët e Atalantës, një lider absolut, ashtu si edhe tek ekipi kombëtar i Shqipërisë. Në çdo rast kur Gjimshiti “parkon” në infermieri, ashtu si këtë herë, në radhët e Atalanës ndizet “alarmi i kuq”, kjo pasi edhe për Palladino-n, trajnerin e ri të Atalantës, Gjimshiti është mbrojtësi i tij i preferuar. Së fundmi, në radhët e Atalantës po bëjnë disa vlerësime në kuadër të merkatos së janarit. Isak Hien është nxjerr në shitje nga drejtuesit e klubit pasi në sytë e Palladinos i paprekshëm në mbrojtjen me tre është vetëm…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistën e tij në TV 24, u ndal te nevoja për miratimin e një ligji të ri për mbrojtje nga duhani. “Ligjet vetë nuk mund të jenë cilësorë dhe të japin rezultate nëse nuk ekziston një ekosistem i tërë. Ligji përcakton një kornizë dhe rregulla të rrepta për përmirësimin e ekosistemit në një segment të caktuar. Por nëse nuk kemi indikatorë shtesë për matjen dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit, atëherë do të kemi vetëm një ligj në letër. Prandaj, fatkeqësisht, ligjet ekzistuese deri më tani nuk kanë dhënë rezultate. Ne fillimisht bëmë një…

