Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se do të pranojë debat me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, atëherë kur ky i fundit do të deklarohet se është kundër bojkotimit të referendumit, transmeton Portalb.mk. “Kur do të njoftojë se është kundër bojkotit, le të tregojë dhe le të zgjedhë median. Unë veten e shoh si promotor të debateve. Bojkotimi i ardhmërisë së Maqedonisë nuk meriton debat. Do të pranojë debat kur do të tregojë se është kundër bojkotimit”, tha Zaev. Përndryshe, kjo deklaratë vjen pasi që dje, pas mbarimit të mbledhjes së Komiteti Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, lideri Hristijan Mickoski pasi që…
Author: Hamdi Kumanova
Deri në fund të vitit vetëm me disa klikime do t’i ndajnë qytetarët nga të gjitha informacionet në buxhet dhe të gjitha pagesat nga arka. Paralelisht në Ministrinë e Financave përgatiten platforma “Financim i hapur” dhe aplikacioni për buxhet qytetar. Këtë e deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot , duke u drejtuar në Biznes-samitin ndërkombëtar me temë “Zhvillim i biznesit dhe të të dhënave” që po mbahet në Shkup. “Në Ministrinë e Financave ne e njohim rëndësinë e të dhënave. Për këtë punojmë në këtë platformë të bazuar në Internet, të quajtur “Financim i hapur”, e cila do t’u…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror në vend. Pas takimi me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në konferencë për shtyp të përbashkët Thaçi tha se Kosova dhe Maqedonia janë vende që nuk kanë asnjë çështje të hapura dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Thaçi ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të mbështesin referendumin dhe të votojnë “pro” marrëveshjes me Greqinë. Thaçi shtoi se marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është zgjidhja më e mirë e mundshme, njofton Telegrafi Maqedoni. “Ne zhvilluam takim të shkëlqyer me Zaevin. Kosova…
Bashkimi Evropian është dobësuar me daljen e Britanisë së Madhe nga blloku dhe ndoshta do të duhet të shtyjë planet për zgjerimin në Ballkanin Perendimor, ka thënë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Siç njofton gazeta britanike “Express”, Pahor theksoi se BE-ja, në gjendjen e tanishme, nuk mundet që të pranojë Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë si anëtare të reja. “Një Bashkim Evropian i dobët nuk mund të zgjerohet në Ballkanin Perendimor” ka thënë Pahor në forumin e Bledit. Sipas presidentit slloven, gjithçka është e ndërlidhur dhe se Bashkimi Evropian po kalon në një periudhë të vështirë në të cilën…
Mesazh deri tek të gjithë votuesit në referendum, por edhe mesazh deri tek OBRM-PDUKKM që të mos e bojkotojnë referendumin e ardhshëm janë pjesë e temave në të cilat adresohet eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Eduard Kukan në intervistë për AIM-në. “Mesazhi im deri tek votuesit e Maqedonisë është që të marrin pjesë në referendum, duhet ta shfrytëzojnë të drejtën që ta thuan mendimin e tyre për zhvillimin e vendit të tyre dhe nuk duhet ta lëshojnë këtë mundësi. Që të mos jem patetik, obligimi patriotik i të gjithë qytetarëve në Maqedoni është që të marrin pjesë dhe me…
Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës Nezavisen, presidenti i Maqedonisë George Ivanov, në takimin e paradokohshëm me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se në ditën e referendumit nuk do të jetë në Shkup, si përgjigje ndaj vërejtjeve të Stoltenbergut se përfaqësues të kreut shtetëror nuk do të duhej të paraqiten me qëndrime aq të ashpra lidhur me referendumin dhe marrëveshjen për emrin, që paraqesin akt historik dhe përcaktim strategjik për vendin. Presidenti i shtetit gjoja i ka thënë Stoltenbergut se durimi i maqedonasve është kah fundi dhe se në çdo moment mund të ju “mbushet kupa” për…
Çfarë do që të jetë rezultati nga referendumi, fjalën e fundit për Marrëveshjen e Prespës do ta ketë populli grek ose në referendum ose në zgjedhje, tha partneri i koalicionit në qeverinë greke Panos Kamenos, edhe njëherë duke i përsëritur pozitat e tij, por edhe duke i zbuluar hapat e tij të ardhshme pasi Maqedonia do t’i përfundonte obligimet e parapara. “Propozimi im i parë deri tek kryeministri do të jetë që t’i drejtohemi popullit grek, të kërkojmë referendum, populli grek të marrë qëndrim për këtë ndryshim të vendimit të liderëve të partive politike të sjellë nga presidenti i atëhershëm…
Edhe një e dhënë që tregon se rënia e natalitetit në Kumanovë po merr përmasa alarmante. Për herë të parë sivjet në këtë qytet numri i nxënësve që janë regjistruar në vit të parë të shkollës së mesme është më i madh se numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë të shkollave fillore. Sipas të dhënave zyrtare, në shkollat fillore të Kumanovës sivjet janë regjistruar 1160 nxënës në klasë të parë, kurse në vit të parë të shkollave mesme janë regjistruar 1270 nxënës, shkruan Gazeta Lajm. Në pesë shkollat e mesme në Kumanovë, për vitin e parë këtë…
VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese për media thekson se partia në pushtet LSDM, para referendumit po manipulon qytetarët. Ata thonë se reklamat se në shtet do të ketë shërbime shëndetësore kur të anëtarësohemi në BE, janë gënjeshtër. “Në BE shëndetësia nuk është pa pagesë, BE-ja nuk është komunizëm, por lidhje ekonomike mes shteteve, ku çdo gjë ka çmim. Qeveria e Zaevit ka shkatërruar pozicionet negociuese të cilat u ndërtuan me vite nga gjitha qeveritë deri sot. Është shkelur edhe e drejta ndërkombëtare dhe gjykimet e Hagës në të mirë të Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se janë…
Gjykimi për rastin Titanik u anulua për shkak se i akuzuari Martin Protugjer ishte sëmurë dhe dërguar në emergjencë. Avokati i tij nuk tregoi se çfarë halli ka, se çfarë sëmundje e mundon dhe nëse ka mundësi të vazhdojë të gjykohet së bashku me pjesën tjetër të grupit kriminel të akuzuar për krime zgjedhore, por vetëm qartësoi se të paktën një javë, ai nuk do ketë mundësi të paraqitet në gjykim. Gjykimi do të vazhdojë më 24 shtator. /SHENJA/
Komisionet e ekspertëve nga Maqedonia dhe Greqia do të diskutojnë së bashku çështje të hapura lidhur me historinë, arkeologjinë dhe arsimin. Kjo u ra dakord gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se në të ardhmen asnjë kryeministër i Maqedonisë nuk do të jetë në gjendje të ndërtojë monumente nga Aleksandri i Madh, siç bëri kryeministri Nikolla Gruevski. Gruevski, i cili i përket të djathtës ekstreme kombëtare, e mbushi vendin e tij me monumente nga Aleksandri i Madh, në çdo qytet, në çdo shesh. Ai ndërtoi dhe shumë simbole të tjera të Maqedonisë…
Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, në fjalimin e tij sot në konferencën e ASHAM-it tha se ata të cilët janë kundër marrëveshjes dhe referendumit le të tregojnë se me çka do ta zëvendësojnë, le të ofrojnë alternativë si do të funksionoi shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndarja tek populli maqedonas, Andov thotë se është nga izolimi politik. Izolimi politik, mendon se ka nacionalizëm të zëshëm dhe patriotizëm të lirë. “Dua t’i kthej vëmendje edhe udhëheqësit të opozitës, të cilët janë të ri dhe qëllim mirë, dëshirojnë t’i shërbejnë popullit të tyre, të mos e gëlltitin vezën në…

