Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov bashkë me ministrin për Evropë të Gjermanisë, Mihael Roth, pas takimit zyrtar, kanë vendosur që të relaksohen duke bërë kajak në Liqenin e Ohrit, njofton Portalb.mk. “Me kajak, drejt të ardhmes evropiane të Maqedonisë”, ka shkruar në Tuiter Dimitrov. Përndryshe, Roth, në deklaratë për media porositi se Marrëveshja e Prespës është mundësi unikate për hapjen e dyerve të BE-së dhe NATO-s.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes me Greqinë, së bashku me VMRO DPMNE-në e opozitës, e cila gjithashtu këtë marrëveshje, ngjashëm si kreu i shtetit e vlerëson si “kapitulluese” për vendin. Ivanov në të gjitha paraqitjet ka thënë se me këtë marrëveshje “rrënohen themelet e shtetit, humbet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase”. Ky qëndrim i ngurtë i presidentit, ka bërë që ai të anashkalohet nga shumë personalitete të larta ndërkombëtare që së fundi kanë vizituar Maqedoninë, në mbështetje të marrëveshjes me Greqinë dhe suksesin e referendumit më 30 shtator, që është vendimtar…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Audun Halvorsen, ku në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u nënshkrua edhe Marrëveshja për Bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Zyrës Rajonale për Projekte të Kombeve të Bashkuara – UNOPS për grant mjete në lartësi prej dy milion eurosh, mbështetje për zhvillimin socio- ekonomik të vendit, si dhe mbështetje për procesin e euro – integrimeve. “Mbështetja nga ana e Mbretërisë së…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale (ASHMAA) informon se me monitorimin e paraqitjes mediatike për referendimin, tek disa media ka konstatuar shkelje të rregullave për emetimin reklamave të paguara. “Nuk respektohet koha e lejuar për emetim të reklamave “pro” referendumit. Reklama të tilla emetohen edhe në programin kur nuk është e lejuar, në raste tjera reklamimi për fushatën e referendumit, nuk është i ndarë nga programet tjera”, thuhet në njoftimin e ASHMAA, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas udhëzimeve për emetim mediatik gjatë referendumit, ASHMAA thekson se reklamet me mesazhe “për” referendum mund të zgjasin më së shumti 4 minuta dhe…

Lexo më Shumë

Mendoj se nuk ekziston mundësi që Marrëveshja e Prespës të mos ratifikohet, thotë kryetari i Parlamentit grek Nikos Vucis në intervistë për televizionin grek Alfa. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Vucis konsideron se zgjidhja mes Maqedonisë dhe Greqisë para deputetëve do të vjen në shkurt ose mars dhe se do të ketë shumicë të qartë që do të votojë “për”. “Sapo vendi fqinj t’i plotësojë të gjitha parakushtet e parashikuara me marrëveshjen dhe përderisa janë sipas marrëveshjes, do të vjen për ratifikim dhe votim në Parlamentin grek, ndërsa vlerësimi ynë është se  kjo periudhë kohore mund të jetë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Zërnovces, Bllazhe Stankov ka marrë padi penale për shkak rritjes joligjore të çmimit të ujit në vitin 2015, gjatë mandatit të kaluar. Është interesante se Ministria e Punëve të Brendshme, për rastin e njëjtë, e akuzon edhe drejtorin aktual të ndërmarrjes komunale për shkak se çmimet i ka kthyer në çmimin paraprak, transmeton Portalb.mk. Stankov, i cili vazhdoi mandatin e tij në Komunë, është edhe i denoncuari i dytë, ndërsa policia e akuzon për punë joetike për shkak se nuk e ka kontrolluar se a është ligjore rritja e çmimit të ujit në mars të vitit…

Lexo më Shumë

Aktivisti i partisë “E Majta” Zdravko Saveski, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se për shkak të mungesës së prokurores Snezhana Bundalevska-Gorigievska, sot në Gjykatën Penale në Shkup sërish është anuluar seanca gjyqësore kundër tij dhe Vlladimir Kunoskit. Ata së bashku me Mariglen Demiri janë të akuzuar për demolimin e zyrës së presidentit Gjorge Ivanov, gjatë protestave të “Revolucionit Laraman”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Saveski shkruan se gati dy vite janë duke u tërhequr nëpër gjykata, pa arsye. “Sot përsëri e anuluan seancën. Gati dy vite po na tërheqin për asgjë nëpër gjykata. LSDM-ja do të sillte prokurori të…

Lexo më Shumë

Ministrja  e Mbrojtjes së Italisë, Elizabeta Trenta të hënën do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Maqedoni, njofton Portalb.mk. Gjatë kohës  së vizitës, do të ketë takim tet-a-tet me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, pas së cilës do të ketë edhe bisedë mes dy  delegacioneve. Të dy ministret do të japin edhe deklarata për mediat.

Lexo më Shumë

Firma “Triterol DOOEL” – Strumicë njësia rajonale në Berovë, ka tentuar që në mënyrë joligjore të merr transportin e nxënësve në Berovë. Sipas Radios Evropa e Lirë, kjo është organizuar nga ana e kryesuesit të Këshillit komunal nga radhët e LSDM-së, i cili është edhe i punësuar në firmë. Autobusët e regjistruar me emër të firmës,ditën e parë të vitit të ri shkollor (3 shtator) nxënësit e shkollës fillore “Dedo Iljo Malleshevski” në Berovë i ka pritur në vendin e zakonshëm. Ndërsa i ka transportuar pa marrëveshje dhe pa leje nga kryetari i komunës dhe derisa bisedimet për tender kanë qenë…

Lexo më Shumë

Komunat në Maqedoni prej sot do të mund të aplikojnë për projekte të reja kapitale me mjete prej 8 milionë eurove nga projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale. Ministria e Financave ka shpallur thirrje publike për ndarjen e mjeteve të projektit, të cilin e realizon me mbështetje të Bankës Botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Ministria e Financave thonë se me këto tetë milionë euro, komunat do të mund të financojnë projekte të ndërtimit ose rikonstruimit të sistemit të ujësjellësit, kanalizimit dhe menaxhimit me ujërat e zeza, infrastrukturës lokale, efikasitetit energjetik, ndërtimit të kopshteve për fëmijët, parqeve dhe projekte tjera. Vetëm…

Lexo më Shumë

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCS) i fton qytetarët e Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk. Nga IDSCS-ja thonë se qytetarët duhet të marrin pjesë në referendum, pasi që ai është vendimi i dytë i rëndësishëm për pavarësinë e Republikës së Maqedonisë. “Siç vlerësojnë më tej nga IDSCS-ja, referendumi është vendimi i dytë më i rëndësishme për pavarësinë e Republikës së Maqedonisë. Qytetarët duhet aktivisht të marrin pjesë në këtë vendim, dhe ta zgjedhin sovranitetin e tyre, pa dallim se si do të votojnë”, thonë nga IDSCS-ja. Thirrja për dalje në referendum, sipas…

Lexo më Shumë

Kisha Ortodokse e Maqedonisë i fton qytetarët që të vendosin vetë se çfarë do të bëjnë me 30 shtator. Peshkopi i Kryepeshkopatës së Ohrit konsideron se qytetarët janë të pjekur politikisht dhe në referendumin e ardhshëm, të lirshëm dhe sipas bindjes së tyre do ta zhvillojnë të drejtën për votë, shkruan Nezavisen Vesnik. “E shprehim bindjen tonë në pjekurinë politike të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët në referendum, të lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre do ta zhvillojnë të drejtën e tyre për zgjedhje”, thuhet në njoftim. Vendimi i tillë, sipas njohësve të rrethanave të kishës është pritur, dhe ka mundur të supozohet nga deklaratat e zëdhënësit të kryepeshkopit,…

Lexo më Shumë