Author: Hamdi Kumanova

Banorët e Dollogozhdës të Strugës sot kanë protestuar në shenjë proteste kundër prerjes së drunjve. Ata përveç që kanë protestues i kanë dërguar një kërkesë edhe Drejtorisë së Pyjeve të Maqedonisë – filiali në Strugë, ku është kërkuar ndalimi i prerjes së drunjve dhe marrjes së pishave, informon INA. “Kemi marrë vendim që të ndalohet prerja e pyllit dhe marrjave pishave nga lokacioni vreshtat e fshatit. Të hënën ftojmë drejtorin e pyjeve që të vjen në ambientet e shkollës së fshatit dhe të jap sqarime rreth situatës aktuale”, thuhet në kërkesën e banorëve. Ata thonë se ndalojnë rreptësisht hyrjen mjeteve…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Speciale Publike, në një raport të veçantë gjashtëmujor kushtuar sjelljes së papërshtatshme të gjyqtarëve, njofton se Svetllana Kostova, e cila ka qenë e zgjedhur për gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative, paralelisht ka punuar në policinë sekrete për disa muaj. Sipas PSP-së, me provat të cilat janë në dispozicion të tyre, sidomos në bisedat telefonike dhe sms mesazheve të Svetllana Kostovës, nga periudha e vitit 2011, në disa tema dhe me disa persona, vendosin çështjen e papajtueshmërisë së funksionit gjyqësor, duke kryer detyra të tjera publike, punë ose veprimtari, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sipas biografisë së saj profesionale postuar…

Lexo më Shumë

Gjatë tubimit që u mbajt mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Gostivar, fjalë rasti kishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili mes tjerash tha se: Shqiptarët nuk e duan Serbinë dhe Rusinë, mos harroni shqiptarët janë të orientuar drejt BE-së dhe NATO-s. Rexhepi gjithashtu shtoi se: Ne jemi në anën e atyre që do ti themi PO referendumit, ne jemi ata që do i themi PO euro-integrimeve dhe gjithashtu ne jemi ata që do i themi PO mirëqenies së qytetarëve’’ përfundoi Skender Rexhepi – Zejd.

Lexo më Shumë

Mekanizmin e Vettingut e zbatuam gjatë përzgjedhjes së Kryeshefit të policisë në Tetovë muaj më parë – z. Amir Dalipi. Këto ditë përzgjodhëm po ashtu me anë të mekanizmit të Vettingut edhe Kryeshefin e policisë kriminalistike në Tetovë – kolegun Idriz Milaimi. Jami krenar që jemi të parët në shtet që zbatojmë Vettingun me bindje se vetëm kështu do të kemi polici në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. Ju siguroj se përzgjedhja e Kryeshefit të policisë kriminalistike në Tetovë dhe avansimet tjera në MPB nuk janë rezultat i marreveshjeve politike partiake, por i profesionalizmit dhe meritokracisë!

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së në Shkup demanton informatat në lidhje me artikujt në media për një sondazhin të supozuar të OSBE-së për referendumin e 30 shtatorit, njofton Portalb.mk. “Misioni i OSBE-së në Shkup ka mësuar për artikujt e fundit të mediave të cilat pretendojnë se OSBE ka realizuar sondazh mbi referendumin e ardhshëm. Misioni nuk ka realizuar asnjë sondazh të tillë. Të gjitha përmbajtjet mediatike që pretendojnë të kundërtën,  janë tërësisht të pasakta dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë punën dhe aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup”, thuhet në reagimin e OSBE-së. Ndryshe, nëpërmjet mediat e afërta me opozitën, janë…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka shprehur mbështetje për referendumin e 30 shtatorit. Ai siguroi se nëse pas referendumit Shkupi i bën edhe ndryshimet kushtetuese, Kuvendi grek do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës me shumicë absolute dhe do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Edhe kryeparlamentari grek, Nikos Vucis u shpreh i bindur se nuk ekziston asnjë arsye që Marrëveshja e Prespës të mos ratifikohet në Kuvendin grek. Megjithatë nga partia opozitare, Demokracia e Re edhe një herë kanë përsëritur qëndrimin se për ta marrëveshja është e papranueshme dhe se nuk do ta ratifikojnë. 

Lexo më Shumë

Pas marshutës së mbajtur  në Vrapçisht, Lëvizja BESA mbajti edhe tubimin qendror të saj në Pallatin e Kulturës në Gostivar, në të cilën u dha mesazhi se qytetarët duhe t’i thonë “po” referendumit, pasi që ajo mundëson që Evropa të bëhet në Maqedoni dhe sjellë perspektivë për të rinjtë, transmeton Portalb.mk. Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi vlerësoi se rrethimi “po” në referendum do të thotë ta bëjmë Evropën në Maqedoni. “PO-ja e këtij referendumi është PO për amanetin e stërgjyshërve tanë, që na thanë të kujdesemi për këtë troje, dhe është PO për kërkesën e të rinjve,…

Lexo më Shumë

Grupi i socialistëve evropianë në Parlamentin Evropian kërkojnë nga Partia Popullore Evropiane (PPE), anëtarë të së cilës janë OBRM-PDUKM-ja në Maqedoni dhe “Demokracia e Re” në Greqi, për t’i bindur partitë si motër për ta mbështetur marrëveshjen për emrin. “I bëjmë thirrje opozitës politike nga partitë e (PPE) në dy vendet të tregojnë përgjegjësi dhe ta mbështesin marrëveshjen”, deklaroi Udo Bullman, shef i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai porositi se zgjidhja për emrin do ta hapë perspektivën euroatlantike për IRJM-në dhe do të ndihmojë që të përforcohet paqja dhe stabiliteti në vend dhe në rajon. Përndryshe, këto…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe shtetasit e saj janë para një mundësie historike duke votuar në referendum, ka porositur ministri gjerman për Evropën, Mihael Rot. Sipas tij, me votimin e “Marrëveshjes së Prespës”, qytetarët sërish do të mund ta konfirmojnë përkushtimin e tyre drejt demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Maqedonasit po shkruajnë historinë, edhe atë jo vetëm nacionale, por edhe historinë evropiane. Me marrëveshjen që u arrit me Greqinë, pres që së shpejti Maqedoninë ta shoh në grup, përkatësisht në familjen e miqve të BE-së dhe NATO-s. Do të doja t’i inkurajoj njerëzit në shtetin e juaj të bukur që ta shfrytëzojnë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor po përcakton se si do të duken fletëvotimet për referendumin e  caktuar për më 30 shtator. Shtypshkronja “Kiro Dandaro” është zgjedhur që t’i shtypë fletëvotimet,  ndërsa për këtë qëllim do të shpenzohen 13 milionë denarë. Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski informoi se për shkaqe sigurie pamjen e fletëvotimit Komisioni do ta përcaktojë në seancë të mbyllur për opinionin, se për shtypjen e fletëvotimeve ishin lajmëruar tre shtypshkronja, por se Komisioni kishte vendosur që këtë ta bëjë shtypshkronja “Kiro Dandaro”. Kanë pasur kujdes që mbrojtja e fletëvotimeve të jetë në nivelin sa më të lartë të mundshëm që…

Lexo më Shumë

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) që udhëhiqet nga Todor Petrov do ta bojkotojë referendumin, ndërsa do të udhëheqë edhe fushatë “Bojkotoj, do të thotë nuk votoj”. Petrov thotë se është e drejtë legjitime e tij si qytetarë të jetë kundër referendumit dhe mos të votojë, ndërsa ikurajon edhe të tjerët të mos frikësohen dhe ta bëjnë të njëjtën. KBM ka dorëzuar edhe ankesë në KSHZ për mbrojtje të të drejtës së votës nga korrupsioni në fushatën publike, pas fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev se kompanitë do të japin rroga më të mëdha nëse të punësuarit votojnë në referendum. Ai tha se…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar vlerëson se ka shenja pozitive në përmirësimin e situatës në media. Në një debat për edukimin mediatik që u mbajt në Qendrën Loja në Tetovë, Zhbogar tha se është ulur presioni ndaj mediumeve dhe se të njëjtat nuk financohen nga Qeveria. Megjithatë ai tha se ka shumë punë për tu bërë në fushën e rregullimit të mediave. Ajo që duhet bërë në të ardhmen sipas panelistëve në debat është zhvillimi i mendimit kritik edhe atë jo vetëm në media por edhe nëpër shkolla. Mendoj se po shihen ndryshime. Mendoj se vërehet se ka më pak…

Lexo më Shumë