Author: Hamdi Kumanova

Lëvizja BESA dje pas përfundimit të marshutave që realizoi me sukses në Ohër dhe Strugë, vazhdoi me përfundimin e aktiviteteve ditore me takimin që realizoi me banorët e Labunishtës. Fjalë rasti para banorëve të Labunishtës, kishte kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Labunishtë, z. Agim Bekirovski, i cili para bashkëvendasve të tij foli për rëndësinë e daljes në ditën e referendumit. ‘”Referendumi është një shans e mirë që ne të ecim përpara si qytetarë të këtij vendi”, tha Bekirovski. .Folësi i dytë me radhë në tubimin e cila u realizua në qendër të Labunishtës, ishte deputeti i Lëvizjes BESA,…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev mbrëmë ishte ne vizitë në Probishtip, ndërsa gjatë pasdites ishte ne vizitë në Kratovë, ku u takua me qytetarë të këtyre dy qyteteve. Sipas Janushevi ajo çfarë është evidentuar në këto takime mosbesimi nga ana e qytetarëve përballë politikave ekonomike, që sipas Janushevit, marrin kolaps në secilën fushë dhe përjetojnë fiasko udhëhequr nga ana e LSDM-së dhe Zaevit. “Ajo çfarë është më evidente është qëndrimi i qytetarëve për shkak se Zaevi bën ndarjen e popullit maqedonas në miq dhe armiq, atyre që përkrahin dhe atyre që janë kundër marrëveshjes”, thotë nënkryetari OBRM-PDUKM-së Igor Janushev duke…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase thuhet se “Zoran Zaevi organizon katastrofë kombëtare në Republikën e Maqedonisë. Marrëveshja kapitulluese e ndryshon emrin, identitetin institucional, kulturën, historinë dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Sipas OBRM-PDUKM-së Zaevi me marrëveshjen kapitulluese ka pranuar ndryshimin e Preambulës të Kushtetutës së Republikë së Maqedonisë, neni 3 dhe neni 49. Ata shtojnë se Zaevi ik nga përgjigja dhe nuk tregon se çfarë ndryshohet në Preambulë. “Teritori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe i patjetërsueshëm. Kufiri ekzistues i Republikës së Maqedonisë është i pacenueshëm. Kufiri i Republikës ë Maqedonisë mund të ndryshohet vetëm në…

Lexo më Shumë

Referendumi i tridhjetë shtatorit në Maqedoni, që paraqet kusht për hapjen e dyerve të integrimit të këtij vendi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ka aktivizuar komunitetin ndërkombëtar, për t’i bindur votuesit e Maqedonisë se fati i vendit të tyre është në vetë duart e tyre. Nga ana tjetër, ndikimi dhe përzierja ruse kërcënojnë lënien në izolim të kësaj republike ish-jugosllave. Shkupi është bërë në këto javët dhe ditët e fundit një qendër e vizitave të zyrtarëve të lartë evropianë dhe amerikanë, të cilët me çdo kusht duan t’ia hapin rrugën Maqedonisë për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe që…

Lexo më Shumë

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha se qytetarët duhet të pajtohen të pranojnë emrin e ri të shtetit ose do të përballen me jostabilitet dhe izolim. Në një intervistë për agjencinë AFP, Zaev kërkoi nga maqedonasit të votojnë pozitivisht në referendumin që do të vendos riemërimin e vendit me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Referendumi do të mbahet me 30 shtator si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, për t’i dhënë fund cështjes së emrit pas shumë dekadave. Çështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës daton që nga viti 1991, kur Maqedonia u nda nga Jugosllavia dhe…

Lexo më Shumë

Sipas tij vendi ka zgjidhur “nyjen gordiane”, siç ishte kontesti me Greqinë dhe tani është mundësia historike që të përmbyllet një proces i deklaruar që nga mëvetësimi i Maqedonisë. “Jemi kaq afër BE-së dhe NATO-s. Fituam ftesë për anëtarësim në NATO. Që në ’93-shin Maqedonia morri vendim që të bëhet anëtare e NATO-s. 25 vjet pritëm dhe e arritëm. Që nga 2005 jemi vend kandidat për anëtarësim në BE. Ishim para Kroacisë. Ajo hapi bisedimet dhe në 2013 u bë anëtare e BE-së. Ke kemi statusin e kandidatit dhe nuk bëm asnjë hap. Përfundimisht fituam datën për fillimin e bisedimeve…

Lexo më Shumë

Njëri ndër deputetët më të votuar në PDK’së, Mergim Lushtaku, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të votojnë pro referendumit e 30 shtatorit për emrin e ri të shtetit maqedonas. Këtë thirrje Lushtaku e ka bërë pas një takimi që ka pasur me Kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashin. “Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës përmes kryetarit Gashi i ftova të gjithë anëtarët e Lëvizjes BESA dhe përmes rrjetit social u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit dhe të kontribuojnë për të ardhmen evropiane. E ardhmja e Kosovës, e Maqedonisë dhe…

Lexo më Shumë

Në shkollën fillore “Vasil Milladinov” ku mësim ndjekin mbi 600 filloristë në Veles, ka pasur grafite kundër shqiptarëve “vdekje për shqiptarët”. Një qytetar së bashku me gruan e tij reagojnë ndaj këtij grafiti duke thënë se është trup të jesh mësimdhënës në këtë shkollë posaçërisht të jesh pjesë e autoriteteve lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë jam nga Velesi, e dua qytetin e Velesit dhe nuk dëshiroj të jetoj në qytet ku ka grafite të këtilla. Posaçërisht jo aty ku edukohen fëmijët dhe ku dërgohen mesazhe të gabuara. Velesi është me zëmër të madhe, dhe ka vend për të gjithë, maqedonasit,…

Lexo më Shumë

Heshtje në Jugohrom edhe përkundër paralajmërimeve se pas miratimit të kredisë prej 1.5 milion eurove nga Banka Popullore për zhvillim, të dedikuara për vendosjen e filtrave, deri më tani janë vendosur vetëm konstruksionet metalike dhe asgjë më shumë. ALSAT tentoi që të marr prononcim nga drejtuesi i Sindikatës së Jugohromit, por i njëjti përmes telefonit tha shkurt se filtrat do të vendosen së shpejti.II “Konstruksionet metalike janë vendosur dhe së shpejti presim të vendosen edhe kupolat e filtrave, dhe pas kësaj do të kemi edhe një konferencë për mediat për t`i njoftuar për rrjedhën e punëve”, thotë Bajram Amiti, Sindikata e Jugohromit.…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp, anëtarësi i Komitetit Ekzektuiv të OBRM-PDUKM-së, Dimitar Dimovski tha se “E drejta e votës është e drejta e shenjtë demokratike. Secili qytetar duhet të jetë i lirë të shpreh vullnetin e tij në zgjedhje apo referendum. Se a do të votohet apo ajo, dhe nëse votohet është vetëm e drejta e tij. Secili kërcënim, kanosje apo blerje, gjegjësish dhuratë në këmbim të votës është krimi rëndë që manipulohet vullneti i qytetarëve”. “Kaluan disa ditë që kur Kryeministri Zoran Zaev, hapur në mbledhje bëri thirrje biznesmenëve me para t’i motivojë të punësuarit në referendum, duke thënë…

Lexo më Shumë

Njëri ndër projektet më kapitale në komunën e Likovës, ndërtimi i ujësjellësit në tërë komunën, ka filluar fazën e dytë të realizimit, respektivisht ndërtimin e stacionit të filtrimit në Likovë, projekt ky në vlerë prej 85 milion denarë. Për këtë arsye sot në Likovë qëndroi kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga disa ministra të qeverisë Maqedonisë. “Kemi ardhur në shënimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e stacionit të filtrimit dhe gypësjellësit për furnizimin me ujë të komunës së Likovës, projekt ky në vlerë prej 84 milion denarë, nga të cilat 75 milion denarë janë siguruar nga Qeveria e RM,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se menjëherë pas referendumit të 30 shtatorit do të nisin përgatitjet për ndryshimet kushtetuese, ku do të figurojë edhe emri i ri i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas të parit të organit ekzekutiv, ndryshime do të ketë edhe në preambulë. Zaev vlerëson se tani nuk është ambienti për t’i shpalosur amendamentet për shkak se të njëjtit mund të ndikojnë ndaj procesit të referendumit, transmeton Alsat M. Ndryshime do të ketë në nenin 3, 49 dhe në preambulë. Në preambulë parashikohen vetëm përforcimet e vendimeve të ASNOM-it, si vendime për liri, demokraci, unitet i të gjithë…

Lexo më Shumë