Author: Hamdi Kumanova

Deputetët Ivana Tufegxhiq, Bojan Petreski dhe Xhevat Ademi sot thanë se referendumi është mjeti më i fuqishëm që kanë banorët në demokraci dhe bënë thirrje që me 30 shtator në mënyrë masive të dilet dhe të votohet, përcjell Portalb.mk. “Kemi shansin historik që me 30 shtator secili nga ne të ndajë 30 minuta për të votuar dhe Maqedonia të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s”, tha Ademi nga radhët e BDI-së. Ai shtoi se në referendum, qytetarët pa marrë parasysh nacionalitetit, partisë, apo përkatësisë fetare, kanë shansin të jenë pjesë e historisë. “Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë më afër realizimit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se qytetarët e Maqedonisë duhet të votojnë pro marrëveshjes Maqedoni-Greqi në referendum, sepse siç tha, marrëveshja ”siguron identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas”. Akademiku Fiti konsideron se nëse dështon referendumi “Maqedonia do të gjendet në një situatë shumë të rëndë”. “Me siguri ka ndikim nga Rusia; Rusia nuk do që këto anë të hyjnë në NATO e kështu me radhë, por pa marrë parasysh gjithë këto, unë mendoj se parë në thelb, dhe nëse e shohim analizën, ne jemi vend…

Lexo më Shumë

Lidhja përmes autostradës nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë është drejt përfundimit, por nga ana e Maqedonisë, projekti prej Shkupit deri në Bllacë është vetëm në fillimet e tij. Ndërtimi i autostradës deri në Kosovë është kërkesë e vjetër e qytetarëve, sidomos nga komuniteti i biznesit, por pushteti vendosi që tani ta vendos projektin në listën e prioriteteve. Paralajmërimet janë se në pranverë vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i autostradës së re prej 13 kilometrave deri në Kosovë. Në fillim parashihet të ndërtohen rreth 2 kilometra nga kalimi kufitar i Maqedonisë nëpër qendrën e Shkupit, por se…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev, i shoqëruar nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv Dragan Ugrinovski dhe Aco Nikollovski, u takuan me Jan Petersen, shef i komisionit të OSBE/ODIHR në referendumin e ardhshëm. Në takim me kërkesë të ambasadorit Petersen u diskutua për referendumin e 30 shtatorit, marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit, identitetit dhe historisë së popullit maqedonas si dhe për situatën e përgjithshme në vend. “OSBE/ODIHR në njërën anë promovon demokracinë, sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriu ndërsa nga ana tjetër vet referendumi është defekt që në start dhe në kundërshtim me të drejtën…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska i dërgoi një letër autoriteteve kompetente të Kosovës që të dorëzojnë Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviçin si të pandehur të parë në rastin “Monstra”, duke garantuar se do të merrnin një gjykim të drejtë. Kjo është letra e dytë e tillë me garancion, që kur një ishte dërguar para pesë vjetësh kur në Maqedoni qeveriste një garniturë tjetër dhe e njëjta nuk u mor parasysh. Në letër kërkohet që të pandehurit, të akuzuar për vrasjen e katër të rinjve dhe një peshkatari gjashtë vjet më parë pranë liqenit të Smilkovës, të kthehen në Maqedoni. Në…

Lexo më Shumë

“Mendimi kritik është veçanërisht e rëndësishme të zhvillohet te nxënësit që nga mosha më e hershme, për shkak se vetëm kështu do të rriten në individë dhe breza të tërë që mund të jenë korrektues të gjendjes aktuale në të gjitha sferat e shoqërisë dhe do të jenë krijues të drejtpërdrejtë të ndryshimeve për të nesërme më të mirë”. Këtë e tha sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi i cili bashkërisht me ambasadorin Samuel Zhbogar morën pjesë në panel diskutimin “Si të informosh dhe të jesh i informuar”, e cila u mbajt në Tetovë, në organizimin e Delegacionit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme një vizitë në Maqedoni. Gjatë kësaj vizite kryedemokrati Basha do të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni. Temë kryesore e këtyre takimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO. Zhvillimet në rajon dhe çështje të interesit kombëtar pritet të jenë gjithashtu në fokus të bisedimeve dhe bashkërendimit të qëndrimeve mes liderit të opozitës dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Maqedonia zhvillon në 30 shtator një referendum popullor për t’u shprehur mbi ratifikimin e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Bashkia e Shkupit këtë vjeshtë do të subvencionojë 2000 mijë amvisëri dhe subjekte tjera në rajonin e Shkupit për pastrimin e oxhaqeve. Për këtë qëllim në Buxhetin e Bashkisë së Shkupit janë ndarë dy milionë denarë. Shuma e subvencionit është 1.000 denarë, pavarësisht nga vlera e shërbimit për pastrim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për kompensimin të një pjese të shpenzimeve dhe vërtetimin se kriteret për marrje pjesë janë plotësuar, qytetarët duhet që deri te Bashkia e Shkupit të dorëzojnë disa dokumente. Ata janë kërkesë për kompensim që mund të merret në arkivën e Bashkisë së Shkupit ose të sigurohet në web-faqen…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM pranoi se televizioni maqedonas nuk do të jetë maqedonas. Stevo Pendarovski pranoi se humbet identiteti institucional. “LSDM-ja pranoi se edhe AShAM-i, nuk do ta mbajë emrit, por do të duhet patjetër të ndryshohet. Stevo Pendarovski morri  guxim dhe e tha atë që Zaev nuk mund ta thotë”, thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO duke shtuar se Pendarovski pranoi se Maqedonia vetëm humb me marrëveshjen me Greqinë dhe se nuk fiton asgjë. Sipas VMRO-DPMNE-së Zaevi frikësohet, prandaj edhe ikë nga ballafaqimi në debat, për shkak se sipas VMRO-DPMNE-së, nuk ka argument…

Lexo më Shumë

KSHZ sot fillon fushatën e informimit-edukativ publik e cila do të mbajë disa video spote çka do të transmetohen nëpër mediume lidhur me referendumin e emrit që do të mbahet më 30 shtator. Fushata do të zhvillohet me moton “Qëndrimi yt, e drejta jote”. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski organizimi rreth referendumit për emrin po zhvillohet pa probleme dhe se po respektohen afatet e caktuara. “Rreth asaj që është e obliguar KSHZ, ndërsa ajo është organizimi dhe mbajtja e referendumit, mund të them se edhe ne i kemi marr të gjitha masat për organizim të mirë, i respektojmë afatet që…

Lexo më Shumë

Duke u afruar drejt NATO-s dhe BE-së mund të pritet përshpejtimi i rritjes ekonomike, ndërsa integrimet euroatlantike do të sigurojnë mundësi për rritje më të madhe nga ajo që është e projektuar për këtë vit. Këtë e ceki ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për AIM ku thuhet se ekonomia e Maqedonisë lëviz në drejtim pozitiv. “Nga BE-ja sigurisht se kemi përfitime të mëdha, sepse praktikisht kemi grande që na ndihmojnë diçka që është e nevojshme si autostradat apo infrastrukturë tjetër, stacione të trajtimit të ujit etj. Përafrimi në BE sigurisht do të thotë edhe vendosje të rendit,…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev, i cili fjalën debat nuk e ka tërhequr nga goja e tij, tani po largohet nga debati si një djall i temjanit. Zaev iku nga debati që e thirri kryetari ynë, Hristijan Mickoski. Zaev është një frikacak që nënshkroi kapitullimin e Republikës së Maqedonisë për një kolltuk. Aktualisht Zoran Zaev është kryeministër me zemër të tërbuar, reagojnë nga OBRM-PDUKM. “Kjo mjafton se Zaev nuk dëshiron të përballet me qytetarët dhe se nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me referendumin. Por çështja kryesore është se, kush e ndalon Zoran Zaevin të dalë dhe të përballet…

Lexo më Shumë