Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në një intervistë për AIM, tha se beson tek qytetarët, institucionet, partitë dhe u shpreh i bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm. Xhaferi thotë se qytetarët janë të vetëdijshëm ta kuptojnë rëndësinë dhe nevojën ta tregojnë personalisht në referendum dhe të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mendoj se shumë gjëra që kanë ndodhur edhe në rajon edhe më gjerë, tregojnë se rajoni jonë është i lënduar dhe mendoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm. Unë jam i bindur dhe besoj tek ndërgjegjja e qytetarëve, padyshim nëse…
Author: Hamdi Kumanova
Nëse dhe kur kartoni i gjelbër do t’i bashkëngjitet sigurimit gjatë regjistrimit të automjeteve përbën vendim politik. Një gjë e tillë pritet të bëhet e obligueshme me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Por në mënyrë që të ndodh kjo së pari duhet të liberalizohet tregu i sigurimeve. Nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve thonë se industria maqedonase e sigurimeve mund ta përfshijë këtë risi, por Qeveria duhet të vendosë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Me këtë, secila kompani e sigurimit vetë do ta formojë çmimin e sigurimit dhe jo Qeveria e cila aktualisht dikton çmimin.…
Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, ka analizuar fushatën e filluar për referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni. Ai vlerëson se edhe pse nuk ka shqiptarë pë rtë votuar, megjithatë nuk ka rrezik për dështim të referendumit, sepse “aty është kryetari ‘properëndimor’ i BDI-së me ‘ekspertët’ e vet për mbushjen e kutive!”, shkruan Gazeta Lajm. Mehmeti shpreh brengosje se mbushja e kutive si dukuri negative, kësaj radhe mund të tolerohet edhe nga Brukseli. “Të gjithë burrështetasit e “Shqipërive” tona, jetojnë me frikën se mos dështon referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe, i ftojnë shqiptarët e vendit të votojnë pro…
Qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të votojnë në referendum. Me mbështetjen e marrëveshjes siguroni vend në tavolinën e NATO-s dhe perspektivë demokratike, thekson ambasadori amerikan Jess Baily në debatin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë me temë ““Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet mbi integrimet Euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se marrëveshja e Prespës është rezultat i një kompromisi të rëndë. Por, me vizion dhe pragmatizëm palët kanë arritur në kompromis e cila lidhet me qëllimet strategjike, stabilitetit dhe prosperitetit në vend dhe në rajon dhe vlerave në NATO dhe…
Konfirmim i identitet të Maqedonisë dhe gjuhës maqedonase, hapje e dyerve për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, përmirësim i gjendjes ekonomike, përforcim i qeverisjes së të drejtës, stabilizim të rajonit janë një pjesë e përfitimeve të cilat vendi i ka me marrëveshjen e arritur me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin, këto janë konkludimet e pjesëmarrësve në pjesën e parë të debatit të sotëm shkencor të titulluar “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet ndaj integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”. Ata me apel deri tek VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe të gjithë ata të…
Ministri për Vetëqeverisje Lokale Suhejl Fazliu, sot në Shkup hapi takimin e 15-të Komitetit të përbashkët konsultativ të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të Komitetit të Regjioneve të BE-së. Në fjalën e tij, ministri Fazliu tha se ky takim mbahet në një moment shumë të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, në të cilën qeveria është plotësisht e përkushtuar për procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. “Besoj se referendumi do të jetë veprim i qartë i shprehjes demokratike të vullnetit të qytetarëve, me çka do të konfirmojmë se perspektivën tonë e shohim në…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në konferencën e sotme për shtyp, i bëri publike problemet me të cilat ballafaqohen shkollat komunale për shkak të menaxhimit të pandërgjegjshëm dhe obstruksioneve nga ana e drejtorëve, transmeton Portalb.mk “Nga fillim i vitit të ri shkollor, pra vetëm për disa ditë, janë përjashtuar pa të drejtë nga puna 35 mësimdhënës. Në vend të tyre janë punësuar njerëz të cilët aspak nuk janë paraqitur në Agjencinë për punësim dhe nuk kanë sigurim shëndetësor dhe invalidor, e që është në kundërshtim me nenin 13 alineja 7të Ligjit për marrëdhënie pune. I pyes drejtorët të…
Në debatin e sotëm të organizuar nga ASHAM me temë “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet mbi integrimet Euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, ku merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, ambasadori amerikan Jess Baily dhe diplomat nga vendet tjera. Kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti theksoi se është e vetëdijshme për zgjidhjen e kontestit ka qenë e patjetërsueshme të arrihet për mes kompromisit nëse diçka jepnim dhe diçka merrnim. “Jam i vetëdijshëm se çështja e kontestit për emrin është e rëndë dhe e dhimbshme”, tha Fiti ku shtoi se ende për disa pika të marrëveshjes ka mendime të ndryshme…
Prokuroria Themelore Publike ka ngritur akuzë penale me propozim që të vazhdohet masa e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për vrasjen e të riut në Shkup, Nikolla Sazdovski. Siç thuhet në njoftimin e PTHP-së, të akuzuarit dyshohen se më 29 qershor stacionin për autobusa në Autokomandë, në mënyrë brutale kanë rrahur Nikolla Sazdovskin, i cili më pas ka humbur jetën, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të akuzuarit më 29 qershor rreth orës 17:45 në bulevardin “Aleksandari i Maqedonisë” në Shkup, në ndalesën për autobusë para fabrikës Alkaloid, i janë afruar të dëmtuarit dhe i kanë kërkuar letërnjoftim. Pasi i dëmtuari ju…
Rreth tridhjetë persona sot dolën dhe protestuan para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) ku po zhvillohet debati shkencor me temë “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet mbi integrimet Euroatlantike të Republikës së Maqedonisë” në të cilën do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, zv. kryeministri Bujar Osmani, ambasadori amerikan Jess Baily dhe diplomat tjerë nga vendet e ndryshme, njofton “Makfax”. Qytetarët protestojnë, siç thonë, të shprehin pakënaqësitë e tyre për marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë. Ata shprehën se ndjehen të shqetësuar nga rrezikimi i pavarësisë të Republikës së Maqedonisë dhe…
Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për cdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjvë, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë, njofton agjencia e lajmeve INA. Shumica shkojnë në Gjermani dhe vende tjera të Evropë për të siguruar një jetë më të mirë dhe me dinjitet. Ky dukuri ka goditur shqiptarët, të cilët në numër më të madh janë të papunë dhe pa perspektivë. Për vite me radhë dora e shtetit nuk është dukur askund në vendbanimet shqiptare, ku shumica e tyre mbijeton prej remitencave dhe solidaritet…
Ish-kongresisti dhe lobisti i parë shqiptarë në SHBA, DioGuardi theksoi për INA se shqiptarët në Maqedoni mund të jenë mbi 800 mijë, por nuk u respektohet asgjë. “Shqiptarët e Preshevës, disa thonë se janë 100 mijë, mbase janë më pak deri në 50 mijë, por nuk e dimë. Serbët nuk lejojnë të bëhet një census i ndershëm. Nuk e dimë ende edhe se sa shqiptarë janë në Maqedoni. Ata janë të paktën 800 mijë dhe unë mendoj mbase edhe mbi një milion. Por ata thonë jo, janë vetëm 25 për qind, që do të thotë se janë vetëm 500 mijë…

