Author: Hamdi Kumanova

Fondi Social Evropian ofron 70 milion euro për punësim dhe lëvizshmëri të të rinjve në vendet tjera, ndërsa deri më tani Bashkimi Evropian ka shpërndarë më shumë se 8.8 miliardë euro në Maqedoni, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në një vizitë pune në komunën e Rankovcës. Siç tha ajo, këto janë pasuri të rëndësishme të cilat, nëse investohen direkt në punësim, do të krijojnë kushte më të mira. “Ajo që ka bërë Qeveria është rritja e pagës minimale, kemi mbështetur rritjen e pagave deri në 18,000 denarë dhe vazhdojmë më tutje. Prandaj, besoj se me votën…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale ka vazhduar shqyrtimi i dëshmive për rastin e Prokurorisë Speciale “TNT”, për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski pas zgjedhjeve në vitin 2011. Në seancën gjyqësore u prezantuan dëshmi nga Komisioni Parlamentar i Transportit dhe Lidhjeve në të cilin debatohej pikërisht për këtë rast si dhe dëshmitë e profesorëve të fakultetit të ndërtimtarisë. Biznesmeni dhe ish deputeti Canoski theksoi se edhe nga bisedat e përgjuara por dhe nga materiali i Kuvendit vërehet qartë së fajtorët kryesorë për prishje e “Kosmosit” janë Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski. “Videoja nga debati në Kuvend dhe bisedat e përgjuara…

Lexo më Shumë

Ministri përgjegjës për rregullimin e përmirësimit të klimës së investimeve për kompanitë vendase Zoran Shapuriq mbajti sot një takim pune me Jasna Gabriç anëtare të Këshillit të rajoneve të BE-së dhe përfaqësuese e komitetit të përbashkët konsultativ të Këshillit të Rajoneve për Republikën e Maqedonisë dhe Johanna Lindblom, zv. sekretare e përgjithshme përgjegjëse për Marrëdhëniet Institucionale në Këshillin e Rajoneve të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministri Shapuriq i informoi mysafirët për aktivitetet e tij për mbështetjen e ndërmarrjeve vendore dhe theksoi se rritja e BPV-së në tremujorin e dytë prej 3.1 përqind tregon se ekonomia e Maqedonisë po rritet vazhdimisht…

Lexo më Shumë

Qarkullimi i automjeteve në afërsi të shkollave dhe çerdheve duhet të realizohet me kujdesin më të madh. Statistikat e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK), flasin se viteve të kaluara pjesë e aksidenteve në komunikacionin rrugor janë edhe fëmijët e mitur, shkruan Koha. Fushata e fundit edukative e iniciuar nga KRSK e titulluar “Shkëlqyeshëm (5) – nëse kujdesesh për fëmijët në rrugë”, kryesisht ju dedikohet prindërve dhe shoferëve si kujdestar më të shpesh të nxënësve dhe parashkollorëve. Të dhënat e publikuara nga ky Këshill tregojnë se fëmijët nën moshën 12 vjeçare, nuk kanë aftësi të mjaftueshme të vlerësojnë largësinë…

Lexo më Shumë

A ka bisht marrëveshja e Prespës? A parasheh kjo Marrëveshje deponimin e materieve radioaktive nga Greqia në Maqedoni? Këto dilema janë hapur nga aktivistë të shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit, pasi për nesër është caktuar një debat mes shkencëtarëve nga Maqedonia dhe Greqia me temë “Transporti i sigurt tejkufitar i materieve të rrezikshme radioaktive”. Debati do të mbahet në Gjevgjeli, kurse pas përfundimti të tij janë paraparë deklarata nga profesori në Fakultetin e makinerisë në Shkup, Dame Dimitrovski, dhe Stelios Ksantos, profesor në Institutin arsimor teknologjik “Aleksandar” në Selanik. Aktivistët e shoqërisë civile shprehen të habitur se pse duhet…

Lexo më Shumë

Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të investojë 70 milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve shtetërore në komunat të cilat për atë dedikim nuk kanë mjaftë financa, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, gjatë vizitës së sotme në komunën e Haraçinës. Shumica e komunave që i ka vizituar gjatë periudhës së kaluar, siç tha ministri, nuk kanë pasur mjaftë para nga buxhetet e komunave për përmirësimin e gjendjes së keqe të rrugëve shtetërore. “Çdo komunë vetë i konfirmon rrugët prioritare të cilat do të jenë lëndë e sanimit dhe rikonstruimit. Në pajtim me metodologjinë…

Lexo më Shumë

“Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore punon në projektin për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, e cila mund të fillojë në pranverë të vitit të ardhshëm, ndërsa do të zhvillohet në dy faza”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Ai informoi se në fazën e parë do të ndërtohen 1.6 kilometra, ndërsa paralelisht do të projektohet një pjesë prej 10 kilometrash, pas së cilës do të punohet paralelisht, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në pajtim me vendimin e Këshillit Ekonomik që e kemi sjellë, prioritet kryesor është rruga Shkup-Bllacë, paralelisht me ndërtimin e autostradës nëpër Maqedoni, kështu që pritet që në…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e dytë nga viti 2018 të këtij viti rritja e bruto prodhimit vendaor (BPV) arriti 3,1 për qind. Në gjysmën e parë të këtij viti janë realizuar 327 milionë euro investime të huaja direkte, që është për 218 për qind më shumë nga mesatarja nga tre vitet e fundit, ndërsa rritja e prodhimit industrial për periudhën e njëjtë nga viti i kaluar është më e madhe për 8,4 për qind si dhe rritja e punëtorëve në industri për 7,2 për qind në periudhën e njëjtë. Është ulur shkalla e papunësisë në 21,1 për qind, që paraqet shkallë më…

Lexo më Shumë

Akademiku Vllado Kambovski në konferencën e sotme për shtyp, i pyetur për deklaratën e tij të kohëmëparshme për ata të cilët do të bojkotojnë referendumin, tha se është e palejueshme qytetarët të shkojnë derë më derë dhe t’u kërcënohen qytetarëve të tjerë të mos dalin në referendum më 30 shtator. “Ajo punë është e palejueshme. Unë përsërita se çdokush mund edhe të thirrë për bojkot, mund edhe të bojkotohet, por të shkojë dhe t’i detyrojë njerëzit… Kush mund të thotë se detyrimi ndaj të tjerëve nuk është kufizim i lirisë së tij, dhe kush mund të thotë se ajo është…

Lexo më Shumë

Është formuar Komitet i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve (KPIE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në përbërjen e Komitetit nga pala e Maqedonisë ka shtatë anëtarë, në krye me ambasadorin Viktor Gaber, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për formimin e komitetit të përbashkët kanë njoftuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në Greqisë. Ndërsa anëtarët e këtij komiteti do të jenë të njëjtë në numër (7 anëtarë) nga të dy shtetet, ndërsa kryetar është zgjedhur zv.ministri grek për Punë të Jashtme, Markos Bolaris. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot njoftoi se ky komitet është formuar…

Lexo më Shumë

Me parashtrimin e dëshmive materiale të Prokurorisë Speciale Publike sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën “Thesari” për furnizimin e pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale janë ish-drejtori i DZK Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq. Para fillimit të seancës së sotme të kryetari i këshillit gjyqësor, gjykatësja Xheneta Bektoviq njoftoi se i pandehuri Toni Jakimovski ka parashtresë për shlyerje të aktvendimit kushtëzues. I pandehuri Sasho Mijallkov kërkoi nga gjykata nxjerrje…

Lexo më Shumë