Kartoni i gjelbër do të bashkohet me politikën për autopërgjegjësi që çdo makinë duhet ta ketë gjatë regjistrimit vjetor, thotë kryetari i Këshillit të ekspertëve në Agjencinë për supervizion në sigurime, Klime Poposki. Në një intervistë për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni, ai shton se do të ketë ndryshime në çmimin detyrues për politikat e autopërgjegjësisë, gjegjësisht formimi i çmimit do të liberalizohet. “Maqedonia duhet të harmonizojë ligjet me direktivat e BE dhe deri në fund të vitit 2019 do të ketë ligje të reja. Harmonizimi do të nënkuptojë edhe shkrirjen e kartonit së gjelbër me politikën e auto-përgjegjësisë, ku ndryshimet…
Author: Hamdi Kumanova
“Marrëveshja e Prespës është optimale dhe zgjidhja më e mirë e mundshme që Maqedonia ka mundur ta arrijë për kontestin e emrit”, thekson akademiku Vllado Kambovski. Ai së bashku me akademikun Vllado Popovski dhe Nano Ruzhin kanë mbajtur takim me gazetarët për marrëveshjen me Greqinë, ku kanë treguar mendimet e tyre. Kambovski në një referat prej 20 faqeve ka shpjeguar qëndrimin e tij për marrëveshjen me Greqinë, duke vlerësuar si marrëveshje evropiane, e cila nuk e rrezikon identitetin, gjuhën dhe shtetësinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është arritur konsensus rreth emrit të ri dhe kompromis mes frikës dhe shpresës tek të dy…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” thotë se procesi i ratifikimit dhe nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Ai thotë se kjo do të varet nga procesi i finalizimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ndërsa shtoi se para ardhjes së fundit në Shkup i është kumtuar se ky proces mund të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. Stoltenberg në intervistë ka dërguar mesazh se Shkupi dhe Athina duhet të përmbushin detyrimet e tyre që…
Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, thotë se është joserioze të tërhiqet paralele mes aktiviteteve të bashkësisë ndërkombëtare para referendumit të 30 shtatorit dhe periudhës para mbajtjes së referendumit të pavarësisë në vitin 1991. Andov thotë se atëherë Maqedonia ka qenë nën shtet tjetër, referendumi është mbajtur në Jugosllavi, ndërsa tani ka kryeministër, qeveri, president dhe Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Atëherë ishim në shtet tjetër, referendumi u mbajt në Jugosllavi. Maqedonia nuk ishte pranuar ndërkombëtarisht, për shkak se nuk mund të pranonte mysafirë të njohur. Atëherë nuk dëshironte të na vizitonte askush, ndërsa tani është ndryshe. Kemi…
Muajt e fundit, banorët e fshatit Përshefcë të Komunës së Tearcës ballafaqohen me një problem të madh sa i përket marjes me postë të dokumenteve që dërgohen nga institucionet ose kompanitë. “Pas shkuarjes në penzion të postierit Alirami Selmani, postierët tjerë që cakohen nga Posta e Maqedonisë aspak nuk e kryjnë punën si duhet”, thonë banorët e Përshefcës. “Në fillim letrat-dokumentet i lenin nëpër shitoret e fshatit, pastaj jasht te Xhamia e fshatit sa që njëher i kapi shiu. Kohën e fundit në hapësirat e brendëshme të Xhamisë mund të gjenden shumica e letrave-postës që janë të dërguara për banorët…
Kryeministri grek, Aleksis Cipras në Panairin Ndërkombëtar në Selanik, një ditë pas protestave të dhunshme, tha se referendumi në vend do të ketë sukses, por edhe është i bindur se Marrëveshja do të ratifikohet me sukses në Kuvendin e Greqisë, njofton Portalb.mk. “Më 30 shtator ka referendum në Shkup. Dëshiroj dhe shpresoj se miku im Zoran Zaev do ta fitojë. Më pas kemi proces të rëndë, procesi i ndryshimeve kushtetuese, i cili do të finalizohet në mes të janarit, ai proces është i rëndë pasi që kërkon dy të tretat në Kuvend, ndërkaq më pas gjithsesi e kemi procesit me protokollin…
Partia “E Majta” ju ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë referendumin. Ata shtojnë se qytetarët duhet ta ndalojnë pushtetin e kësaj qeveria, pasi sipas tyre, nuk është legjitime. “E Majta” gjithashtu ka bërë thirrje për donacione për financimin e fushatës kundër referendumit, me qëllim që të informojë qytetarët përmes shërbimeve publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Haktan Rexhep Ismail nga kjo parti ftoi qytetarët e gjitha qyteteve që të dalin në protesta, të bllokojnë rrugët dhe të ngrisin zërin kundër, siç tha, marrëveshjes së dëmshme me Greqinë. Sipas kësaj partie, ushtarët e Maqedonisë që do t’i merr NATO do të kthehen…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në kuadër të fushatës “Së bashku PËR Maqedoni evropiane”, dje ka ftuar qytetarët e Manastirit të dalin në referendum, pasi që kjo, sipas tij, do të sjellë fonde më të mëdha të Bashkimit Evropian (BE) për infrastrukturën, bujqësinë dhe arsimin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. “Do të rriten fondet e BE-së që do të investohen në infrastrukturën tonë. Do të ndërtohen rrugë të reja, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe çerdhe, për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, për të nesërme më të mirë për fëmijët tanë. Do të rriten fondet për bujqit. Më shumë mjete evropiane…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Greqisë dhe ishn republikës jugosllave të Maqedonisë që të ratifikojnë marrëveshjen që dy vendet arritën në muajin qershor për cështjen e emrit të Maqedonisë. Në një intervistë për Kathimerini, Stolgenberg tha se NATO nuk mund ta detyrojë asnjë vend të bëjë atë që nuk do, por gjithashtu shrephu besimin se marrëveshja do të zbatohet në të dy vendet. – është thelbësore për besueshmërinë kombëtare kur një vend nënshkruan një marrëveshje dhe pala tjetër garaton se dy palët do t’i përmbahen asaj. Cdo gje tjetër do të minojë në mënyrë serioze…
Pas vizitave në Shkup të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kancelarëve të Austrisë dhe Gjermanisë, Sebastian Kurc dhe Angela Merkel, ka reaguar Ambasada e Rusisë në Tuiter, njofton Portalb.mk. Nga Ambasada në Shkup pyesin se çfarë do të ishin reagimet nëse politikanët nga Moska do ta bënin atë që e bëjnë ata të perëndimit, edhe pse qytetarët në referendum nuk pyeten nëse do të integrohen në Rusi, por në BE dhe NATO. “Këto ditë nuk është rrallë që liderët e huaj t’u sugjerojnë qytetarëve të Maqedonisë se si të votojnë në referendum. Interesante, si do të ishte…
Rastet sociale në Kavadar, do të lirohen nga pagimi i faturave për shërbimet komunale, në periudhën për një vit, me vendim të Këshillit të Komunës së Kavadarit. Rastet sociale do të lirohen nga pagesa për ujin, mbledhjen dhe transportin e mbeturinave dhe shërbimeve tjera komunale, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Lirimi prej faturave do të jetë prej 1 prill të vitit të kaluar, deri më 1 prill të këtij viti. Subvencionimi do të jetë nga vetëqeverisja lokale”, thonë nga NP “Komunalec”. Mbikëqyrje për zbatimin e këtij vendimi do të bëhet mbi Komisionin për Financime dhe Buxhet pranë komunës./Telegrafi/
Shërbëtor i Kur’anit jam, gjersa xhani të m’jetë shuar Pluhur pragu mbetem, për Muhammedin e nderuar N’përcjellë ndokush diç tjetër nga kjo që kam pohuar Kam hequr dorë prej tij dhe asaj që do ketë shkruar (Mevlana Xhelaluddin Rumi) Shkruan: Metin IZETI, Tetovë Çdo herë kur provoj të shkruaj diçka në lidhje me mënyrën e të menduarit dhe ngjarjet e hapësirës dhe kohës ku jemi duke e harxhuar frymën, e përjetoj një shtrëngim dhe ngushtim të brendshëm. Disa herë përpiqem ta kuptoj këtë shtrëngim si paaftësi ose pamundësi të shprehjes së krejt asaj që e ndiej në lidhje me mendimin dhe…

