35 kadetë protestuan sot para Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ata pohojnë se janë manipuluar pasi që ende nuk janë ftuar për të nënshkruar kontratën e punës. Bëhet fjalë për kandidatë që me sukses e kanë kryer trajnimin policor, por nuk u është ofruar kontratë pune. Protestuesit kërkojnë që të respektohen rregullat, duke shtuar se nuk do të lejojnë që pa sqarime t’i lënë në rrugë. Theksojnë se kanë kërkuar takim me ministrin Oliver Spasovski, por ende nuk është realizuar një takim, ndërkaq, pas kontakteve me sindikatat, rastin vendosën ta nxjerrin në publik./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnive vazhdon të zvarritet për shkak të refuzimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për ta dekretuar zgjidhjen e miratuar nga shumica parlamentare, më 14 mars. Bazuar në qëndrimin e fortë të presidentit, nuk përjashtohet mundësia që ligji të mos dekretohet deri në fund të mandatit të tij, vitin e ardhshëm. Ndërsa, një gjë të tillë nuk e kanë përjashtuar edhe partitë në pushtet, të cilat thonë se nuk po gjejnë mekanizëm juridik për fuqizimin e ligjit, me të cilët avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e nivelit qendror,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministër pa resor, Dimitris Tzanakopoulos në një intervistë për gazetën greke “Nea selida” ka shprehur optimizëm se kryeministri i Shkupit, Zoran Zaev do ta bëjë “hapin vendimtar” dhe do të arrihet marrëveshja, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Negociatat, por edhe vendimi politik për zgjidhjen e kontestit të emrit nuk janv të lehta. Zoran Zaev duhet të mendojë për të gjitha aspektet dhe të marrë përgjegjësi të madhe ndaj bashkëatdhetarëve të tij, diçka për të cilën jam i sigurtë se do ta bëjë. Nëse dikush në udhëheqësinë politike IRJM dëshiron të shkatërrojnë mundësinë për gjetjen e zgjidhjes për…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në Repartin e kujdesit intensiv pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve vizitoi foshnjën e lindur herët, në javën e 27-të të shtatzanisë, me peshë të lindjes nën 500 gramë, që është foshnja e parë me këtë peshë që ka mbijetuar në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç tha ministri Filipçe, përdorimi i metodave të reja joinvazive dhe ilaçeve rrit gjasat për mbijetesë të foshnjeve me lindje të hershme me peshë të vogël, shkurtohet koha e kaluar në kujdes intensiv, mundësohet bashkim më i shpejtë me nënën, si dhe zvogëlohet mundësia për dëmtimin e dëgjimit dhe shikimit…
Sot ministri për Transport dhe Lidhje, Vllado Sugareski, kreu mbikëqyrje të ndërtimeve të rrugës Kërçovë-Ohër dhe në tunelet pranë fshatit Popoec, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sot jam këtu për mbikëqyrje të tërë shtegut të rrugës Kërçovë-Ohër. Më informuan për punët ndërtimore që zhvillohen në terren. Duhet të pranoj se ka ngadalësim në dinamikën e punimeve pasi që trashëguam probleme të shumta në projekte dhe realizimin e dobët të punimeve nga kompanitë: Sinohidro, Transmet dhe të tjerat që janë të kyçura në ndërtimin e kësaj rruge”, tha Sugareski. Sugareski tha se të gjitha problemet që kanë trashëguar në rrugët Kërçovë-Ohër dhe Milladinoc-Shtip,…
Qeveria e Maqedonisë përgënjeshtroi informatat e publikuara në disa media për ndarje dhe qëndrime të kundërta brenda Qeverisë. Thonë se janë të bashkuar dhe të përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe për përforcim të dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç deklaroi për AIM zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, nuk ekziston asnjë ndarje në rradhët e Qeverisë së Zaevit. “Kryeministri Zoran Zaev, ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë në vijë të njejtë, unike, fuqishëm të vendosur dhe të dedikuar për zgjidhje të…
Remzi Mehmedi ” Kërcënimet dhe shantazhet janë veti të frikacakëve, nuk kan asgjë të përbashkët me ALEANCËN PËR SHQIPTARËT dhe me njerëzit që bartin politikat e saja. Nuk kaluan as me dhjetëra raste të kërcënimit të votuesve e aktivistëve, nuk kaluan as me rastin tim, nuk kaluan as me rastin e liderit, nuk do të kalojnë as me rastin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe mikut Arben Taravari. Është koha kur duhet definitivisht të nxjerrim politikbërjen shqiptare nga llumi dhe humnera e primitivizmit në të cilin e ka zhytur politikbërja e deritanishme në betejë konceptesh dhe programesh. E dënoj ashpër atë…
Nuk ka ndarje mes kryeministrit Zaev dhe ministrit të punëve të jashtme Nikolla Dimitrov thonë nga Ministria e Punëve të jashtme, pas informacioneve të publikuara dje në të përditshmen greke “Ta Nea” ku thuhet se ministri Dimitrov vepron kokë në vete. “Nuk ekziston asnjë ndarje. Kryeministri, ministri i jashtëm dhe gjithë përbërja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë në linjë të njëjtë dhe të vetme, fuqishëm të përcaktuar dhe angazhuar në zgjidhjen e kontesteve dhe forcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Qeveria dhe anëtarët e saj bashkë veprojnë drejt përmbushjes së prioriteteve strategjike të…
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Starburg, për “Makfax” ka vërtetuar informatat, se deri tek ata, gjatë këtij viti kanë arritur disa ankesa nga avokatë të të akuzuarve në rastet e Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni, njofton Portalb.mk. Megjithatë, nuk dihet ende se nëse për ndonjërën ankesë është sjellë vendim, se është bërë shkelje e të drejtave të të ndonjërit prej të akuzuarve. Sipas informatave jozyrtare, njëra nga ankesat që të akuzuarit e PSP-së e kanë dërguar në Strasburg, ka të bëjë me lejimin e përdorimit të “bombave” si dëshmi gjyqësore. Se janë dërguar ankesa në Strasburg, këtë e ka bërë…
Më shumë se tridhjetë studentë të diplomuar që kanë pasur sukses më të lartë në Universitetin “Kirili dhe Metodi” janë shpërbyler me mirënjohje dhe medalje të artë. Bëhet fjalë për studentë që kanë pasur mesatare më së paku 9.00. Aleksandra Zafirova e diplomuar në Fakultetin e Farmacisë në Shkup me mesatare 9.75 për shpërblimin thotë se është mirënjohje për njohurinë që e ka marrë, tani ajo punon në barnatore. Në fakultet, edhe përkundër suksesit solid, asaj nuk i është ofruar vend pune. Ajo thekson se shteti pak investon te të rinjtë dhe për këtë shkak ata ekzistencën e vetë e…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal ka marrë informacione se dje, në lokalitetin Gao në Mali, është kryer një sulm terrorist mbi veturën e punëtorëve të kompanisë Ecolog, e cila është nënkontraktuese e Misionit Paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA. Sipas informacioneve të siguruara nga MPJ, nga sy sulm terrorist, ka mbetur i vrarë E.I. nga Tetova/Republika e Maqedonisë, ndërsa të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur D.M., shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Fushë-Kosovë dhe B.L., gjithashtu nga Tetova. MPJ është njoftuar se të plagosurit janë…
Ditën e djeshme unë dhe anëtarë të familjes time jemi kërcënuar me jetë nga Hebib Fejzuli. Ky individ njihet si një person me dosje kriminale nga populli por fatkeqisht të amnestuara nga një parti shqiptaro-destruktive! Ky është njëri nga dy personat që para disa muajsh hyri i armatosur në gjimnazin e Gostivarit dhe sulmoi dy profesorë në vendin e punës së tyre. Hebib, ti tashmë do jesh subjekt i akuzuar nga unë personalisht në organet e Drejtësisë dhe për të bërë më të njohur do të paraqes rastin tënd në çdo ambasadë, insitucion apo politikan Ndërkombëtar. Ti nuk je vetëm…

