Këshilli i studentëve të UT-së në bashkpunim me Unionin Studentor Shqiptar realizon takimin e dytë me liderët e partive politike shqiptare, në këtë takim do të jetë prezent kryetari i Lëvizjes Besa z. Afrim Gashi. Takimi do të realizohet nesër me datë 13.06.2018 ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” – Shkup. Tema do të jetë “Dilema e të rinjëve në Republikën e Maqedonisë, të qëndrojnë apo të ikin?”. Ju informojmë se pas këtij takimi do të vazhdojmë edhe me liderët e tjerë partiak, si me Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Ziadin Selën. ” Shkruhet në kumtimin e USSH-së. Linku i ngjarjes së krijuar…
Author: Hamdi Kumanova
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në mënyrë të vazhdueshme është duke e realizuar projektin “Shporta e Fitër Bajramit”. Ekipi i QSA-së dje ishte në fshatin Mateç në Komunën e Likovës ku gëzoi fëmijët e familjeve të varfra me shportat e Fitër Bajramit. Sot mori rrugëtimin për në Shkup ku qindra qytetar nga Shkupi si dhe fshatrat përreth iu gëzuan shportës së Fitër Bajramit. Në këtë mënyrë QSA solidarizohet me familjet e varfra duke ia lehtësuar atyre festimin e festës së Fitër Bajramit. QSA është gjithmonë në krah të popullit.
Takimi i Dytë Ballkanik i organizuar në Ankara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Instituti i Mendimit Strategjik (SDE) me pjesëmarrje të shkencëtarëve, akademikëve, teologëve dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare nga 11 shtete të Ballkanit dhe përfaqësues të mediumeve të huaja, ofroi një platformë të rëndësishme për rigjallërimin e lidhjeve historike dhe kulturore mes Turqisë dhe Ballkanit, si dhe për ndërveprimin dhe këmbimin e ideve rreth vizionit të së ardhmes. Prof. Dr. Metin Izeti dhe gazetari Mehmet Kalisi, shpalosën në formë të shkruar për Anadolu Agency (AA) përshtypjet e tyre nga Takimi Ballkanik, i cili specifikoi horizontin…
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit sot vizitoi fshatin Mateç në Komunën e Likovës. Gjatë vizitës së saj, ekipi i QSA-së bëri shpërndarjen e pakove nga projekti “Shporta e Fitër Bajramit”. Këto pako përmbajnë produkte të larmishme që dedikohen enkas për shënimin e festës së Fitër Bajramit si dhe janë të mjaftueshme për një familje që t`i përballoje shpenzimet e shënimit të kësaj feste. QSA gjithmonë është në shërbim të popullit. QSA tradicionalisht është pjesë e sofrës së Fitër Bajramit.
Kërçovarët janë të revoltuar kur mbrëmë nga TEC “Osllomej” ka ardhur deri tek hedhja e një sasie të madhe pluhuri në ajër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Banorët ankohen se i tërë ajri ka qenë i ndotur, mezi se merej frymë, ndërsa tek shumë persona janë paraqitur simptoma, tharje të fytit. Ato janë të shqetësuar dhe deklarojnë se nuk punojnë filtrat, me çka është helmuar ajri që nga mbrëmë. Nga SHA ELEM sot theksuan se vetëm se është rregulluar problemi në sistemin për mënjanimin e hirit, çka ka ndodhur mbrëmë në TEC “Osllomej”, me çka ka ardhur deri tek hedhja e hirit…
Primare për çdo shoqëri demokratike është edhe mos-pengesa e mediumeve, për fat të keq këto vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të sulmeve dhe shtypjeve të mëdha ndaj gazetarëve. Nuk ka asnjë arsyetim për sulme të këtilla, qëndrimi i Qeverisë është i qartë, zero tolerancë për secilin tentim për prishjen e lirisë së shprehjes, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në punëtorinë e mbajtur sot, për siguri të gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Secili sulm ndaj gazetarëve do të jetë rreptësisht i sanksionuar. Nga qershori i vitit 2017 sot kemi 12 raste në të cilën është rrezikuar siguria e…
Sipas informacioneve të fundit, është anuluar iftari që LGBT shoqëria nga Tetova kishte planigikuar ta shtronte sonte para selisë së tyre në këtë qytet, shkruan Fakte. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj shoqate, B.A. Njëkohësisht kryetari i kësaj shoqate ka bërë të ditur se pas shpalljes së ftesës për iftarin nga ana e LGBT-së, personalisht ai ka marrë me qindra kërcënime ndaj jetës dhe familjes së tij. Kjo e ka detyruar që përkohësisht të zhvendoset me të afërmit e tij në një vend “të sigurtë”.
Euro-deputeti, Knut Fleckenstein thirri liderët e BE-së të hapin bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë në Samitin e qershorit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duhet të veprojmë në Maqedoni, atje ka një erë e re, marrëveshja me Bullgarinë e tregon atë, duhet të përkrahim atë që bënë Zaev dhe Tsipras, ata bënë përpjekje që të zgjidhin çështjen e emrit, deklaroi Fleckenstein sot në seancën plenare të Kuvendit Evropian. Bashkimi Evropian duhet të reformohet, e dimë, se punët nuk shkojnë paralelisht, bisedimet nuk nënkuptojnë se je pjesë e BE-së, deklaroi Fleckenstein. Ai bëri thirrje që BE të jetë më i pranishëm në Ballkan dhe…
Banorë të Kërçovës janë ankuar se që nga nata e kaluar termo elektrana “Osllome” po i helmon duke lëshuar mbetjet e djegies së hirit nëpërmjet të oxhakut të tec. Më të prekur janë fshatrat përreth elektranës dhe kjo situatë ka shkaktuar iritim tek vetë banorët. Të parët kanë reaguar banorët e fshatit Zhubrinë të cilët ankohen se përveç përballjes me pluhurin, atyre elektrana u aka ndaluar edhe ujin për pije, raporton SHENJA. Banorët e këtij fshati kanë organizuar një protestë në oborrin e termoelektranës ku kanë takuar takim me stafin drejtues. Protestës njoftohet se po i bashkangjiten edhe banorë të…
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ka nisur me projektin Shporta e Fitër Bajramit, duke i shfrytëzuar dhjetë netët më të mira të vitit, ato të fundit të muajit të Ramazanit. Sot aktivistët tanë ishin në fshatrat Nikushtak, Ropalcë dhe Grushinë të Komunës së Likovës ku u shpërndanë pakot e këtij projekti. Familjet skamnore të këtyre fshatrave ditën e Fitër Bajramit do ta presin të përgatitur në aspektin e ushqimit, ndërsa sa i përket rrobave për fëmijët, ata do t`i shfrytëzojnë mjetet e tyre të dedikuara për ushqim, ti gëzojnë fëmijët.
Në një reportazh nga Maqedonia, gazeta franceze AFP, është interesuar për librat e historisë në Maqedoni dhe mënyrën se si nxënësit në Maqedoni mësojnë për Aleksandri e Madh, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gazetari i AFP është interesua përmbajtjen e librave të historisë në Maqedoni që nga rënia e komunizmit e deri tek qeverisja e Gruevskit. AFC thekson librin për klasën e gjashtë dedikuar “Shteti i Maqedonisë nën Filipin e Dytë”, në të cilën fëmijët se si ai ka nënshtruar koloni grash”, ndërsa djali i tij Aleksandri “Ka arritur t’i fitojë grekët” ndërsa grekët e kanë “hedhur” qeverisjen e Maqedonisë. Agjencioni citon…
Mbi nivelin e mesatares për muajin qershor, janë pjesa më e madhe e lumenjve në Maqedoni. Situata e ngjashme është edhe me liqenet ku mbi maksimumin e lejuar janë liqeni i Ohrit me 11 centimetra dhe liqeni i Dojranit me 9 centimetra. Matjet e sotshme ujore tregojnë se ndër mesataren për muajin qershor janë Lumi i Zi me 37 centimetra, Lumi Kriva ku dyfish është më i ulët, niveli i lumit Sateska me 10 centimetra me i ulët se mesatarja. Në të njëjtin nivel si mesatarja e qershorit është Lumi Bregallnica./Telegrafi/

