Në Gjykatën Penale të Shkupit është duke vazhduar dëgjimi i bisedave të përgjuara ose siç njihen në opinion si “bomba” që lidhen me rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk. Në disa biseda të 30 majit 2011, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski e porosit ish-drejtorin e DAP, Goran Trajkovski, siç thuhet në bisedë, për inspektime të forta në lagjen rome në Strumicë. “Çdo ditë të ketë inspektime atje”, tha Janakieski. Por, Trajkovski iu ankua se nuk mundet që menjëherë t’i mbyllin shitoret: “Nuk e keni ndërruar ligjin”. “Cili inspektor është kompetent për miellin?”, pyeti Janakieski dhe konfirmoi se…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me ftesë të sekretarit shtetëror amerikan Mikel Pompeo, prej sot deri më 22 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç njoftojnë nga MPJ, përkrah takimit me sekretarin shtetëror Pompeo, është planifikuar që Dimitrov të takohet edhe me përfaqësues të administratës amerikane, Këshilli për siguri kombëtare, Departamentit të Shtetit, Kongresit, si dhe përfaqësues të OJQ-ve në Washington.
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot ka njoftuar se ende nuk ka vendim prokurorial për rastin e djegies së deponisë së Tetovës, transmeton Portalb.mk. Nuk janë kompletuar as dëshmitë materiale dhe verbale. “Prokurori përgjegjës i Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës në mënyrë aktive punon në lëndën e deponisë së djegur në Tetovë. Pas kompletimit të dëshmive materiale dhe verbale, do të sillet edhe vendim prokuroria adekuat”, thanë për Portalb.mk, nga PTHP Shkup. Ndryshe, më 19 gusht u bë një vjet që kur deponia e Tetovës u djeg dhe tetovarët për një javë thithën ajër, i cili nga mjekët u cilësua si kancerogjen dhe me pasoja…
Stevçe Jakimovski, ish kryetari i Komunës së Karposhit, sot u paraqit para Gjykatës Penale, ku ka për obligim të paraqitet çdo të hënë, informon MEDIAL. Kjo masë kujdesi iu shqiptua kohë më parë, kur Policia Financiare hodhi dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë ndarjes së dy tenderëve. Si masë kujdesi, Gjykata Penale, Jakimovskit ia ka konfiskuar edhe pasaportën.
Cdo ditë nga Qendra për Komunikim në LSDM lëshohet nga një kumtesë. Kumtesa shterpe në të cilat përsëriten tezat e njëjta, të pavërteta dhe gënjeshtra, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së nga kumtesës së Social Demokratëve, informon MEDIAL. “Qendra për Komunikim e LSDM-së po mbron Zaevin nga krimi, për arsye se ai vet është kriminel. Po e mbron atë me teza tashmë të zbehura lidhur me referendumin, po manipulojnë opinionin. Por me kështu gjëra nuk mund të mbulohet marrëveshja kapitulluese me Greqinë. Nuk mbulohet as skandali me tenderët dhe punësimet partiake të mbi 6 mijë personave në administratë. Zoran zaev dhe LSDM…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se kur bëhet fjalë për çështje kyçe për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve, OBRM-PDUKM-ja nuk ka qëndrim të qartë dhe plan konkret. Nga LSDM thonë se është joserioze dhe e papërgjegjshme që të mos konfirmohet qëndrim për këto çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ka konfuzion në OBRM-PDUKM. Derisa Mickoski thotë se janë në konsultime, në partinë e tij nuk kanë asnjë informacion për atë që dje u konfirmua nga Aleksandar Nacev. Në vend që të fshihet pas lajmeve të rrejshme që plason partia e tij, Mickoski duhet të dalë para qytetarëve…
VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë për skandalin e ndarjes së parave në Fondin e inovacionit. Dimçe Arsovski, zëdhënës i kësaj partie akuzoi drejtuesit e Fondit se kanë ndarë mijëra euro dy kompanive që janë në proces të fshirjes dhe mbylljes në Regjistrin Qendror. Nga kjo parti akuzuan se Qeveria aktuale nuk meriton të udhëheq me vendin dhe se me këto keqpërdorime të parave të qytetrëve vendi nuk mund të integrohet në NATO dhe BE. “Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur zbardhëm skandalin e “Inovacionit Kriminal” dhe qeveria kriminale e LSDM-së nuk ka ndërmend të tërheqë në…
Partia Maqedonia e Vetme ka thënë se “Qeveria Kukull në Shkup i obligoi të gjithë ministritë dhe organet tjera të shtetit të ndajnë mjete për fushatë për referendum dhe që do të arrijë shumën e mbi dhjetë milion euro duke marrë parasysh se vetëm nga një ministri Sheqerinska tashmë ka ndarë një milion euro para të popullit për fushatën e referendumit për ndryshimin e emrit dhe identitetit të popullit maqedonas”, thonë nga kjo parti. Ata thonë ndarja e mjeteve për referendum nga buxheti i ministrive dhe organeve tjera shtetërore nuk ka bazë juridike, sepse, sipas tyre, edhe kundërshtarët e referendumit…
Në fokus të debatit për referendumin në Maqedoni, përkatësisht rëndësisë për të qenë rezultati pozitiv përmes së cilit synohet të hapen perspektivat për integrimin e vendit në NATO dhe BE, është gjendur dhe ideja për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Koordinatori kombëtar për NATO në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, duke komentuar idenë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë vlerëson se rezultati i referendumit në shtator duhet të jetë patjetër i suksesshëm, në të kundërtën, Maqedonia si shtet do të jetë e para që do të pësojë nga e ashtuquajturat “stuhi rajonale”. Pavle Trajanov,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bashkë me grup qytetarësh nga Komuna e Mavrovës-Rostushe përmes kalimit kufitar “Strezimir” të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës i vizitoi qytetarët e vendit Restelicë të rajonit të Gorës. “Vizitën e përbashkët në Komunën e Dragashit në Kosovë, ku jetojnë njerëz tanë me qytetarë nga Komuna e Mavrovës – Roshtushe, që e organizuam me Kryetarin e Komunës Medat Kurtovski është aktivitet shumë i rëndësishëm. Vizita në Restelicë hap mundësi të reja për korridore të reja për komunikimin e qytetarëve tanë nga të dy shtetet që është shumë e rëndësishme”, tha Ministri Oliver Spasovski.…
Banorët e Çairit dhe Vizbegut përsëri alarmojnë për ajrin e ndotur në vendbanimin e tyre. Qytetarët thonë se vazhdimisht kundërmon një erë e keqe sikurse kur digjet diçka, dhe ka madje edhe tym që mund të duket në orët e hershme të mëngjesit. “Ka pasë. Më së shumti ka pasë javën e kaluar. Ka qenë shumë një ajër i ndytur. Nuk po mundemi ti hapim as dritaret e asgjë. Ajo ka ndodhur. Dje kam ardhur prej pushimi prandaj nuk e di nëse ka patur edhe ditët e tjera. Vjen era sikur diçka e djegur. Më së shumti ka në mëngjes,…
Iniciativa qytetare “E dua Vodnon” sot mbajti protestë bë Vodno kundër ndërtimit të gazsjellësit. Përkrahësit e iniciativës thanë se beteja e Vodnos ende nuk është humbur duke shfaqur një transparent që shkruante “Ne nëpër Vodno” dhe ku u vendosën mesazhe për mbrojtjen e malit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në opinion flitet se beteja për Vodnon është e humbur, se gazsjellësi e ka patjetër të kalojë nëpër pjesën e këtij mali. Këtu jemi të deklarojmë se beteja ende nuk është humbur dhe të themi se shëndeti i qytetarëve të Shkupit është para betejës për profite, gjegjësisht nga përfitimi i gazsjellësit. Nuk jemi…

