Senatori francez Olivier Cadic, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni realizoi takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilin kanë diskutuar rreth çështjeve aktuale politike. Siç njoftojnë nga Kuvendi, senatori Cadic ka thënë se në Francë ekzistojnë grupe parlamentare që mendojnë se ekziston nevojë urgjente që vendi dhe rajoni sa më parë të anëtarësohen në familjen evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Duke jetuar më tepër se 22 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, shumë mirë e di çka paraqet referendumi për trasimin e së ardhmes së një vendi, dhe shpresoj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë do ta shprehin…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi. Meta përgëzoi Ministrin Ademi për përparimin që po bën Maqedonia, veçanërisht në çështje kyçe që kërkojnë guxim dhe vendosmëri të madhe politike dhe shtetërore. Ai shprehu bindjen se vazhdimësia e kësaj qasjeje do të hapë perspektiva të reja si për zhvillimin e prosperitetin e Maqedonisë, ashtu edhe në marrëdhëniet në rajon. Presidenti çmoi bashkëpunimin dypalësh mes dyvendeve tona, me besimin se agjenda e dakordësuar e Pogradecit do të zbatohet me shpejtësi nga të dy vendet. Kreu i Shtetit çmoi miratimin në Kuvendin maqedon…
Kreu i parlamentit Talat Xhaferi, në prag të fillimit të fushatës së kuvendit për referendumin e 30 shtatorit, pranon se ka vështirësi në komunikimin me grupin parlamentar të VMRO-së. Komunikimi i fundit me ta, ka qenë letra e tij, drejtuar të gjitha grupeve parlamentare të cilët kanë pasur si obligim t’i përgjigjen e të tregojnë se çfarë fushate do të bëjnë. Për Xhaferin, me vetë faktin se VMRO-DPMNE nuk ka pranuar të jetë pjesë e fushatës “pro” referendumit, tregon se është kundër. “Grupet Parlamentare janë deklaruar, 71 prej tyre për fushatën PRO, ndërsa nga kordinatori i grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë konfirmojnë se numri më i madh i shtetaseve të huaja që punojnë në lokalet e Tetovës si këngëtare, valltare dhe kameriere, “profesione” pas së cilave supozohet që ushtrojnë zanatin e prostitucionit, janë nga Shqipëria. Gazeta Lajm ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme se çfarë masa do të ndërmerren për pengim të prostitucionit, pas publikimit të skandalit në emisionin “Fiks fare” në Top Channel, ku shihet qartë se një “Shoqatë Artistike” bën regrutimin e vajzave shqiptare për prostitucion në Maqedoni. “Në mënyrë më intensive në këtë plan, SPB e Tetovës ka…
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) është shprehur pro referendumit që do të zhvillohet në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e emrit, njofton agjencia e lajmeve INA. OBRIE vlerëson se me kalimin e refendumit do të hapet perspektiva euro-atlantike për qytetarët e Maqedonisë. Kjo organizatë thekson rëndësinë e periudhës kohore pas refendumit, ku pritet të hapet procesi i ndryshimeve kushtetuese. “Është koha dhe momenti i fundit që Kushtetuta e Maqedonisë të garantoj një shtet demokratik, i cili respekton të gjitha të drejtat e qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo religjioze. Me ndryshimet kushtetuese duhet të rregullohet…
Nikolla Todorov, deputet i VMRO-DPMNE-së, i cili dëshmoi sot në Gjykatën penale për ngjarjet në Kuvend, tha se më 27 prill, që të mund ta nxirrnin me automjet të ambulancës deputetin e lënduar Ziadin Sela, e kanë maskuar si polic, ndërsa Radmilla Shekerinskën si mjeke. I pyetur nga prokurorja Vilma Ruskoska, ai sqaroi ai se më 27 prill ka qenë në Parlament dhe ka marrë pjesë në mbledhjen konstituive, në të cilën disa prej deputetëve iu bashkëngjitën zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, jashtë vendit në të cilin është dashur të bëhet. “Ne deputetët nga VMRO-DPMNE ishim të tubuar rreth foltores…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurc, njofton Portalb.mk. Ashtu siç njoftojnë nga partia opozitare, në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike, integrimet euroatlantike dhe referendumin për Marrëveshjen me Greqinë, njofton Portalb.mk. “Mickoski, ka theksuar se anëtarësimi i BE-së dhe NATO-s paraqet interesin tonë shtetëror strategjik, ndërkaq VMRO-DPMNE është e hapur për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Partinë Popullore Austriake si parti simotër në korniza të Partisë Popullore Evropiane”, thonë nga partia. Në takim, Mickoski ka thënë se VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin se Marrëveshja me Greqinë është e papranueshme dhe i njëjti…
Qeveria e Maqedonisë i ka kërkuar falje Austrisë pasi kancelari austriak, Sebastian Kurz, është pritur në Shkup me flamur të gabuar- atë të Letonisë. “Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për një dështim të paqëllimtë të protokollit, me rastin e vizitës së kancelarit, Sebastian Kurz në Maqedoni”, është thënë në komunikatën e Qeverisë. Sipas saj, lëshimi është bërë nga shërbimet e protokollit të Qeverisë së Maqedonisë dhe ministrisë së punëve të Jashtme dhe ai ka ndodhur “për shkak të ngjashmërisë së madhe të ngjyrave të flamurit të Austrisë dhe Letonisë”. Kurz u ka bërë thirrje qytetarëve të…
Për 6.2 për qind është zvogëluar numri i të papunësuarve në tremujorin e dytë nga ky vit, ndërsa 2.1 për qind është rritur numri i të punësuarve, këto të dhëna i publikoi sot Enti Shtetëror për Statistika. Sipas të dhënave statistikore, në tremujorin e dytë të këtij viti në Maqedoni ka pasur 954.471 popullsia aktive nga të cilët 755.073 kanë qenë të punësuar, ndërsa 202.398 të papunësuar. Shkalla e aktivitetit gjatë kësaj periudhe është 5.9, shkalla punësimit është 44.9, ndërsa shkalla e papunësisë.
Maqedonia nuk ka parë shumë personalitete të larta politike dhe diplomatë të lartë që nga fundi i luftës në Kosovë në vitin 1999. E kyçur në mes të Greqisë në jug, Bullgarisë në lindje, Shqipërisë dhe Kosovës në perëndim e Serbisë në veri, ish-republika jugosllave me 2 milionë banorë nuk ka qenë opcioni i parë i vizitës për ndonjë lider botëror. Deri më tani. Historitë e suksesit mes politikanëve europianë janë të rralla këto kohë, aq më pak ato të Ballkanit të trazuar. Maqedonia ka shansin të bëhet një histori e tillë suksesi, por vetëm, nëse e ndryshon emrin në…
Zgjidhja e çështjes për emrin është mundlësi e madhe për dinamikën e Maqedonisë dhe tërë rajonit. E përshëndes kompromisin e arritur dhe u bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm dhe të votojnë “për” marrëveshjen dhe “për” perspektivën evropiane të Maqedonisë, theksoi kancelari austriak, Sebastian Kurz në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. “Ai është vendim i çdo individi dhe me të vërtetë nuk është e imja ta bëj vendimin për ndonjë tjetër, por si mik i Maqedonisë dhe si vend anëtar aktiv i BE-së ne do të llogarisim se do të…
Marrëveshja e Prespës i hapë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, shkruan në letrën që presidenti amerikan Donalld Tramp i ka dërguar homologut të tij Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së pavarësisë, 8 Shtatori. “Maqedonia ka shumë arsye që sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike nga Prespa e zgjidhë kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hapë rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në gjithë rajonin. SHBA-të janë të gatshme ta mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e…

