Marrëveshja e Prespës i hapë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, shkruan në letrën që presidenti amerikan Donalld Tramp i ka dërguar homologut të tij Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së pavarësisë, 8 Shtatori. “Maqedonia ka shumë arsye që sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike nga Prespa e zgjidhë kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hapë rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në gjithë rajonin. SHBA-të janë të gatshme ta mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO. U dëshiroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të posaçme”, thuhet në letrën e presidentit Tramp të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Shkup./Alsat-M
Data 27.05.2026
Aktuale
- Abdiu: Qytetarët harxhojnë 3 miliardë euro në vit në bixhoz
- FOTO/ Zjarr në ambientet e godinës së Policisë së Tiranës, alarmi dhe dyshimet për shkakun e vatrës!
- Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu: Largimi i objekteve të lojërave të fatit 500 metra nga shkolla nuk zgjidh plotësisht problemin, por është një fillim i mbarë
- ‘Berisha fshihet pas protestës së studentëve!’ Avokati i VMRO në Tiranë zbulon faktet
- Operacioni Shqipëri-Itali kundër grupit të pastrimit të parave, Eurojust: Goditje e madhe ndaj krimit të organizuar, 12 persona u vunë në pranga
- Nga sot shoferët me kategori “B” mund të ngasin motorë deri në 125 kubikë, këto janë kushtet
- (VIDEO) Ceremonia qendrore e Kurban Bajramit u mbajt në xhaminë Mustafë Pasha
- (VIDEO) Festa e Kurban Bajramit, krerët shtetëror urojnë besimtarët

