Me Republikën e Maqedonisë udhëheq bandë kriminale në krye me kriminelin e amnistuar Zoran Zaev. prej ditës në ditë rritet numri i skandaleve me korrupsion, ku janë involvuar përfaqësues të lartë të kësaj qeverie kriminele. “Buxheti i Republikës së Maqedonisë, paratë e popullit shërbejnë vetëm për pagesën e tenderëve dhe granteve kriminale, për punësime partiake”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti akuzojnë se funksionarët e kësaj, siç thonë ata, Qeverie kriminale nuk punojnë në interes të qytetarëve, por për pasurim personal dhe realizimin e interesave të ngushta partiake në dëm të qytetarëve. “Vetëm në Maqedoninë e Zoran Zaevit,…
Author: Hamdi Kumanova
Ish ministri Mile Janakieski i cili nga dita e premte përsëri gjendet në burgun e Shuto Orizares dhe që njoftoi se do të bëj grevë uroi, siç thonë nga drejtoria e burgut, që nga dita e hënë ka pranuar ushqim, ujë dhe veshje nga shtëpia e tij. Nga kjo drejtori thonë se gjendja shëndetësore dhe psikike e Janakieskit është stabile, por nuk e dinë nëse ish ministri ka vazhduar me grevën e urisë apo ushqehet nga ajo që i dërgojnë nga shtëpia. Avokati i Janakieski, Elenko Milanov, për ‘A1on’ dje tha se arsyeja për grevën e urisë është vendimi i…
Kirijakos Micotakis ka dalë me qëndrim të qartë, vendi ka vazhdimësi, Greqia nuk mbështet revizionizëm të marrëveshjeve, thotë deputeti i Demokracisë së Re Nikos Dendias në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT, duke u përgjigjur në pyetjen – si ministër i ardhshëm i mundshëm i Punëve të Jashtme të Greqisë, si do ta quante vendin fqinj – Maqedonia e Veriut apo Shkupi? Dendias sqaroi se ata si parti atë që do të dëshironin ta bënin është të arrijnë ndryshime në disa dispozita përmes, siç tha, “negociata me palën tjetër”. “Ekzistojnë çështje për gjuhën dhe kombësinë apo shtetësinë, si të doni…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thitë se në Poznan të Polonisë, aty ky mbahen takimet në kuadër të procesit të Berlinit, ka siguruar financues për rrugën Shkup-Bllacë. “Si koordinator i projektit për zbatimin të autostradës Shkup-Bllacë, më paraqet kënaqësi të veçantë që në konferencën vijuese për Ballkanin Perëndimor në kuadër të ‘procesit të Berlinit’ në Poznan Të Polonosë, mes tjerash siguruam edhe bashkëfinancim për autostradën Shkup-Bllacë prej 26.7 milionë eurove, mjete të WBIF”, shkruan Osmani në rrjetin e tij social në ‘Facebook’. Austrada ‘Arbën Xhaferi’ në Kosovë u lëshua në përdorim në fund të muajit maj. Në ceremoninë solemne…
Dje në orën 11:30 është raportuar se në rrugën rajonale për në fshatin Koreshnicë të Demir Kapisë, E.E (62) duke drejtuar traktorin pa tabela regjistruese ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Personi me inicialet E.E (62) ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit policor Negotinë./Telegrafi/
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dje ka realizuar takim me zv/sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Antonio Missiroli. Siç thuhet në kumtesën e publikuar nga Kuvendi, Xhaferi ka shprehur bindjen se me këtë dinamikë të nënshkrimit të protokolleve nga parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, pritet që finalizimi i procesit për anëtarësim të plotfuqishëm të përfundohet deri në fund të këtij viti. “Kryetari Xhaferi shprehu pritjen se në këtë procedurë të ndërlikuar do të kemi ndihmë profesionale dhe teknike dhe mbështetje nga strukturat e specializuara të NATO-s, por edhe nga vetë vendet-anëtare të NATO-s, si në mbrojtjen…
Qytetarët e interesuar për realizimin e së drejtës për pension social në lartësi prej rreth 6.000 denarëve tashmë u janë drejtuar qendrave për punë sociale në shtet me qëllim që të informohen se çfarë dokumentesh u nevojiten që të mund të realizojnë këtë të drejtë. Kompetentët në qendrat shprehen se interesi është i madh, dhe se gjatë këtij muaji pritet që qytetarët të kompletojnë dokumentacionin e duhur dhe të dorëzojnë kërkesa. Atëherë, shprehen ata, do të duhet të dihet numri i qytetarëve që do të mund të realizojnë këtë të drejtë, ndonëse fillimisht është parashikuar se këtë do të mund…
Me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen e ekspozitës së fotografive „Kina në sytë e mi“ sot në BUK „Shën Kliment Ohridski“ – Shkup. Ministri Ismaili në fjalimin e tij para të pranishmëve, , me rastin e përvjetorit të madh dhe të rëndësishëm dërgoi urime për ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Li Shjen. Ai theksoi se opinioni i Maqedonisë gjithnjë me ngazëllim i ndjek përmbajtjet kulturore të cilat vijnë nga RP e Kinës, dhe shpreson se edhe në të ardhmen do të…
Shefi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në presidencë priti ambasadorin rus Sergej Bazdnikin. Nga kabineti i Presidentin kumtojnë se midis tyre janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, por janë shqyrtuar edhe mundësitë për kontakte intensive në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Në këtë takim është konstatuar nevoja e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike duke pasur parasysh faktin që Rusia është partner i rëndësishëm ekonomik tregtar i vendit. Gjithashtu në takim në takim janë dhënë informacione për ngjarjet aktuale në dy shtetet dhe në rajon.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vizitojnë pa viza 123 vende të botës, tregon raporti për vitin 2019 i konsultës zvicerane “Henley and partners”. Pasaporta e Maqedonisë sipas indeksit të “Henley and partners” është radhitur në vendin e 46 në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pasaporta më e fuqishme e vendeve të rajonit është e Greqisë, e cila është vendosur në vendin e gjashtë dhe me të pa viza mund të udhëtohet në 183 shtete. Me pasaportën e Sllovenisë mund të udhëtohet pa viza në 179 vende, me të Bullgarisë në 168, të Kroacisë 167, të Serbisë 131, të Malit…
Agjencia për Veprimtari Audio dhe Audio-vizuele ka reaguar ndaj paralajmërimit të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski se do të ngrejë padi për shpifje dhe ofendim ndaj mediave që kanë publikuar audio-incizimin kundër tij. Nga Agjencia i kujtojnë atij Deklaratën e Këshillit të Evropës për lirnë e debatit politik në media ku thuhet se funksionarët publik duhet të pranojnë se do të jenë lëndë e mbikaqyrjes dhe kritikës publike, veçanërisht përmes mediave në aspekt të mënyrës se si i kanë kryer ose i kryejnë funksionet, në atë masë saqë është e nevojshme për sigurimin e transparencës dhe kryerjes me…
10 përqind e fëmijëve shpenzojnë më shumë se 9 orë në ditë duke qëndruar në internet, 41,2 përqind nga 2 deri në 5 orë, ndërsa nga 2 orë 36,1 përqind, tregon anketa e Agjencisë për komunikime elektronike, e kryer nga 23 deri më 31 maj. 56 përqind e familjeve me fëmijë të vegjël që qasen në internet nuk janë të vetëdijshëm se ekziston një program për kontroll prindëror që u mundëson fëmijëve qasje të sigurt në internet. Program të tillë e kanë të instaluar vetëm 8 përqind të familjeve që janë të vetëdijshëm se ekziston. Më shumë se gjysma (54%)…

