Agjencia për Veprimtari Audio dhe Audio-vizuele ka reaguar ndaj paralajmërimit të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski se do të ngrejë padi për shpifje dhe ofendim ndaj mediave që kanë publikuar audio-incizimin kundër tij. Nga Agjencia i kujtojnë atij Deklaratën e Këshillit të Evropës për lirnë e debatit politik në media ku thuhet se funksionarët publik duhet të pranojnë se do të jenë lëndë e mbikaqyrjes dhe kritikës publike, veçanërisht përmes mediave në aspekt të mënyrës se si i kanë kryer ose i kryejnë funksionet, në atë masë saqë është e nevojshme për sigurimin e transparencës dhe kryerjes me përgjegjësi të funksionit. Në reagim me shkrim thuhet se nëse funksionarët ose kushdoqoftë vlerësojnë se janë dëmtuar përmes publikimit të një informate të gabuar, të rrejshme ose jo të plotë, atëherë duhet që fillimisht të kërkojnë publikimin e korrigjimit ose përgjigjes për informatën e publikuar dhe jo të zgjedhin padinë si parë të parë. Paditë e këtilla sipas Agjencia paraqesin cënim të lirisë së informimit dhe lirisë së mediave./SHENJA/
Data 02.10.2026
Aktuale
- Përleshje e dhunshme në hotelin e Cyrihut: Një 24-vjeçar nga Kosova në gjendje të rëndë
- Marrëveshja për presidentin: Kurti njofton për komunikimet vendimtare
- Mickoski: Inteligjenca artificiale është teknologjia e së ardhmes, Maqedonia duhet të jetë pjesëmarrëse aktive
- Dita e 125 e protestës, qytetarët sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
- Heroizmi në ajër: Si pasagjerët shpëtuan fluturimin FZ1073 nga një tragjedi
- Nismë e përbashkët e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, me mbështetjen e BE-së për regjistrimin e Liqenit të Prespës UNESCO
- Kërcënon bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 51 vjeçari nga Pallatica
- 35 vjeçari nga Çegrani kërkohej nga Prokuroria dhe Krimit dhe Korrupsionit, dërgohet në paraburgim



