Author: Hamdi Kumanova

Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, Maqedoni është një hap para për tu bërë anëtare e NATO-s. Çekia tashmë njoftoi se të hënën do të kërkojë nga Maqedonia ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin në NATO. Më pastaj protokolli do të miratohet te 39 Kuvendet e shteteve anëtare, duke filluar nga Greqia. Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski thotë se ratifikimi është sinjal i mirë për gjithë rajonin dhe është moment historik në të gjitha parametrat. Për deklaratat e kryetarit të opozitës greke “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, se kur do të bëhet kryeministër do ta bllokojë…

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emanuel Makron përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek të premten, njofton Faktor. “E përshëndes votimin për marrëveshjen e Prespës. Është një shembull kuraje dhe uniteti për Evropën”, tha Makron në një mesazh në Twitter të premten vonë. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drion gjithashtu uroi për rezultatin e votimit.

Lexo më Shumë

Maqedoninë e pret rrugë e gjatë në mënyrë që të fitojë arsim cilësor në shkollat publike fillore dhe të mesme. Paralajmërime për reforma ka, por implementimi i tyre kërkon kohë.  Kështu për shembull, modeli i ri për arsim fillor më cilësor, prej klasës të 1-rë deri në klasën e 3-të, duhej të fillonte vjet, por përveç paralajmërime, implementim konkret ende nuk ka, njofton RadioMof. “Shkaqe ka edhe objektive edhe subjektive. Objektivet lidhen me ndryshimin e tërësishëm të kabinetit të ministrit. Një ministër u largua me gjithë ekipin e tij, erdhi një ministër tërësisht i ri, me gjithë ekipin e tij. E…

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 në ora 14.00 në rrugën “Vanco Prke” në Shtip gjatë kontrollit te I.G.(45) nga Shtipi te ai është gjetur heroinë, transmeton Almakos. I.G. është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 në ora 00.50 është paraqitur në polici prishja e rendit publik nga përleshja fizike në rrugën “Dimitrija Lazarov” në Kocani midis A.P.(37) nga Kocani nga njëra anë dhe Z.F.(51) dhe S.J.(56), dytë nga Kocani, nga ana tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 rreth orës 15.25 është lajmëruar në polici se në rrugën “Revolucionarët maqedonas” në Probishtip në shtëpinë personale është gjetur i vdekur M.T.(52), transmeton Almakos. Sipas njohurive fillestare, vdekja është shkaktuar si pasojë e helmimit nga një bombolë gazi. I vdekuri M.T. është gjetur nga vëllai i tij B.T.(55), i cili kur është futur në hapësirë njashtu e ka humbur vetëdijen, ku me ndihmën e familjarëve tjerë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Shtip ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar…

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 në ora 23.50 në Shkup është lajmëruar se në një bastore sportive në bulevardin “Aradhat Partizane” dy persona të panjohur duke u kërcënuar ndaj të punësuarit D.S.(22) nga fshati Vrutok ia kanë vjedhur fitimin ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë