Në Strugë filloi Edicioni i 28-të i Festivalit Ndërkombëtar të këngëve dhevalleve të stilizuara të popullit shqiptar „Këngë jeho“. Festivalin e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e vetpara mysafirëve të pranishëm theksoi se zhvillimi i një kombi matet me ngjarjet kulturoredhe se pikërisht ky festival, i cili me vite të tëra i bart vlerat tradicionale dhe kulturore,është njëri nga festivalet më të rëndësishme për qytetin e Strugës. Ky është viti i 28-të me rrallë se si Struga është organizatore e festivalit të artitfolklorik shqiptar „Këngë jeho”. Kjo i bie se ky festival tashmë…
Author: Hamdi Kumanova
Apelit për ndihmë për gjetjen e të zhdukurit Lutfi Tairi që nuk flet por dëgjon gjithçka iu janë përgjigjur qytetarët e ndryshëm. Si rezultat ai është gjetur shëndosh dhe mirë dhe është kthyer te familjarët e tyre. Me këtë rast familjarët falëminderojnë mediet dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin./Almakos
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, e cila ka qenë për vizitë pune në Komunën e Kërçovës, u takua me kryetarin e komunës Fatmir Dehari, me të cilin biseduan për disa çështje në sferën e mbrojtjes sociale në nivel lokal. Qëndrimin në Kërçovë, ministrja e ka shfrytëzuar që ta vizitojë edhe kopshtin e sapondërtuar për fëmijë dhe të takohet me të punësuarit në Qendrën për punë Sociale. “Me reformën sociale mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët tanë më të prekur. Të punësuarit në qendrën e Kërçovës janë profesionistë dhe të motivuar dhe me përgjegjësi e zbatojnë reformën…
APEL PËR NDIHMË: Sot sapo ka dal nga spitali i Shkupit që në mëngjes është humbur pa gjurmë, Lutfi Tairi (23.05.1941). Ai nuk flet por ndëgjon gjithçka. Luten të gjithë ata që e kanë parë le të lajmërohen në numrin: 070 872 106.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot pati takim me drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kongresit Popullor të Kinës, He Jiting Siç bëri të ditur Kabineti i Xhaferit, në takim janë përshëndetur marrëdhëniet miqësore të cilat po zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit reciprok të sovranitetit, integritetit territorial dhe barazisë të të dyja vendeve. Drejtori He informoi për punën e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore, si një nga dhjetë komisionet të Kongresit Popullor të Kinës, i cili merret me çështjet e punësimit, mbrojtjes sociale, sigurisë në punë, mbrojtjes së…
Pas bekatonizimit të tërësishëm të rrugës së “UÇK”-së vazhduam me rregullimin e tërësishëm e trotoareve, ndërtimit të kanalit të ujit, mbjelljen e pemëve, vendosjen e pajisjeve urbane, shtypjen e sinjalizimit horizontal dhe vizëbardhave, vendosjen e anësoreve dhe asfaltimin e tërësishëm të rrugës. Kjo rrugë ishte shkatruar tërësisht nga vërshimet e vitit 2015. Me asfaltimin e rrugës në pjesën e poshtme, përfundohet cikli i asfaltimit të tërërësishëm të dy Reçicave bashkë me rrugën “172”. Vendosja e ndriçimit publik gjithashtu do të kontribojë në rrumbullaksimin e gjithë investimit infrastrukturorë, në këtë vendbanim mjaftë të rëndësishëm të bashkësisë sonë. Bashkë na presin edhe…
Tani për tani Ohri nuk do të shpallet për zonë të rrezikuar, por UNESKO u ka dhënë autoriteteve të Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t’i zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore. Kështu është vendosur në sesionin 43 që mbahet në Baku, Azerbejxhan, njofton RadioMof. “Qeveria deri më 1 shkurt 2020 duhet t’i parashtrojë Komitetit për trashëgimi botërore raport të ri për ruajtjen e pronës, që të shqyrtohet nga Komiteti për trashëgimi botërore, në sesionin e 44 në viti 2020, me mundësi që nëse konstatohet rrezik mbi vlerën e saj universale, të futet në listën…
U lajmërua krimineli në arrati Nikolla Gruevski i cili ka vjedhur gjysmën e autostradës Milladinovci – Shtip, sepse përderisa VMRO-DPMNE ishte në pushtet nuk është përfunduar as 50 për qind e asaj rruge. Suksesi i vetëm i kriminelit të dënuar Gruevski në infrastrukturë janë provizionet milionëshe që i ka dakorduar me dorën e tij të djathtë, Mile Janakievski. Shkaku i interesave kriminale të familjes, shkaku i paaftësisë së VMRO-DPMNE-së janë lënë shumë lëshime që i kanë kushtuar popullit qindra miliona euro shtesë. Me tejkalimin e lëshimeve përfundimisht u ndërtua autostrada Milladinovci – Shtip, edhe autostrada e provizioneve Kërçovë – Ohër…
Nuk shtyhet dënimi me burg për biznesmenin Sead Koçan. Kështu ka vendosur sot gjykata penale pas kërkesës së tij të mos dorëzohet në burg më 17 korrik, datë kjo kur duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg prej 4 viteve e 8 muajve për rastin e PSP-së “Trust”, njofton Alsat M. Sipas këtij vendimi më të ri të Gjykatës Penale ai do të duhet të dërgohet në burg vetëm pas dy javësh. Me këtë aktvendim është parashikuar që konfiskohet edhe 17 milionë euro aq sa ishte tenderi nga ELEM-i.
Banorë të lagjes Hasanbeg të Shkupit sot protestuan me kërkesat për zbardhjen e rastit të vrasjes së Harun Aliut- komandant Kushtrimit. Bashkëvendasit e Harun Aliut kanë drejtuar thirrje kundër partisë në pushtet, ndërsa të ngjajshme ishin edhe pankartat e protestës.
Rritet numri i qytetarëve që nuk u janë transferuar paratë nga Fondi Pensional drejt shtyllës së dytë MAPAS. Nga vlerësimet e para numri kishte prekur dikur rreth 12.000 qytetarë, mirëpo pas vlerësimeve të fundit ky numër ka arritur rreth 14.000 persona. Për të dëmshpërblyer, shteti nga Buxheti ka transferuar rreth 18 milionë euro në fondet private pensionale. Skandalin fillimisht e kishte zbuluar ministrja Mila Carovska dhe kishte ngritur padi penale kundër kryerësve të panjohur në Fondin Pensionë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mirëpo më pas paditë ishin hedhur poshtë nga Prokuroria. Vlerësimet e Ministrisë ishin se bëhet fjalë për rreth…
Ministresha e Drejtësisë në Maqedonisë, Renata Treneska Deskoska thotë se nuk është folur në asnjë moment me OBRM-PDUKM-në për zëvendësues të Katica Janevës në krye të PSP-së pasi këtë e vendos Këshilli i Prokurorëve Publik. “Në bisedime deri tani nuk është folur për Katica Janevën. Nuk lodhemi kush do të jetë, do të jetë Katica, Fatimja apo Lençe, ose dikush tjetër. Ne nuk kemi të drejtë të zgjedhim pasi ne nuk jemi Këshilli i Prokurorëve Publik. Do të shohim konkurrimet dhe kë do të zgjedhin ata” ka thënë mes tjerash Deskoska. Ajo gjithashtu ka theksuar se do të presin propozim…

