Author: Hamdi Kumanova

Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, e shënuan 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nderë të 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, në ambientet sportive të Universitetit të Tetovës, studentët e kulturës fizike zhvilluan një ndeshje në beach volley. Kryetari i Parlamentit Studentor, Islam Imeri tha se studentët e Universitetit të Tetovës me shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shprehin falënderimet e tyre ndaj popullit amerikan për mbështetjen e tyre të parezervë që i kanë dhënë popullit shqiptar. Siç tha…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka nënshkraur vendimin për riemërimin e Armatës së Maqedonisë. Emri i ri do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut. Armata e Maqedonisë së Veriut është emri i ri i ushtrisë së vendit. Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se dje ka nënshkruar vendimin për riemërim. Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme Armata duhet të furnizohet me uniforma që do të përmbajën emrin e ri. Ndryshe, rreth mosndryshimit të shkurtesës ARM, muajin e kaluar në një takim të përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë dhe NATO-s kishte reaguar Greqia. “Dje nënshkrova dekretin…

Lexo më Shumë

Laboratori hulumtues i reporterëve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar sot storjen hulumtues të radhës ku tregon se si realizohen punësimet e zyrtarëve të lartë qeveritarë të përbërjes aktuale LSDM – BDI, por edhe partive tjera të koalicionit. Vëllezërit, motrat, dhëndërit, baxhanakët, vjehrrat, të dashurat përbëjnë listën e gjatë të punësimeve prioritare që realizohen nga pushtetarët aktual. Sipas Laboratorit hulumtues, së fundi këto kategori janë më të preferuarit për punësime, ndërsa shumë më pak aktivistët partiak. Në hulumtim përmenden nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski që punësoi djalin, ministri Kreshnik Bekteshi që punësoi motrën, deputetja Mira Stojçevska që punësoi djalin, deputeti…

Lexo më Shumë

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të dërgojnë ekipe të përbashkëta në Poloni dhe në Britaninë e Madhe, që të shkëmbejnë përvoja në organizimin e presidencës së përbashkët të Procesit të Berlinit që Sofja dhe Shkupi ndërmarrin gjatë vitit 2020. Për këtë janë marrë vesh në takimin e punës në Poznan të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe ministrit shtetëror britanik për Evropë, ser Alan Dankan. Në takimin në të cilin mori pjesë edhe ambasadori Viesllev Tarkan, koordinator i Procesit të Berlinit të…

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme i Kuvendit të madh popullor të Turqisë (TBMM) dha dritë të gjelbërt që Propozim-ligji për Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO të vendoset në rend të ditës së Parlamentit për ratifikim, njoftoi Anadolia. Komisioni mbajti mbledhje nën udhëheqjen e kryetarit të tij, Volkan Bozkir, i cili është deputet i partisë AK-së në Kuvendin turk. Në seancën janë shqyrtuar 10 propozim ligje, prej të cilave tetë janë miratuar, mes të cilave edhe Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryetari i TBMM-së, Mustafa Shentop, gjatë vizitës së…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Orce Kamçev sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për lëndën “Tortura” në lidhje me arrestimin e Ljube Boshkoskit në vitin 2011, me thirrje të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). “Kam folur me shumë njerëz, ndoshta edhe ju keni folur shumë atë ditë, njejtë si edhe gjykatësja. Nuk është e ndaluar të flitet për krim” ka thënë Kamçev në gjykatë. Ai nuk i ka pranuar bombat si autentike. “Për mua këto biseda nuk janë autentike. Ato mund të kishin qenë të ngjitura, prera apo të montuara” ka shtuar Kamçev. Sasho Mijallkov, i akuzuar në këtë lëndë nga PSP, dhe Kamçev si…

Lexo më Shumë

Senada Sali është ish-studente e sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski. Ajo tani punon si juriste në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve, megjithatë thotë se është e zhgënjyer nga ish-profesori i saj për të cilin thotë se nuk ka menduar se mund të ketë stereotip për romët. “Megjithatë publikimi i bisedës m’i hapi sytë mua dhe shumë miqve të tij, siç deklaron edhe ai vetë se ka milion miq romë. Faktikisht edhe zyrtarët shetetërorë që janë pjesë e kësaj qeverie ende kanë stereotipe të mirë grumbulluara për bashkësinë rome dhe lirisht mund të na quajnë ‘ciganë’ ”, u…

Lexo më Shumë

Ministri i ekonomisë në Gjermani, Peter Altmaier ka folur për rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke thënë se ka përparim të dukshëm por duhet të fuqizohet lufta kundër korrupsionit. “Edhe pse ka përparim të dukshëm, ende nuk janë mbushur kriteret e kërkuara, që këto dy shtete të anëtarësohen në BE” tha sot Peter Altmaier në konferencën e përbashkët në Poznan të Polonisë. “Bashkimi Evropian duhet që të sjell vendim me një zë dhe kjo është që ne e kemi si ide për dy vendet. Si ministër ekonomie, kërkoj stabilitet ekonomik tek të gjithë shtetet e kësaj bashkësie.…

Lexo më Shumë

Që nga mesi qershorit, dhe përgjatë dy muajve në vijim, në rajonin më të gjerë të Pollogut, janë duke u organizuar numër i madh i dasmave, si dhe ahengjeve tjera familjare. Njëjtë sikurse viteve të kaluara, më shumë ose më pakë, ahengjet e këtilla janë karakterizuar me prishje të kohë pas kohshme, të rendit dhe qetësisë publike, në të shumtën e rasteve me krisma të armëve të zjarrit, ose me lëshim të paautorizuar të fishekzjarrëve, dhe përdorime të mjeteve të ndryshme piroteknike, që deri kanë rezultuar me persona të lënduar, vetura dhe prona të dëmtuara. Sektori për punë të brendshme…

Lexo më Shumë

Mënyra e pagesës elektronike të pikë pagesave rrugore nëpër Maqedoni ka filluar me punë. Mirëpo njëra ndër pyetjet më të shpeshta ishte se ku mund të gjenden dhe pikë shitjet e kartelave. Mirëpo për momentin kartelat mund të blihen vetëm në qendrat e kontrollit të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore që gjendet në pikë pagesën rrugore në Petrovec. Munden të blihen me 300 denarë kredi, ndërsa mbushja bëhet sipas dëshirës. Është lehtësim i madh se mund të mbushën edhe nëpërmjet internetit. Janë parashikuar edhe zbritje të cilat arrijnë deri në 7%. Së shpejti do të furnizohen të gjitha pikë pagesat…

Lexo më Shumë

Institucionet e Maqedonisë së Veriut besojnë se udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian do të angazhohen për realizimin e synimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e BE-së. K ryeministri Zoran Zaev tha se Shkupi është optimist, se edhe me drejtues të rinj të BE-së, nuk do ta humb perspektivën dhe gjasat për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. “Besoj se të gjitha këto emërime mund të jenë në interes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjitha vendet kandidate, sa i përket perspektivës së ardhshme të BE-së”, ka theksuar Zaev.…

Lexo më Shumë

Ndërmerren masa maksimale në periudhë më të shpejtë të sanohen hekurudhat dhe të lëshohet qarkullimi hekurudhor afër Kumanovës, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Zoran Sugareski, duke komentuar gjendjen pas aksidentit të djeshëm me daljen nga binarët të dhjetëra vagonëve transportues afër stacionit hekurudhor në Kumanovë. Lidhur me modernizimin, Sugareski theksoi se kërkohet mënyrë si të sanohen borxhet e mëdha në transportin hekurudhor, pastaj në mënyrë shtesë të investohen një pjesë e mjeteve me të cilat duhet të bëhet qarkullimi. “Përpjekjet maksimale do të bëhen jo vetëm në pjesën e transportit, por edhe në pjesën e infrastrukturës. Hekurudha Manastir…

Lexo më Shumë