Author: Hamdi Kumanova

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, me propozim-ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike, thonë se nuk do të kërkojnë amnisti për funksionarët e akuzuar, ndërkaq do të propozojnë procedurë, sipas të cilës do të ndërrohet ekipi aktual i PSP-së, në krye me Katica Janevën, njofton Portalb.mk. “Absolutisht që propozojmë ekip të ri të PSP-së, askush nuk është i përjetshëm. Në një shtet demokratik, në një institucion të tillë çdokush duhet të jetë subjekt i zgjedhjes dhe rizgjedhjes. Përjetësi ka pasur në shoqërinë feudale. Në do të propozojmë proces të ri, se kush do të zgjedhet ajo është tjetër punë”, thotë për Portalb.mk,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore ka hedhur poshtë padinë penale kundër ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-MIlevska, kundër ish-zv.ministrit dhe udhëheqësit në ministri, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Siç njoftojnë nga Prokuroria, padia e Ministrisë së Financave – Drejtorisë së Policisë Financiare, nuk ka bazë. “Duke vepruar sipas padisë penale, prokurori kompetent ka marrë në pyetje të paditurit, ndërsa është kryer edhe analizë në raportet e punës së Ministrisë së Kulturës për disa vite. Në gjitha raportet nuk është konstatuar parregullsi në aktivitetet dhe transaksionet financiare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Ata shtojnë se kanë pasur edhe fakte tjera mbi të cilat prokurori…

Lexo më Shumë

Drejtori i arsimit special i Komunës së Uskudarit nga qyteti i Stambollit, Ishak Aslan, i shoqëruar nga drejtori i shkollës speciale për Aftësim Profesional Special, profesor Ahmet Yalçın Hocaoğlu dhe zëvendësdrejtori Hüsein Inözü, më 1 korrik 2019, realizuan një vizitë pune në Universitetin e Tetovës. Gjatë qëndrimit të tyre në Universitetin e Tetovës, ata u takun me Prorektorin për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili, Dekanin e Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Fadbi Osmani, Prodekanin për arsim, Prof. Dr. Buniamin Memedi, si dhe profesorë të Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit. Prorektori për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili i falënderoi ata për…

Lexo më Shumë

Konstruksioni i fundit i porositur dhe realizuar nga kuzhinat në pallatin e bardhë dhe “kurirat” e tyre është totalisht i zbardhur (zbuluar), nuk ka asnjë dakordim tenderi për M-Nav, kjo është një nga shumë lajmet e rrejshme të VMRO-DPMNE-së. Faktet për këtë rast ua rikujtuan qytetarëve paaftësinë e VMRO-DPMNE-së, nepotizmin dhe skemat e tyre të dyshimta. Mbi pesë vite e gjysmë, VMRO-DPMNE nuk ka qenë e aftë të siguroj pajisje të reja për qiellin e Maqedonisë. Ka shkuar deri atje papërgjegjësia, sa që të cenohet siguria e qytetarët, siguria në qiellin tonë. Në mesin e atyre që janë direkt të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev tani për tani nuk do të kërkojë dorëheqje nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, për M-NAV. Siç deklaro sot, fillimisht duhet të shqyrtohen pasojat e të gjithë “ngjarjes”, dhe pastaj të merret vendim. Rashkovski, theksoi Zaevi, i përmbush të gjitha obligimet e punës, ndërsa edhe publikisht kërkoi ndjesë për rastin. Lidhur me “fshesën” e paralajmëruar, kryeministri informon se të martën, më 9 korrik, do të mund të merren edhe vendimet e para. Ndërrime do të ketë me siguri në 20-25 vende, të drejtorëve dhe te udhëheqësit e njësive rajonale. Zaevi, tha, dëshiron t’i dëgjojë edhe…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji nesër do të debatojë për situatën aktuale në pjesën e komunikacionit rrugor dhe hekurudhor. Kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturoska për MEDIAL-n tha se kërkesa u është drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe se në seancën e cila do të caktohet për në orën 12 do të diskutohet për gjendjen në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor. Komunikacioni ajror nuk do të vihet në rendin e ditës së seancës së nesërme të Komisionit. Sipas Zaturoska, në seancën e Komisionit do të thirren përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, drejtorët e NP Rrugë Shtetërore dhe Hekurudhat…

Lexo më Shumë

Siç njoftoi sot Qendra për komunikime qytetare në vend ka gjithsej 183 automjete të ambulancës që shërbejnë në 47 institucione shëndetësore. Ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion. Por OpenData Maqedoni ka nxjerrë një fakt shumë interesant që është i dhimbshëm për gjendjen në Maqedoni. Në Maqedoni ka gjithësejt 2645 vetura zyrtare dhe numri i tyre rritet në çdo periudhë. Në krahasim me veturat e Ndihmës së shpejtë, krijohet përshtypja se shteti punon vetëm për zyrtarët e shtetit. 14 herë më shumë investohet në komoditetin e zyrtarëve sesa në nevojat e spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Shpeshherë qytetarët ankohen se…

Lexo më Shumë

Akademia Ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostolski” në suaza të Ministrisë së Mbrojtjes, sot ka shpallur Konkurs për regjistrimin e  dëgjuesve  për aftësim profesional dhe avancim në fushën e aviacionit për nevojat e Armatës. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dëshirë të bëhen pilotë ushtarakë dhe të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve (të cilët kanë marrë të paktën 180 kreditë sipas EKTS) dhe të mos jenë më të vjetër se 28 vjet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme më së voni deri më 1 gusht të vitit 2019 në Akademinë Ushtarake, Kazerma…

Lexo më Shumë

Digjitalizim të tërësishëm të sistemit për menaxhim me kriza në shtet do të mundësojë zbatimi i NICS – Next Generation Incident Command System – NATO SPS Projekt (Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente), projekt i siguruar me mbështetje nga SHBA-ja dhe NATO-ja. Drejtori i QMK-së Agron Buxhaku, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me rastin e promovimit të sistemit theksoi se me këtë projekt të madh avancohet i gjithë sistemi për menaxhim me kriza me teknologji moderne edhe atë falë NATO-s i cili në këtë mënyrë tregon se nuk është vetëm Aleancë për siguri klasike…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim pune me Artur Le Gal, drejtor i KEA European Affairs, qendra kërkimore politike ndërkombëtare e specializuar për kulturë, industri kreative dhe sport. Ministri i Kulturës, Ismaili, i potencoi përpjekjet e mëdha që vendi i bën në fushën e industrive kreative dhe e ndau rëndësinë që këto industri e kanë ndaj shoqërisë dhe ekonomisë. Qëllimi i takimit ishte të potencohet karakteri multidisiplinar i industrive kreative, të ndahen përvojat nga puna e bërë në fushat e ndryshme të veprimit kulturor dhe kreativ në rajon dhe të thellohet bashkëpunimi. KEA European Affairs me seli në Bruksel…

Lexo më Shumë

Në kuadër të procesit të Berlinit liderët e Ballkanit perëndimorë do të takohen në datat 4 dhe 5 korrik për samitin e përvitshëm, në Poloni. Ky është takimi i pestë i nivelit të lartë që do të pasohet me një periudhë reflektimi dhe vlerësimi të rezultateve. Në këtë rast kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në një intervistë për Euronjus u shpreh se vendi i tij meriton negociatat me Bashkimin Europian. Në samitin e Ballkanit perëndimor në Poznan në Poloni tema kryesore është pikërisht ajo e emërimeve në postet më të larta të Bashkimit Europian. Ndërsa diskutimi i dedikuar…

Lexo më Shumë

Më datë 01 korrik, rreth orës 19 e 30 minuta në Stacionin Policor në Gostivar, është denoncuar se në shtëpinë e tij familjare, në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, është gjetur pa shenja jete 80-vjeçari A.H. Vdekja e të moshurit është konstatuar nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë, por në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja dhune, njoftojnë nga policia Nga ky nivel sqarojnë se inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga Stacioni Policor- Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit është dorëzuar për…

Lexo më Shumë