Author: Hamdi Kumanova

Policia mbrëmë në territorin e Shkupit ka sanksionuar 81 shoferë motorësh për shkak të shkeljeve në komunikacion, informon Ministria e Punëve të Brendshme. “Në periudhën prej orës 20 më 6.7. 2019 deri në orën 1 të 7.7.2019 Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka zbatua aksion kontrolli për kundërvajtje të shoferëve të motorëve. Gjatë kësaj, janë bërë 81 kundërvajtje nga shoferë të motorëve dhe janë dhënë 78 urdhër pagesa kundërvajtëse dhe tri urdhër pagesa të mandatit”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Nga Ministria shtojnë edhe se janë zbuluar edhe 43 shkelje të tjera për…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “investimet kapitale janë në nivelin më të ulët në historinë e Republikës së Maqedonisë. Paaftësia e Zaevit shkon deri te ajo që nuk mund t’i përfundojë projektet që OBRM-PDUKM i nisi”. “Zaev harroi për 600 kilometra austradë të premtuara, 550 kilometra rrugë rajonale dhe 1,110 kilometra rrugë lokale që i premtonte para zgjedhjeve para dy viteve”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se këto projekte që Zoran Zaev dhe ministrat e tij lavdërohen janë të OBRM-PDUKM-së dhe se ky fakt nuk mund të kontestohet për shkak se qytetarët…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes nëpërmjet një video të publikuar thotë se do të punojë në përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. “Tashmë 25 vite punoj si diplomat amerikan në promovimin e sigurisë, zhvillimit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe dallimeve, sundimit të së drejtës dhe tregjeve të lira. Jam e gëzuar që këtë punë do ta vazhdoj në Maqedoninë e Veriut. SHBA-të janë krenar për miqësinë e fuqishme me njerëzit nga Maqedonia e Veriut. çmojmë guximin dhe profesionalizmin…

Lexo më Shumë

Reparti i parandalim pranë SPB Shkup nga sot fillon me fushatën për aktivitete parandaluese për realizimin e fushatës “Verë pa zjarre” Fushata është në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit dhe Brigadës kundër zjarrit të Bashkisë së Shkupit, Kryqit të Kuq, ndërsa aktivitet do të realizohen në mënyrë që zyrtarët policorë të realizojnë takime me vizitorët rekreativ të ‘Parkut në Vodno”, në mënyrë të rastësishme do të përzgjidhen edhe automjete ndërsa shoferëve do t’u përmenden për rreziqet e shfaqjes së zjarreve dhe dëmet nga shfaqja eventuale e zjarrit në hapësira të hapura. Nga ana e Brigadës kundër zjarrit të Bashkisë së…

Lexo më Shumë

Në stacionin policor në Prilep sot në orën 00:45, 22 vjeçarja ka paraqitur dhunim nga ana e personit E.A nga fshati Debreshte, me të cilin më herët ka qenë në lidhje dashurie. Nga MPB njoftojnë se E.A është privuar nga liria për shkak të denoncimin. Stacioni policor në Prilep po ndërmerr të masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Partnerët e koalicionit do të dakordohen rreth drejtorëve të rinj dhe udhëheqësit e njësive rajonale nga ditë e hënë. Partitë më të vogla shpresojnë se ashtuquajtura ‘fshesa’ nuk do të përfshijë kuadrot e tyre. Sipas paralajmërimeve pas ndërrimit të ministrave, ‘fshesa’ do të vazhdojë të martën më 9 korrik kur do të merren vendimet e para për ndërrimin e funksionarëve të tjerë. Ndryshimi i ministrave dhe ndryshimi i paralajmëruar i drejtorëve, sipas qytetarëve nuk do të sjell diçka të re. Është paraparë që të ndërrohen 20 drejtorë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një grup trafikantësh të lëndëve narkotike ranë në prangat e policisë italiane ditën e sotme, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Sipas mediave italiane, policia kishte nisur hetimet për grupin rreth tre muaj më parë, ndërsa gjatë arrestimit, të dy shqiptarëve dhe dy italianëve të arrestuar, u gjet 4 kilogramë kokainë e pastër si dhe disa mijëra euro. Të arrestuarit janë të moshës 30-35-vjecc, ndërsa vepronin në Massa Carrara. Policët u shtirën si çiklistë për të mësuar se ku e fshihnin drogën trafikantët, e cila vinte nga Lombardia. Katër personat e merrnin më pas me makinë dhe e dërgonin në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit vendosi që pasi të dëgjojë incizimet dhe t’i shqyrtojë dokumentet pas publikimit të dytë të bisedës nëse do të shkarkojë sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. “Më lejoni t’i shoh argumentet, t’i shoh incizimet. Unë me vëmendje e ndjek opinionin për të gjitha këto veprime”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit në komunën e Shtipi me ministrin e Bujqësisë, Trajan Dimkovski dhe kryetarit të komunës Bllagoj Boçvarivski. Zaev potencoi se nëse Rashkovski ka gabuar, ka ligji në të cilat do të përgjigjet, por se ka edhe etikë dhe se duhet të…

Lexo më Shumë

Përdorimi i bisedave të përgjuara telefonike si dëshmi në proceset gjyqësore dhe ato të ngritura pas 30 qershorit të vitit 2017, janë dallimet kryesore mes partive në pushtet dhe opozitë në Maqedoninë e Veriut, lidhur me propozim-ligjin e Prokurorisë Speciale, që po heton të gjitha shpërdorimet që dyshohen të jenë bërë nga pushteti i kaluar, e që kanë si bazë atë që njihet si ‘aferë e përgjimeve’, shkruan Radio Evropa e Lirë. VMRO-DPMNE-ja në opozitë kërkon që propozimi të mos parashohë përdorimin e përgjimeve si dëshmi kundër zyrtarëve të saj, por gjithashtu të anulohet edhe të gjitha akuzat e ngritura…

Lexo më Shumë

Samiti i mbajtur në Poznan të Polonisë konfirmoi edhe një herë mbështetjen financiare të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi, i cili është në vazhdën e nismës së Berlinit miratoi rreth 180 milionë euro grante për vendet e rajonit. Por jo të gjithë përfituan nga këto para. Sipas dokumenteve zyrtare të publikuar nga Komisioni Europian, për vitin 2019, Brukseli ka përzgjedhur të financojë 8 projekte investimesh në rajon. Përfituesit më të mëdhenj nga fondet falas të Bashkimit Europian janë Bosnja dhe Maqedonia. Për Bosnjën, Bashkimi Europian miratoi 94.7 milionë euro grante, për tre projekte të mëdha investimesh në…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një konference për shtyp, Ivanka Vasilevska nga OBRM-PDUKM tha se “sipas publikimit Dragi Rashkovski përsëri është kapur në skandal të madh. Rashkovski edhe pse e din se nuk duhet të bisedohet me Leonardon para se të jepet oferta aj bisedon me firmën në kundërshtim me ligji, që mund të shihet te materialet e publikuara”. Ajo tha se në audio-incizimin e ri Rashkovski i thotë Çepunjovskit do të bisedosh për çmimin dhe jo për konceptin. “Çfarë është në koncept është e fiksuar, që nuk duhet të bisedohet? A është dakorduar më herët Dragi Rashkovski”, pyeti Ivanka Vasilevska, njofton Telegrafi Maqedoni.…

Lexo më Shumë

Autostrada Milladinovc -Shtip sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim me ceremoni në Shën Nikollë në prani të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Koço Angjushev, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve  Goran Sugareski, drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen. Në seksionin e autostradës, e gjatë 47 kilometra janë investuar 177 milionë euro, dhe gjatë saj vozitet që prej para një muaji, me sinjalizim adekuat. Autostrada është e gjerë 27,4 metra, ka katër korsi prej 3,75 metra dhe dy korsi për ndalim prej 2,5 metra. Shpejtësia e projektuar…

Lexo më Shumë