Jane Çento nga burgu i Shutkës do të transferohet në burgun e Idrizovës. Ai ka thënë se betejën e tij për liri do ta vazhdojë prej atje. Çento u dënua me 15 vite burg, për shkak dhunës në Kuvend më 27 prill 2017. Deri tani vuajtjen e dënimit e ka kryer në burgun e “Shutkës” por tani është transferuar në Idrizovë.
Author: Hamdi Kumanova
Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vjedhje në filialin e “NLB Tutunska Banka” në komunën e Sarajit. Siç lajmërojnë nga Ministria për punë të brendshme, katër persona të armatosur e kanë kryer vjedhjen. Momentalisht, ende nuk ka detaje se sa para janë vjedhur. “Rreth orës 10:40 katër persona kanë kryer vjedhje duke kërcënuar me armë dhe më pas i kanë marrë paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, kumtojnë nga MPB. Nga “NLB Tutunska Banka” në Shkup, thonë se në kohën kur është kryer vjedhja në filiale kanë qenë të pranishëm të punësuarit dhe disa klientë, por nuk…
Prokuroria Themelore Publike pas mbledhjes së gjitha materialeve dhe dëshmive verbale, sot ka dorëzuar aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski. Pançevski dyshohet se ka keqpërdorur sistemin AKMIS në gjykatë (për shpërndarjen e lëndëve tek gjykatësit), me çka ka ndikuar në mënyrën e shpërndarjes elektronike të lëndëve tek gjykatësit. “I akuzuari me vendosjen e inicialeve të tij dhe urdhër me gojë, ka kërkuar nga nëpunësi në gjykatë, i cili ka pasur qasje në AKMIS, të shpërndajë lëndë konkrete tek gjykatës të caktuar. Me këtë veprim, i akuzuari palëve ua ka dëmtuar të drejtën për qasje të barabartë…
Zyrtarët policorë nga Stacioni Policorë në Gjorçe Petrov, kanë kryer kontrolle në makinat e qytetarëve për të vendosur rend në komunikacion dhe shkeljet eventuale, ndërsa në mesin e makinave të kontrolluara ka qenë edhe makina e deputetit Goran Manojllovski. Nga MPB për AIM thanë se rasti me deputetin e OBRM-PDUKM-së Goran Manojllovski ka ndodhur sot, makina e të cilit është kontrolluar nga policët, gjatë rrugës së tij për në seancën e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale. “Pas kontrolleve të bëra, personi është lejuar të vazhdojë rrugën pa probleme”, thonë nga MPB. Seanca e sotme e Komisionit për Punë dhe…
Prokuroria Themelore Publike akoma nuk ka hapur lëndë pas akuzave në opinion për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Por, nga PTHP thonë se e ndjekin me vëmendje këtë rast. Për momentin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucioni i vetëm që ka hapur lëndë. Nga PTHP për REL thonë se nëse vërtetohet se ka elemente për vepër penale, do të veprojnë në pajtim me kompetencat ligjore. Në ndërkohë në mediumet online është publikuar “bombë” e re, në të cilën dëgjohet se Rashkovski ka qenë i vetëdijshëm se nuk mund të negociojë me kompaninë “Leonardo” rreth blerjes së…
Sot para pak kohe siç njofton portali A1.on është plaçkitur filiala e NLB Tutunska bankës në Saraj. Nuk ka detaje të tjera veç se plaçkitja me armë ka ndodhur gjat kohës kur në bankë përveç puntorëve ka pasur edhe klientë brenda ambienteve të bankës. Siç e dini NLB Tutunska gjendet në Qendrën Tregtare Saraj
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe pa ndalesa. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit./Telegrafi/
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të merr pjesë në takimin joformal të OSBE-së, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë vend që kryeson me OSBE-në, Mirosllav Lajçak. Në takimin joformal ministrat e Punëve të Jashtme do të këmbejnë mendime për gjendjen e aktuale në rajon, si dhe për takimin e rregullt vjetor që këtë vit do të mbahet në Bratisllavë në dhjetor. Pritet që diskutimi të fokusohet edhe në potencialin e OSBE-së dhe kontributin në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Në prag të shënimit të 20 vjetorit të Samitit të Stambollit,…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev konsideron se marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira, dhe se lëvizin në linjë të epërme, si dhe se ftesa e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në hapjen e autostradës së re afër Grykës së Gërdelicës paraqet konfirmim i këtyre qëndrimeve të tij. “Me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq së shpejti do të fillojmë edhe një bashkëpunim në sferën e serviseve digjitale dhe ueb-faqeve të qeverisë”, deklaroi Zaev në bisedë për numrin e nesërm të gazetës “Politika”. Sipas tij, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë qëllime të njejta, mes të cilave, siç tha,…
Kumanova dhe Likova, rajoni i pesë ministrave në kabinetin qeveritar. Arbër Ademi, ministër i Arsimit, Sadulla Duraku ish ministër i Ekologjisë aktualisht i Sistemit Politik, Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm, Trajan Dimkovski ministër i Bujqësisë dhe Zorica Apostolskas, ministre për Investime të huaja. Por sa qytetarët e rajonit të Likovës dhe Kumanovës kanë parë të mira nga bashkëvendësit e tyre? Likova e cila për 2 vite kishte ministër Ekologjie, përveç papastërtisë nuk ka ujë për pije. Edhe pse penda furnizon me ujë të pijshëm rajonin e Kumanovës, fshatrat e Komunës së Likovës ujin për pijë e sigurojnë nga puset. Sistemi…
Gjykatësit e Gjykatës së Lartë të mërkurën do të mbajnë mbledhje ku do të marrin qëndrim nëse procedurat aktuale për shkarkimin e gjykatësve, duke përfshirë edhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë, duhet të vlejë ligji i vjetër që ka masa më të ashpra, apo të njëjtin. Këtë propozim, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë, Jovo Vengallovski tashmë e ka vendosur në rend dite para kolegëve të tyre javën e kaluar, por nuk kishte kuorum. Dilema kryesore është nëse gjykatësit e Gjykatës së Lartë mund të vendosin, duke marrë parasysh se gjysma e tyre tashmë kanë procedura pranë Këshillit Gjyqësor. Për…
Eksperti juridik Bashkim Selmani thotë se produkti final do të jetë ujdi midis dy partive VMRO-së dhe LSDM-së në pushtet. Sipas Selmanit marrëveshja s’do përmbush kërkesat europiane. “Ju e shihni se legjislacioni I vendit funksion në dy kapacitete VMRO dhe LSDM dhe këtu bëhet më tepër matja e krimeve në aspektin politik se sa në gjyqësor. Nëse nuk do ta kemi veprimin e pavarur në gjyqësor nuk do të arrihet qëllimi apo synimi, prandaj edhe nëse arrihet një marrëveshje midis këtyre dy partive politike rreth PSP-së, realisht do të kemi një marrëveshje e cila do të jetë midis dy partive…

