Author: Hamdi Kumanova

Opozitarja VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media thonë se Maqedonia është nën udhëheqjen e një grupi kriminal i cili është i udhëhequr nga Zoran Zaev. Nga VMRO-DPMNE thonë se qytetarët kanë humbur shpresën se do të bëhet më mirë dhe se mund të ketë ekonomi të mirë dhe drejtësi. Në komunikatën lëshuar mediave nga opozita VMRO-DPMNE shkruan se mungesa e shtetit të së drejtës ka ndikuar negativisht në të gjitha aspektet e jetës tek qytetarët, banda kriminale i ka kthyer investorët e huaj dhe ka devalvuar gjithë aparatin shtetëror në dëm të qytetarëve. Në komunikat thuhet se për dy vjet…

Lexo më Shumë

Nga NLB banka njoftuan se grabitja ka ndodhur dje në mëngjes, kur një grup i armatosur kanë hyrë në hapësirat në Qendrën tregtare ‘Saraj Qendër’. Nga banka njoftojnë se gjatë grabitjes ka pasur të punësuar dhe klientë dhe të gjithë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Përfaqësuesit e bankës janë në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe të punësuarit që kanë qenë prezent, duke vendosur shëndetin dhe sigurinë e tyre në rend të parë. Me qëllim të zbulimit sa më të shpejtë dhe zbardhjen e rastit, NLB banka është në bashkëpunim intensiv me organet kompetente”,…

Lexo më Shumë

Shkas për këtë reagim është shkrimi i inspektorit te Arsimit Gjorgji Ilievski në lidhje me siç thotë ai letrën kanosëse të drejtorit të inspektoratit të arsimit Tome Spiroski si dhe udhëheqësit të sektorit Afrim Saliut, të cilët kërkojnë nga inspektori që ti demanton gjetjet faktike në lidhje me inspektimin e bërë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili inspektim në mënyrë faktike kishte konstatuar avancime jashtëligjore të titujve akademik të ministrit për arsim, z. Arbër Ademit, zv.ministrit për punë të brendshme z. Agim Nuhiu si dhe funksionarit të tretë të BDi-së z. Safet Emrulit. Aleanca për Shqiptarët aktualizon shqetësimin e…

Lexo më Shumë

Komikët e njohur rus Vovan dhe Leksus kanë publikuar dy videomateriale ku ata bisedojnë me telefon me kryeministrin Zoran Zaev, duke u prezantuar si presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjellë INA. Në bisedën telefonike me komikun rus që prezantohej si Poroshenko, Zaev ka folur për politikën e jashtme, Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi – Kosovë, Ukrainën, dhe marrëdhëniet me Rusinë, BE dhe NATO-n. Në bisedën tjetër telefonike, komiku tjetër rus është prezantuar sikur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sipas disa mediave, në këto biseda, Zaev ka dhënë edhe sekrete shtetërore…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga partia opozitare maqedonase, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kishte takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Wouter Plomp. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë, si dhe për proceset strategjike dhe reformuese që janë të rëndësishme për vendin. Mikocski, siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, e njoftoi Plomp se pushtetit i mungon vullneti dhe kapaciteti për zbatimin e reformave që janë kyçe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai theksoi se kjo Qeveri bën përndjekje politike ndaj anëtarëve dhe mbështetësit e OBRM-PDUKM-së, përndjekje që…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska soit tha se “sigurojmë kontroll të vazhdueshëm në mjedisin jetësor para dhe gjatë ushtrimit ‘Goditja përfundimtare’ në Krivollak, ndërsa hulumtimet tregojnë se nuk ka ndodhur asnjë pasojë e dëmshme”. “Bashkërisht me Universitetin ‘Goce Dellçev’ dhe Institutin për shëndet publik, para fillimit të ushtrimit dhe gjatë ushtrimit siguruam kontroll të vazhdueshme në mjedis jetësor. Rezultatet e të dyja hulumtimeve treguan se nuk ka pasoja të dëmshme në shëndetin e njerëzve dhe ndaj natyrës dhe kjo do të mbesë standard”, tha Sheqerinska. Ajo tha se në Krivollak tashmë do të sigurohen matje të vazhdueshme dhe se do…

Lexo më Shumë

Dita e nëntë me radhë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski që po e vazhdon grevën e urisë në repartin e hetuesisë në “Shutkë” ku po mbahet në paraburgim. Siç kanë vërtetuar burime të “Lider” njerëzit që e kanë parë Janakievskit brenda burgut e kanë vërtetuar se ditëve të fundit ai ka pranuar vetëm ujë dhe është në gjendje të keqe shëndetësore. Nga burgu i hetuesisë në Shutkë kanë refuzuar që të komentojnë grevën e Janakievskit dhe nuk kanë dhënë informacione shtesë për gjendjen e tij shëndetësore.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme konstatoi se në bazë të procedurës së zbatuar, Aleksandra Cvetkovska do të jetë deputetja e re në Parlament. Ajo do ta marrë pjesën e mbetur nga mandati i deputetit Goran Milevski, i cili prej kohë më parë është ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale. Aleksandra Cvetkovska është nga lista e kandidatëve për deputetë në Parlamentin për NJZ 5 nga LSDM-ja dhe Koalicioni. KSHZ-ja do të japë siguri për deputeten e përzgjedhur, Cvetkovska dhe në ditën e nesërme Komisioni kuvendor për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit dhe me këtë do të…

Lexo më Shumë

Shtyrja e mëtejshme e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, thënë shkurt, paraqet rrezik, deklaroi sot sekretarja e përgjithshme e Këshillit Për bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu. “Cilido qoftë moment pozitiv shpejt mund të shkatërrohet, nëse edhe më tej shtyhen perspektivat për anëtarësim. Nuk ka moment më të mirë për fillimin e (negociatave) nga i tanishmi, duke pasur parasysh se dy anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (RMV dhe Bullgaria) bashkërisht e ndërmarrin kryesimin me Procesin e Berlinit, me çfarë rritet përgjegjësia e rajonit në këtë proces”, thekson Bregu…

Lexo më Shumë

Me dëgjimin e dëshmitarit të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve i njohur si rasti “Shënjestra-Fortesa”. Gjykata në fillim lejoi që dëshmitarit Sasho Trajkovski t’i paraqiten dëshmitë nga PSP-ja dhe atë raporte për gjendjen e sistemeve për vëzhgim “Najs” dhe “Vering”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dëshmitari deklaroi se raportin e ka punuar personalisht ai në kompjuter zyrtar, më vonë i konfiskuar nga PSP-ja, me kërkesë të Goran Grujevskit, por se data e cekur – muaji 12 i vitit 2014 nuk përputhet me datën kur ai…

Lexo më Shumë

Ministri i Diasporës, Edmond Ademi Sot ka takuar zv/kryeministren dhe ministren e Jashtme të Kroacisë, njëherit edhe sekretare e Këshillit Europian, ekselencën e saj, Marija Pejqinoviç-Buriç. “Kenaqësi e veçantë që jam ministri i parë që takohem me ekselencën e saj, pas zgjedhjes së saj si sekretare në Këshillit të Evropës. Duke i uruar pozitën e re, dhe funksionin, shpreha mirënjohjen për ndihmën e Kroacisë, në rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, deklaroi Ademi pas takimit. Pejçinoviq-Buriç është zotuar se do të vazhdojë ta përkrahë shtetin tonë në rrugëtimin euroatlantik dhe vlerësoi lartë punën e qeverisë tonë në…

Lexo më Shumë