Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivarin, për zvarritjen e zgjidhjes për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas BDI-së, edhe në sesionin e tetorit kandidatët shqiptarë do të duhet ta japin provimin në gjuhën maqedonase. Partia thekson se nga gjithsej 52 kandidatë, 12 janë shqiptarë.
“Shasivari, dikur si profesor, kritikonte ministrin e atëhershëm të Drejtësisë për pamundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sot, si ministër, në vend që ta zgjidhë këtë çështje, kërkon edhe më shumë kohë, takime dhe konsultime”, thuhet në reagimin e BDI-së.
BDI vlerëson se konsultimet e paralajmëruara nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë sjellë ende një zgjidhje konkrete dhe kërkon që provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe të mundësohet sa më shpejt.
The post BDI akuzon Shasivarin për zvarritjen e provimit të jurisprudencës në shqip appeared first on TV-SHENJA.


