Manuel Sarrazin, deputet nga radhët e të Gjelbërve dhe anëtar i Komitetit të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman sot në një takim me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, konfirmoi mbështetjen e Bundestagut gjerman për përpjekjet e vendit dhe procesin e reformave të nevojshme për integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sarrazin vëmendjen e përqendroi në rëndësinë e përdorimit të mundësisë historike dhe, nëpërmjet një rezultati të suksesshëm të referendumit dhe zbatimit të marrëveshjes së Prespës, duke siguruar të ardhmen euroatlantike të vendit dhe qytetarëve të saj, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë. Ministri Dimitrov shprehu…
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Shpion”, Prokuroria Speciale Publike tërhoqi një pjesë të aktakuzës kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, që ka të bëjë me zbulimin e sekretit shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prokuroria Speciale e bëri këtë sepse në kërkesën për ekstradimin e Bozhinovskit nga Serbia në Maqedoni, kjo vepër penale nuk është përmendur. Sipas ligjit në vend, personi i ekstraduar mund të përgjigjet vetëm për akuzat e përcaktuara në kërkesën për ekstradim. Prokuroria Speciale Publike do të vazhdojë me aktakuzën në lidhje me ndërmarrjen kriminale, shantazhin dhe spiunazhin. Bozhinovski ia përsëriti gjykatës kërkesën për kthimin e pasaportën së tij,…
Zyrtari i inteligjencës Toshe Koshinovski, me urdhër të Gjykatës Penale Shkup, për shkak të vuajtjes së dënimit me burg, sot është arrestuar nga policia dhe ai për momentin gjendet në stacionin policor. Sipas informacioneve të “Tv 24”, Koshinovski është arrestuar në një lokal në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, në momentin që ka qenë i shoqëruar me mikun e tij. Zyrtari i inteligjencës Toshe Koshinovski, për veprën penale “spiunim”, është dënuar me burg për tri vjet. Ai ka mbajtur dy të tretën e dënimit, por për atë, me kërkesë të Gjykatës Penale, është aktivizuar sërish arrestimi. /Telegrafi/
Stefan Çernetiq i cili është prezantuar si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë, së bashku me një person tjetër që është prezantuar si ambasador i Maqedonisë në Itali kanë qenë temë në Itali pasi kanë pasur ”sukses” që të gënjejnë shumë hotele duke fjetur pa paguar, si dhe kanë gënjyer disa politikanë dhe biznesmenë duke ju premtuar investime në Maqedoni. Çernetiq në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Ai gjatë vizitës së tij në Qeverinë e Maqedonisë, ka qenë i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.…
Ekspertë kushtetues thonë se nuk presin ndryshime të mëdha në Kushtetutën e Maqedonisë pasi që thelbi i kërkesave të palës greke veç më ekziston në amendamentet e kushtetutës ekzistuese, ndryshimi i vetëm që do të bëhet është korrigjimi i disa pjesëve ku përmendet emri Republika e Maqedonisë. Kështu thotë ish Gjykatësi Kushtetues Trendafil Ivanovski, informon MEDIAL Sipas Ivanovskit kushtetuta e shtetit do të duhet të pësoj ndryshime më së paku në 188 pjesë të saj, gjegjësisht në të gjitha vendet ku është shkruar emri Republika e Maqedonisë. “Nuk është patjetër që në të gjitha vendet termi “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohet…
NATO dhe anëtarësimi në BE mbeten synime strategjike dhe prioritete më të larta të Republikës së Maqedonisë, e cila do të kontribuojë në përparimin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit, tha kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me sekretarin amerikan të mbrojtjes, James Matis, deklarojnë nga zyra e kryetarit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në deklaratë thuhet se Ivanovi ka theksuar se Republika e Maqedonisë mbetet një partner strategjik i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë, lirinë dhe përparimin demokratik të rajonit dhe do të kontribuojë aktivisht në aktivitete…
Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Shkup sot në Hasanbeg hapën Zyrë për parandalim e cila është e dyta në komunën e Gazi Babës, ku paraprakisht është hapur në Stajkovc. Atje qytetarët do të mund të informohen për të gjitha aspektet e sigurisë dhe të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me policinë. Objekti gjendet në rrugën “Alija Avdfoviq” është rinovuar dhe paraqet hapësirë multifunksionale. Krahas Zyrës për parandalim të MPB-së, aty do të vendoset edhe Bashkësia lokale e lagjes Hasanbeg, si dhe zyrat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Drejtorisë Drejtoria e Evidencës të Regjistrave të Amzës. Ministri i…
Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO e përforcon sigurinë dhe stabilitetin e saj, na bën më të parashikueshëm dhe sjell shumë investime, ndërsa ai stabilitet dhe postulatet themelore të demorkacisë, mediumet e lira, institucionet funksionale na bëjnë shumë më të përgatitur për rrugën evropiane. Këto janë përfitimet kyçe nga anëtarësimi në Aleancë, për të cilat foli në debatin e sotëm me temë “Debatojmë për NATO” në organizim të Info Qendrës për Integrime Euroatlantike, me mbështetje të MPJ-së dhe Ambasadës së Holandës. “Anëtarësimi do të thotë se Maqedonia e jonë është këtu të mbetet në këta kufij. E përforcon stabilitetin,…
Orce Kamçev, biznesmeni nga Shkupi i njohur për afërsinë me ish drejtorin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ka shprehur përkrahje për referendumin e 30 shtatorit. Kjo mbështetje ka habitur opinionin, ku janë paraqitur komente se ai po tenton të amnistohet për bashkëpunimin me qeverisjen e kaluar. Më i drejtpërdrejtë ka qenë deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zeqiri, i cili e ka porositur Kamçevin se nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për “veprat kriminele”, shkruan Gazeta Lajm. “Orce Kamçev dhe të ngjashmit me të, është më së miri të heshtin dhe të përgjigjen për të gjitha krimet që ia kanë bë…
Aktorja dhe aktivistja Irena Ristiq është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor Beko, pasi siç tha, ka pastruar mbeturina para objektit të Qeverisë së Maqedonisë. Ristiq thotë se sjellja e policëve ka qenë arrogante, ndërsa tri orë pas arrestimit nuk i kanë lejuar të thërrasë avokat, njofton Makfaks, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Maqedonia është në lëkurë të zhveshur. Stacioni i policisë ‘Beko’. Spitali psikiatrik ‘Bardovci’. Dhe unë. Ata u zemëruan që po mblidhja mbeturina përpara qeverisë. Mezi i binda policët se kam të drejtën për një avokat”, shkruan në rrjetet sociale Ristiq. Ajo shton se nga stacioni policor kanë tentuar ta…
Më vjen keq dhe e dënoj ngjarjen e rëndë në Manastir. Patjetër e kam të theksoj se reagimi i policisë ishte i shpejtë dhe për disa orë kryerësi i veprës doli para organeve të drejtësisë. Kështu u shpreh ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Ai theksoi se polici i cili ka bërë vrasjen është pranuar në punë në kohën e VMRO-së. “Dua ti informoj se Mitko Cavko është adresa ku duhet të drejtohen. VMRO –DMPN e ka pranuar këtë zyrtarë policorë në punë. Në vend se të kërkojnë përgjegjësi tek dikush tjetër, le të kthehen tek vetja dhe të…
“Do të bëj gjithçka që kjo marrëveshje të mos vijë në Parlament. Por, nëse marrëveshja vjen në Parlament, atëherë nuk kam zgjidhje tjetër”, thotë Panos Kammenos duke e përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se “Grekët e Pavarur” do ta tërheqin besimin për Qeverinë përderisa marrëveshja e Prespës vjen për ratifikim para deputetëve grekë. Në një intervistë për mediat greke, partneri i koalicionit në qeverinë greke sqaroi se ai mund t’i tërheqë të gjithë ministrat nga Qeveria dhe besimin para se marrëveshja të vijë në Parlament. “Unë tashmë kohë të gjatë u obligova për një punë dhe kjo nuk është…

