Author: Hamdi Kumanova

I menjëhereshëm ka qenë reagimi i Kryetarit të ASH Ziadin Sela, pas informacioneve se Ministria e Drejtësisë eshte përgjigjur negativisht kërkesës së ish te burgosurve te rastit te Sopotit për dëmshpërblim. Me arsyetimin se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e RM nuk ka mjete te mjaftueshme për tua kompensuar dëmshpërblimin. Ja reagimi i plotë Kryetarit të ASH Ziadin Sela: “Treguat fytyrën tuaj të vërtetë. Jeni fundrrina shovene të së kaluarës me po të njëjtët mbetje nën shërbimin tuaj si dikur edhe tani. Bashkë i dënuat dhe ua montuat procesin politik, bashkë amnestuat veten tuaj nga përgjegjësia dhe faji për montimin,…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e Maqedonisë vazhdon të mos e marrë parasysh, ankesën për lëndën e Naser Eshtrefit, të dënuarit për vrasjen e maturantit Angell Petkovski në maj të vitit 2014-të në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit. Eshtrefi u dënua nga Gjykata Themelore Shkupi 1 me 14 vjet burg, ndërkaq të njëjtin dënim më pas e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Vendimi është ankimuar në Gjykatën Supreme, por gjykata e udhëhequr nga kumbari i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, Jovo Vangellovsi, lëndën e mban në sirtar. “Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, është formuar lëndë me rastin e kërkesës për shqyrtim të…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Gjorge Ivanov, i cili nga SHBA-të tha se asnjë politikan nuk ka mandat që të negociojë për identitetin e një populli. Nga LSDM thonë se Gjorge Ivanov ka vendosur që të mos e largojë idenë për izolimin e Maqedonisë. “Është e qartë se Ivanov është mësuar t’u shkaktojë probleme qytetarëve të tij, madje edhe atyre që e votuan. Mbetja e fundit e regjimit kriminal të OBRM-PDUKM-së Gjorge Ivanov, është kundërshtar i demokracisë, pasi konteston mjetin më të rëndësishëm demokratik – votimin”, thonë nga LSDM.…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka nisur realizimi i projektit për efikasitet energjetik nga ana e komunës së Çairit, projekt ky të cilin e premtoi kryetari i komunës, Visar Ganiu. Mungesa e këshillave banesorë në ndërtesat e kësaj komune është arsye pse ky proces ende nuk ka filluar. Edhe pse me Ligjin për banim çdo ndërtesë duhet të ketë këshill banesor për mirëmbajtjen e vendbanimit, ky siç duket nuk praktikohet në këtë komunë. Portalb.mk vizitoi disa nga ndërtesat më të mëdha të kësaj komune dhe nga biseda me banorët u vërtetua se nuk kanë këshill banesor. “Ka njëzet vjet që jetoj këtu dhe asnjëherë nuk ka pas…

Lexo më Shumë

Çfarë përfitime ekonomike mund të presin qytetarët e Maqedonisë nga anëtarësimi eventual i vendit tonë në NATO, sa para ka harxhuar Maqedonia për modernizimin e Armatës së Maqedonisë dhe vendosjen e NATO-standardeve në vitet e kaluara dhe sa para do të harxhojë në të ardhmen, janë vetëm disa nga pyetjet që meritojnë kujdes duke e pasur parasysh atë se në referendumin e caktuar për më 30 shtator do të vendoset për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk. Në pyetjen se çfarë përfitime të drejtpërdrejta financiare do të fitonte Maqedonia nëse do të…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov se: “Nuk do të votoj në referendum”,  nuk e ka befasuar ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pasi që sipas tij ai insiston në mosdënim të kriminelëve, transmeton Portalb.mk. “Nuk mund të them se më ka befasuar, nëse shkojmë në bazë të përgjigjes së tij, për indicet e mëdha për krim serioz dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare nga viti 2015, tentimi i tij ishte abolimi, d.m.th. mosdënimi. Dëgjuam çfarë ka ndodhur, përgjigja në atë zyre ishte mosdënimi”, tha Dimitrov. Ministri Dimitrov edhe njëherë ka deklaruar se presidenti Ivanov është i detyruar që ta nënshkruajë marrëveshjen…

Lexo më Shumë

Mendoj se është e pamundur që Kamenos dhe Grekët e pavarur të këmbejnë mendime për përmbajtjen e Marrëveshjes së Prespës, por nuk duhet për këtë të mohohen arsyet pse u formua qeveria e koalicionit, thotë sekretari i sapozgjedhur i përgjithshëm i komitetit qendror të SYRIZA-s, Panos Skurletis në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Skurletis thotë se i respekton qëndrimet e Kamenos dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i bën thirrje partnerit të koalicionit të mos krijojë probleme në punën e qeverisë. “Mendoj se është e pamundur që Kamenos dhe Grekët…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot është dëgjuar “bombë” e re si dëshmi për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me manipulime zgjedhore në vitin 2011 ose 2013, për të cilën janë të akuzuar udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, në krye me ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk. Bisedat e përgjuara të cilat sot dëgjohen në Gjykatë, kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur më 5 qershor të vitit 2011. Pesë ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, shefi i kabinetit të atëhershëm të kryeministrit Gruevski, i lajmërohet ministrit të atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe i jep detyrë. “Jepi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e Shkupit më 12 shtator ka nisur zyrtarisht procedurën e apelimit të vendimit për rastin Lagjja e Trimave. Megjithatë, data e seancës gjyqësore nuk është caktuar. Aktualisht janë duke u shqyrtuar aspektet teknike të ankesave te të akuzuarve. Pas kësaj, gjykata e shkallës së dytë do të kërkoj mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike që më pas të caktohet edhe seanca e parë publike. Deri më tani, kërkesa për mendim deri tek organi i Lartë i akuzës është dërguar për të akuzuarin Sulejman Osmani, i cili akuzohet në akuzë të ndarë nga të tjerët por për të…

Lexo më Shumë

Ish-të dënuarit në rastin “Sopoti” në fundjavë janë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë me përgjigjen negative të këtij dikasteri ndaj të drejtës së tyre për dëmshpërblim, njofton Alsat-M. Jo zyrtarisht mësohet se dikasteri i Renata Deskoskas, nuk ka buxhet për ta mbuluar dëmin e sopotasve. Megjithatë arsyet zyrtare pritet t’i shpalosin avokatët e ish të dënuarve. Në rast se resori Drejtësisë nuk i mbulon dëmet për shkak të mungesës së buxhetit, çështja kalon në instanca gjyqësore. Kërkesa për dëmshpërblimin e një pjese të dënuarve ishte dërguar në muajin maj të këtij viti.

Lexo më Shumë

Armata e Maqedoni jo vetëm që tashmë 16 vjet merr pjesë në operacionet jashtë territorit të shtetit, por gjysmën e stazhit ekspeditiv e ka kaluar në njërin nga shtetet udhëheqëse sipas përqindjes së fuqive të armatosura të angazhuara në operacionet luftarake jashtë territorit të saj, tregojnë të dhënat e zyrës për shërbime me publikun të gjeneral shtabit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk. ARM-ja përvojën ekspeditive të saj e ka filluar në vitin 2002, me kontingjent simbolik nga dy pjesëtarë të operacionit ISAF në Afganistan. Por, nga viti 2006, ushtria e Maqedonisë jashtë territorit të shtetit…

Lexo më Shumë

Duke komentuar një paraqitje televizive të liderit të opozitës, Hristijan Mickovski, i cili kryesisht ka folur për marrëveshjen me Greqinë, duke e quajtur kapitulluese për vendin, identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, koordinatori nacional për NATO-n, Stevo Pendarovski, i pranishëm në tubim së bashku me ish kreun e aleancës veri-atlantike , ka thënë se marrëveshja është më e mira e mundshmja që sipas tij garanton të ardhmen dhe identitetin maqedonas. “Marrëveshja me Greqinë është reale dhe këtu nuk ka asnjë arsye që dikush nga ne të ndihet i turpëruar dhe i nënçmuar. Në këtë marrëveshje nuk ka asnjë pikë të vetme,…

Lexo më Shumë