I menjëhereshëm ka qenë reagimi i Kryetarit të ASH Ziadin Sela, pas informacioneve se Ministria e Drejtësisë eshte përgjigjur negativisht kërkesës së ish te burgosurve te rastit te Sopotit për dëmshpërblim. Me arsyetimin se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e RM nuk ka mjete te mjaftueshme për tua kompensuar dëmshpërblimin. Ja reagimi i plotë Kryetarit të ASH Ziadin Sela: “Treguat fytyrën tuaj të vërtetë. Jeni fundrrina shovene të së kaluarës me po të njëjtët mbetje nën shërbimin tuaj si dikur edhe tani. Bashkë i dënuat dhe ua montuat procesin politik, bashkë amnestuat veten tuaj nga përgjegjësia dhe faji për montimin, tani bashkë po ua jepni edhe dënimin e radhës akoma më të rëndë-përbuzjen e vuajtjeve mbi njëdekadëshe të tyre dhe të familjeve të tyre. Drejtësi për Sopotin, përgjegjësi për montuesit, dëmshpërblim për vuajtjet. Çka është e radhës pas Almirit dhe Sopotit?!” Shkroi Ziadin Sela në facebookun e tij.
Data 08.10.2026
Aktuale
- Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup
- Grupi Huthi i Jemenit: Goditëm me raketë balistike aeroportin “Mbreti Khalid” në Riad
- Mbledhja e Grupit/ “Kush del kundër të ikë”, Rama me tone të forta ndaj deputetëve të PS: Të gjithë të votojnë “pro” Reformës Territoriale
- Anita për Ramushin: Kur ka ditur të më zgjedhte mua, patjetër që veshjen e çan
- Dugolli: Albin Kurti, arkitekti i stabilitetit politik në Kosovë
- Një ditë historike për presidenten Justina Shiroka-Pula
- Alarmi/ Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme? Zbulohen 320 tonë pluhur toksik
- Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia


