Author: Hamdi Kumanova

Në një intervistë për AIM, duke reaguar ndaj reagimit Sekretarit të Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se “Kuvendi dhe trupi koordinues i tij për zbatimin e referendumit kanë besim të plotë në punën e KSHZ-së, në misionin ndërkombëtar mbikëqyrës të OSBE-së, në qëllimin e organizatave joqeveritare si dhe te qytetarët që mbikëqyrin procesin. Në thelb, Kuvendi i cili është i zgjedhur nga qytetarët nuk mund t’i kontrollojë qytetarët, për shkak se qytetarët e kontrollojnë Kuvendin, dhe jo e kundërta” Aspekti i dytë, sqaron Xhaferi në reagim janë financat, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Më thoni nga ku para?…

Lexo më Shumë

Gjykimet ndoshta duket se zgjasin shumë gjatë, por në muajin shtator janë caktuar vetëm gjashtë seanca, ndërsa duke e pasur parasysh vëllimin e lëndës dhe materialin dëshmues vlerësoj se atëherë do të kishte ankesa se shumë zgjatë procedura, deklaroi sot prokurorja publike Vilma Ruskoska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në pauzën e gjykimit për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017. “Nuk është e saktë se seancat zgjasin 13 orë. E ndiqni gjykimin dhe e dini se ka pauza të gjata dhe të mëdha. Vlerësoj se me asgjë nuk është shkelur e…

Lexo më Shumë

Deputetët e akuzuar Krsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov, si dhe aktivisti Bogdan Ilievski dhe sigurimit Oliver Radullov edhe më tej do të qëndrojnë në burg shtëpiak dhe nuk do të mbrohen në liri, konfirmojnë për Gjykatën Penale për “Makfax”. Këshilli Gjykatës Penale i ka refuzuar garancitë e ofruara, me të cilat, avokatët të dielën e kaluar kanë kërkuar që t’ju shfuqizohet masa e burgut shtëpiak klientëve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pas vlerësimit Këshillit penal kanë marr vendim me të cilën janë refuzuar kërkesat”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Nga Gjykata nuk tregojnë se për sa sasi të garancionit…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev sot kanë prezentuar simulime të harxhimeve të qytetarëve për notarë, avokat dhe përmbarues, pasi qytetarët të kenë të vonuar pagesat mujore për ujë, rrymë dhe shërbime tjera mujore. Nga kjo konferencë për shtyp shihen ulje të ndjeshme të harxhimeve. Sipas Deskoskës, harxhimet bazë tek përmbaruesit janë ulur në 550 denarë nga ajo e mëhershmja prej 3450 denarë. Gjithashtu, tek shërbimet e avokatëve ka zbritje të shërbimeve deri në 50%. “Këtë e kemi bërë për shkak se kemi vlerësuar se këto harxhime kanë qenë shumë të larta. Ky lajm…

Lexo më Shumë

Mospërfillja e kërkesave të protestuesve dhe këshillit kundër bixhozit, ka nxitur përsëri reagimin e tyre. Ata më herët kanë kërkuar që kazinot me Ligjin e ri të jenë tre kilometra larg objekteve arsimore. Sipas tyre, propozim Ligji është i mirë, por duhet të përfshijë edhe ndryshime të tjera. Duke pasur parasysh situatën në të cilën jemi në Tetovë, ne, jemi të bindur por edhe ju bëjmë thirrje, pavarësisht se jemi takuar me ta, llogarisim se patjetër duhet marrë parasysh kërkesat tona sa iu përket distancave dhe institucioneve. Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona dhe të qytetarëve ne po përgatitemi për…

Lexo më Shumë

Nuk ka agjendë, por as plan se ku do të ndodhet udhëheqësia partiake dhe çfarë do të ndodh në parti më 30 shtator. Partia më e madhe opozitare tani për tani nuk ka hartuar asnjë plan ose agjendë për ditën e referendumit, thotë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i cili mbrëmë është takuar me anëtarësinë në Shtip. Bë prani të deputetëve, udhëheqësisë së Komitetit Komunal dhe antëarësisë së gjerë, Janushev tha se ka ardhur që të bisedojë për “marrëveshjen e dëmshme me Greqinë”. Në pyetjen e anëtarëve se çfarë është më e mirë për to që të bëjnë…

Lexo më Shumë

Maqedonia në çfarëdo mënyre i takon familjes së popujve evropian. Për këtë shpresoj se qytetarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike dhe të vendosin me pjekuri, guxim dhe përgjegjësi dhe për gjeneratat e ardhshme, tha kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Dejan Zhidan, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi. “Maqedonia në mënyrë historike, kulturore dhe gjeografikisht i takon familjes së popujve evropian, BE dhe NATO kush janë grantet bazë të sigurisë dhe stabilitetit, si dhe respektimit e vlerave të përbashkëta të popujve. Anëtarësimi në të mundëson pakufi mundësi për zhvillim të mirë dhe të shpejtë…

Lexo më Shumë

Në burgun e Idrizovës, respektivisht në sektorin e pranimit të burgosurve ka shpërthyer një zjarr. Burime nga burgu thonë për Gazetën Lajm se zjarrin me siguri e kanë shkaktuat të burgosurit. “Ne jemi pak larg, por sa kemi informacione zjarrin e kanë shkaktuar të burgosurit për shkak të kushteve të keqija. Nga 15 veta gjenden ne një qeli, papastërtia është e madhe. Nuk ka ujë”, thonë burimet e Gazetës Lajm. Ndërkohë jemi tu pritur edhr prononcim zyrtar lidhur me rastin.

Lexo më Shumë

BDI dëshiron të vetëdeklarohet si parti e cila “menaxhon proçeset”, mirëpo një bisedë mes Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit e lëshuar dje në Gjykatën Penale tregon se kjo parti lirisht mund të quhet “Bashkimi i Dekoncentruar për Integrim” e jo “Bashkimi Demokratik për Integrim”. Gordana Jankullovska e akuzuar për organizim kriminel para zgjedhjeve të vitit 2011 dhe 2013 në rastin e PSP-së “Titanik”, në vazhdimin e djeshëm të “bombave” në Gjykatën penale i tregon drejtorit të atëhershëm të DSK-së, Sasho Mijalkov, se për shtetësotë që i kanë ndarë para zgjedhjeve kanë reaguar partnerët e koalicionit të BDI-së. Sipas sdk.mk, Jankullovska…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Muzeun e Arteve Bashkëkohore u shënua “Festa e mesvjeshtës” kineze, ku mysafirët i përshëndetën ambasadorja e RP të Kinës, Shkëlqesia e saj, Jin Lisjen dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili me këtë rast theksoi se Republika e Maqedonisë në vitin 2019 do të jetë nikoqire e Forumit ministror për bashkëpunim kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve tjera të Evropës Qendror dhe Lindor… “Nëpërmjet Qendrës koordinuese, sikurse edhe deri tani do të bëjmë përpjekje që në mënyrë sa më efikase të lehtësojmë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nacionale kulturore nga RP e Kinës, Republika e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Në kushte kur dominon fushata e mbështetësve të referendumit, ndërsa partia kryesore e opozitare VMRO-DPMNE vendimin se si duhet të veprojnë në lidhje me referendumin ua la qytetarëve, sipas analistëve ka mundësi të realizohet skenari për rezultat të suksesshëm të referendumit, si në aspekt të pragut të referendumit ashtu edhe në aspekt të numrit të qytetarëve që do ta mbështesin referendumin, thuhet në analizën e Portalb.mk. Analistët vlerësojnë se në “matematikat” në lidhje me referendumin, votat e elektoratit shqiptar do të jenë të rëndësishme. Pozita e opozitës…  Partitë duhet të kritikojnë, por gjithashtu edhe të ofrojnë zgjidhje. Fakti që partia…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së mbrojtësit të akuzuarve, sot në Gjykatën Penale nuk u zhvillua seanca për lëndën e PSP-së “Tender” në të cilën akuzohet ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska. Gjyqtari Osman Shabani i ka lajmëruar prokurorët se gjyqi ka marr njoftim nga avokatët Elenko Millankov dhe Sasho Dukovski se janë të penguar që të marrin pjesë në gjykim sepse janë të vetmit mbrojtës të disa të akuzuarve për rastin siç njihet “Ngjarjet 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë”, çka është lëndë e paraburgimit. Për sot ishin të ftuar që të dëshmojnë Sasha Bocev, Tomçe Bozhinovski dhe Dushka Sofronievska…

Lexo më Shumë