Author: Hamdi Kumanova

Psikologët dhe mjekët alarmojnë për paraqitjen e autizmit tek fëmijët nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike, kryesisht telefonat celularë. Autizmi i lindur tashmë është një sëmundje më e rrallë krahasuar me autizmin i cili paraqitet pas disa vitesh nga lindja e fëmijës. Psikologia Zemrijete Veseli e cila drejton shoqatën “Imago Plus” në të cilën trajtohen fëmijët me autizëm dhe pengesa tjera psikike, thotë se ky alarm ka ngritur vetëdijen tek prindërit që në fazë shumë të hershme t’i dërgojnë fëmijët për diagnostikim dhe trajtim. MOMENTALISHT TRAJTOJMË DIKU RRETH 95 FËMIJË, KU 65 PREJ TYRE I KEMI TË MOSHËS  NËN…

Lexo më Shumë

Librat e historisë dhe gjeografisë për shkollat e mesme në Maqedoni, me përmbajtje ofenduese dhe prapavijë politike edhe këtë vit mbeten në duart e nxënësve përkundër reagimit të prindërve dhe mësimdhënësve. Në këto libra theksohet se shqiptarët kanë qenë maqedonas, por gjatë Perandorisë Osmane ata janë konvertuar në shqiptarë. Njëherësh, në njësitë mësimore nxënësit mësojnë se shqiptarët e Maqedonisë prejardhjen e kanë nga çerkezët, romët dhe turqit. Intelektualët shqiptarë thonë se skandaloze mbetet që në këto libra, përkatësisht në librin e gjeografisë, theksohet se “shqiptarët si popull kanë migruar në Maqedoni dhe gjatë ardhjes ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj…

Lexo më Shumë

“Rrugët në Shkup janë shndërruar në fushë beteje. Tashmë nuk sundojnë ligjet dhe policia, por arma dhe mafia”, thotë Orce Gjorgjievski në një konferencë për shtyp duke folur për ngjarjet e mbrëmshme në Shkup, ku dy persona ndërruan jetë, ndërsa tjetri mbetet në gjendje kritike. Ai thotë se midis Shkupit në rrugën “Ruzvelltova” është shkrepur me armë nga një automjet në lëvizje, ku dy persona në mënyrë brutale u likuiduan. Janë shkrepur mbi 25 plumba, dhe për fat të mirë nuk ka viktime tjera, kalimtarë të rastit, sepse bëhet fjalë për një vend i cili vazhdimisht lëvizin njerëz të ri,…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjeve Publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov, inspektuan ndërtimin e autostradës Gradsko-Prilep, e cila sipas Ministrisë po zhvillohet në tri faza, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Seksioni i parë nga Gradsko në Drenovë, 16 kilometra e gjatë, pjesa e dytë nga kanioni Drenovo deri në Farish në gjatësi prej 10 kilometra dhe pjesa e tretë nga Prilepi deri në urën Lenishka Reka dhe ndërtimi i korsisë së tretë nga fshati Bellovodica në guroren e Mavrovës në një gjatësi prej 7.5 kilometra. Përparimi i përgjithshëm i punimeve të ndërtimit është 20 për qind,…

Lexo më Shumë

Më shumë se një vit, Struga dhe Ohri nuk kanë barnatore gjatë orëve të natës. Për këtë shkak, qytetarët detyrohen që të presin deri të nesërmen për blerjen e ilaçeve të nevojshme. Në shumë raste, kjo paraqet problem, njofton Alsat M. Në Ohër dhe Strugë gjithashtu nuk ka mjekë amë kujdestarë në orët e vona edhe gjatë fundjavës, kështu që rastet më urgjente dërgohen nëpër spitalet e qytetit ndërsa situata më e rëndë është me fëmijët e sëmurë. Në të kaluarën, edhe në Ohër edhe në Strugë ka pasur farmaci kujdestarie. Por, për shkaqe sigurie dhe leverdi e dobët financiare, morën…

Lexo më Shumë

Pacinetët me sëmundje kardiovaskulare më së shumti lajmërohën në linjën telefonike „Alo Mjeku“ për të kërkuar ndihmë dhe këshilla mjekësore. Megjithatë mjekët të angazhuar në këtë shërbim theksojnë se nuk mungojnë as kërkesat për ndihmë për sëmundjet që janë karakteristike për sezone të caktuara të vitit. Këtë shërbim mjekësor në muaj e shfrytëzojnë mbi 4500 pacientë. Sipas statistikave të cilat i mbajmë, më së shpeshti lajmërohen për sëmundje dhe simptome të sëmundjeve kardio vaskulare. Tensioni i lartë i gjakut, aritmi të ndryshme. Për fëmijët lajmërohen shumë shpesh për temperaturë të lartë, shembull natën ndonjë fëmijë do të ketë temperaturë të…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e UNDP në Maqedoni, Luiza Vinton ishte e pranishme në komunën e Tetovës nga ku prezantoi programin për vitin 2018 për punën e dobishme për komunitetin. Vinton deklaroi se këtë vit do të kyçen 15 asistentë personalë në procesin arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme, njofton Portalb.mk. “Sot biseduam për 15 asistentë personalë të cilët do të kyçen në procesin arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme dhe do ti trajnojmë dhe do ta bëjmë të mundshme që të kyçen në shkollat e rregullta me nxënësit e tjerë. Pra, do e përsërisim edhe sivjet programin me 15 asistentë që…

Lexo më Shumë

Linja hekurudhore Beograd – Shkup – Selanik do të ndërpritet. Edhe pas përpjekjeve të Shkupit zyrtar për t’i bindur Hekurudhat e Serbisë që të mos e ndërpresin këtë linjë, trenat nga e hëna dhe deri më 15 qershor të vitit të ardhshëm nuk do të qarkullojnë. Nga “Hekurudhat e Maqedonisë” për Alsat konfirmojnë se pas takimit të mbajtur në Beograd, “Hekurudhat e Serbisë” kanë qenë kategorike se kjo linjë nuk është e leverdishme që të jetë funksionale gjatë gjithë vitit. “Përfundimisht nga e hëna nuk do të qarkullojë treni në linjën ndërkombëtare hekurudhore Beograd-Shkup-Selanik. Kemi negociata dhe po shqyrtojmë mundësi…

Lexo më Shumë

Rasti gjyqësor “Transportuesi do të fillojë nga e para. Këtë vendim e solli Gjykata Penale, pas ndërrimit të gjykatësit porotë, të cilit i ka skaduar mandati, njofton Portalb.mk. Avokatët e të akuzuarve janë pajtuar që dëshmitë e dëshmitarëve të deritanishëm të lexohen, që të vazhdojë gjykimi prej atje ku ka ngelur, gjegjësisht të mos dëgjohen përsëri dëshmitarët e njëjtë. Gjykatës i gjykimit ngelet, Dobrilla Kacarska. Procesi filloi me leximin e të dhënave të të pandehurve, pas së cilës vijojnë fjalët hyrëse. Përndryshe në këtë rast bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, me…

Lexo më Shumë

Me fluturime dy herë në javë, çdo të martë dhe të enjten, që nga 1 nëntori, Athina dhe Shkupi do të  lidhen me aeroplan përmes kompanisë ajrore greke “Aegean Airlines”, raporton korrespondentja e MIA nga Athina, sipas informacionit të konfirmuar nga kjo kompani ajrore. Orari i fluturimit është nga 1.11.2018 deri më 28.03.2019 sepse ky është programi dimëror i kompanisë ndërsa përveç kësaj, do të shpallet edhe orari i verës. në sajtin e “Aegean Airlines” tashmë ekziston mundësia që të rezervohet bileta. Sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, të dy kryeqytetet do të lidhin me një avion të “Olympic Air”,…

Lexo më Shumë

“Koneksione në koleksione – paralele italiane-maqedonase” titullohet ekspozita që mbrëmë u hap në Muzeun e Arteve Bashkëkohore. Në hapjen solemne të kësaj ekspozite, të pranishëm dhe fjalim mbajtën ministri i Kulturës, Asaf Ademi, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, ambasadori i Italisë Karlo Rome, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, si dhe drejtori i Galerisë së Arteve Bashkëkohore dhe Moderne në Torino, Rikardo Pasoni. Ministri Ademi në fjalimin e tij theksoi se bashkëpunimi tradicionalisht i mirë me Italinë bazohet në Marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1998, dhe shtoi: “Jam i lumtur që kjo ekspozitë për nga koncepcioni dhe vlera e…

Lexo më Shumë

Shërbimet e sigurisë nuk kanë tani për tani indikacione se dita e diel do të shoqërohet me incidente. Pritet prononcim i qetë në referendum, ndërsa në terren do të jenë forca të shumta policore. Nëse situate niset kah e keqja, në gatishmëri do të jenë edhe njësitet special të MPB-së. “Sipas të dhënave të deritanishme, situate e sigurisë ditën e mbajtjes së referendumit do të jetë stabile. Nuk kemi informacione për destabilizim të mundshëm apo rrënim të procesit zgjedhor. Anësh përplasjet politike dhe akuzat, presim të diele të qetë”, thonë burime nga shërbimet e sigurisë, transmeton MEDIAL. Duke pasur parasysh se…

Lexo më Shumë