Author: Hamdi Kumanova

Debat i ashpër mes Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias dhe Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos për Marrëveshjen e Prespës në seancën e Qeverisë. Mediat greke raportojnë që arsyeja e zënkës mes ministrave ka qenë propozimi i Kamenosit që marrëveshja e arritur për emrin të zëvendësohet me një marrëveshje alternative rajonale. Me ç’rast Kocias e ka akuzuar Kamenosin se dëmton interesat shtetërore për interesat e tij personale dhe partiake. Ndërsa Kamenos i është kundërpërgjigjur se çështja e emrit do të duhej zgjidhur pas zgjedhjeve. Megjithëse dorëheqja e mundshme e Kamenosit i cili e kundërshton Marrëveshjen e Prespës është përfolur shumë,…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, nga foltorja e kuvendit ka kërkuar që të amnistohen të gjithë funksionarë te akuzuar dhe aktivist partiak, shtetit të mbroj deputetët që të mund në mënyrë të lirshëm të votojnë. Qëllim, tha ai, është anëtarësimi në BE dhe NATO, ku pritet të ketë rroga më të mëdha, ekonomi më të mirë, pensione në kohë. “Anëtarët e VMRO-së janë njerëz të mrekullueshëm, por varen nga partia. Unë do të doja të propozoj diçka praktike. Çdo deputeti të VMRO-së që do të votoj për propozimin, shteti të qëndroj pas tij, të garantoj për të ardhmen e tij,…

Lexo më Shumë

Amnisti nuk do të ketë për asnjërin që ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pa dallim përkatësisë etnike, fetare apo politike. Kështu tha sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, duke informuar opinionin për vendimin të cilin mori qeveria në seancën e fundit me çka i propozon Gjykatës Kushtetuese të hedh poshtë iniciativën e avokatit të Nikolla Gruveksit dhe Mile Janakievskit për hedhjen e përgjegjësisë prej funksionarëve tek komisionet për furnizime publike, informon MEDIAL. Qeveria e Maqedonisë solli vendim me të cilin i propozon Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë iniciativën e zyrës së avokatit Elenko Milanov, i cili përfaqëson ish kryeministrin…

Lexo më Shumë

Nga viti ardhshëm pritet që vaksinat pneumokoke dhe “rota” vaksina të shpallen të detyrueshme. Bakteri “streptokokus pneumonie” shkakton disa sëmundje veçanërisht te fëmijët e vegjël – infeksione në vesh, sinuset, ndezje të mushkërive, por edhe komplikime të rënda si ndezje të cipës së trurit (meningjiti), thotë Aleksandra Grozdanova profesoreshë në Fakultetin për Farmacisë dhe kryetare e Komitetit Nacional për imunizim, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. “Fëmijët deri në moshën dyvjeçare dhe foshnjat janë nën rrezik të veçantë nga paraqitja e këtyre sëmundjeve. Shpesh ky infeksion shfaqet tek fëmijët të cilët shkojnë në kopshte, si dhe fëmijët me imunitet të dobësuar. Vaksina pneumokokë është…

Lexo më Shumë

Investimi në asistencë sociale më të madhe për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, qasje më të lehtë në shtesat fëmijërore, shtesë arsimi për fëmijët dhe rritje e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor, janë disa prej masave në realizimin e të cilave punon Qeveria për dalje nga rrethi i varfërisë, të cilat sot në Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë i përkujtoi kryeministri, Zoran Zaev. “Duhet ta ndërpresim rrethin e varfërisë, që bartet nga gjenerata në gjeneratë midis familjeve më të ndjeshme. Për këtë, 11 mijë amvisëri plotësuese do të fitojnë asistencë sociale të garantuar, krahas 26 mijë amvisërive…

Lexo më Shumë

“Unë mendoj se për grekët, ndoshta gabojë, nuk është aq i rëndësishëm emri sa është e rëndësishme gjithçka që ndërlidhet me të, mbi të gjitha, identiteti. Mund të jetë Veriore, E Epërme, E poshtme, çfarëdo, por ata menjëherë pyesin kush janë maqedonasit, dhe pse e mbajnë emrin e njëjtë si dhe pasardhësit e Aleksandrit të Madh, thotë ambasadori rus në BE, Vlladimir Çizhov në një intervistë për AIM. Ambasadori konsideron se nga dy palët, nga qeveritë e dy fqinjëve, në ato vite ka pasur mungesë të vullnetit politik për zgjidhje të çështjes. “Nëse ky kontest për emrin ishte zgjidhur, me…

Lexo më Shumë

Këto ditë gjithë opinioni vëmendjen e ka te partia opozitare VMRO-DPMNE me shpresë se deputetët e saj do të tregojnë përgjegjësi në Kuvend dhe do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski në një bisedë për Dojçe Wele sqaron se gjatë ditës së sotme do të komenton lidhur me refuzimin e kërkesës së tij nga ana e Kryeparlamentarit Xhaferi për të mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit. “Keni durim, sot apo nesër do ta dëgjoni fjalimin e ndaluar dhe gjithçka që dëshiroj të ia kumtoj opinionit si porosi e imja. Unë e di se deri më tani…

Lexo më Shumë

Në qoftë nesër do të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme, dita e votimit do të ishte më 9 Dhjetor. 52 ditë janë të nevojshme që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të përgatisë e gjithë procesin votues, njofton Gostivari Sot. Në qoftë se do të ketë zgjedhje të parakohshme për çka nevojitet vendim i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për shpërbërje dhe shpallje të zgjedhjeve, pas datës 19 tetor (E premte), atëherë data e mbajtjes së zgjedhjeve do të spostohej për më vonë. Nga dita e shpërbërjes së përbërjes aktuale të deputetëve dhe shpallja e zgjedhjeve, do të llogaritet afati prej 52 ditëve që…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, sot njoftoi se sërish është anuluar shpallje publike për ndihmë financiare të kompanive ajrore, që u publikua më 13 shtator të këtij viti. Në konferencë për shtyp nga qeveria, Sugareski tha se deri në fund të afatit është dorëzuar vetëm një ofertë nga “Wizz Air”, e cila nuk ka përkuar me kushtet dhe kriteret e tenderit.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesën e deputetit Ljuben Arnaudov, me garancion që të mbrohet në liri, gjegjësisht i ndërpritet masa e burgut shtëpiak. Deputeti Arnaudov sot pas seancës për rastin “27 prilli” tha se kërkesën kusht e kishte bërë që në korrik, ashtu që ngeli të vendos gjykata. Ai u pyet se a është për ndryshime kushtetuese në këmbim të amnistisë, Arnaudov tha se “deri më tani ende nuk kam menduar, por sigurisht do të punojmë për interesin e Maqedonisë dhe popullit maqedonas” Në informacionin për “Tv24” që e kanë konfirmuar nga Gjykata e Apelit thonë se edhe…

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë e konsideron për vendimin të paligjshëm të trupit gjykues të Gjykatës Penale për të përjashtuar publikun nga seanca e sotme për rastin “27 prill”, për të cilën, siç thonë ata, shkelin të drejtën për gjykim të drejtë dhe parimin e publicitetit të procedurës si një komponent i pashmangshëm i kësaj të drejte dhe si garanci për sjelljen e drejtë dhe të ligjshme të gjykatave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komiteti i Helsinkit sugjeron se në të ardhmen publiku duhet të përjashtohet vetëm kur të plotësohen kushtet e përcaktuara shprehimisht në…

Lexo më Shumë

Takim i fshehtë, sipas gazetës greke “Ta nea”, kanë pasur dje kryeministri grek Aleksis Cipras dhe partneri i tij i koalicionit dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Takimi nuk është realizuar në pallatin e kryeministrit, por në Klubin e personave ushtarak, ku shkurt pas orës 15 kishin edhe drekë pune. Sipas “Ta nea”, dy partnerët e koalicionit, e kanë konfirmuar marrëveshjen e tyre për të vazhduar së bashku deri në mars, gjegjësisht deri në momentin kur Marrëveshja e Prespës të arrij në Kuvendin grek. “Gjatë drekës, që ishte pas sulmeve të fuqishme ndaj kryetarit të Grekëve të pavarur nga numri…

Lexo më Shumë