Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, nga foltorja e kuvendit ka kërkuar që të amnistohen të gjithë funksionarë te akuzuar dhe aktivist partiak, shtetit të mbroj deputetët që të mund në mënyrë të lirshëm të votojnë. Qëllim, tha ai, është anëtarësimi në BE dhe NATO, ku pritet të ketë rroga më të mëdha, ekonomi më të mirë, pensione në kohë.
“Anëtarët e VMRO-së janë njerëz të mrekullueshëm, por varen nga partia. Unë do të doja të propozoj diçka praktike. Çdo deputeti të VMRO-së që do të votoj për propozimin, shteti të qëndroj pas tij, të garantoj për të ardhmen e tij, por së pari duhet të votoj dhe do të dihet kush ka votuar. Të amnistohen të gjithë gabimtarët, amnisti për të gjithë, është më lirë, gjithçka tjetër është e shtrenjtë, dhomat nëpër burgje janë të shtrenjta. Është më lir tu ndihmojmë anëtarëve të VMRO-së, të qëndrojmë pas tyre nëse kanë dicka kritike në parti, që të mund lirshëm të votojnë”, ka thënë Manojllovski.
Ai ka shtuar se duhet tu mundësohet që deputetët e VMRO-së të votojnë lirshëm.
“Të nderuar miq, të ndalojmë dhe të mendojmë si njerëz. Si njeri i malit ua them këtë. Mjaft me filozofi, kjo ka kaluar, tani gjithçka është tek parat. Jeni fëmijë praktik, kam të drejtë ta them këtë ngase jam më i mëshuari nga ju. Garantoni të ardhme deputetëve të VMRO-së”, ka theksuar ai. /SHENJA/
Data 07.10.2026
Aktuale
- Poloni, të paktën 8 të plagosur në një sulm me thikë në shkollë
- Delegacioni gjerman “Unternehmer in Bewegung” me 28 sipërmarrës të njohur nga Europa, mes tyre dhe Zv/Presidenti i Hysenbelliu Group, Fatmir Hysenbelliu, zhvillon aktivitete në SHBA
- Filipçe tregon se me cilën parti politike shqiptare do të bashkëpunojë në të ardhmen
- Filipçe tregon se me cilën parti politike shqiptare do të bashkëpunojë në të ardhmen
- “Kuku” për Limin, çfarë ka humbur, Alba shfaqet si “DIVË” në këtë pamje
- Ambasada Gjermane shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale
- Ceremonia Inauguruese: Justina Shiroka – Pula në Krye të Presidencës
- Venko Filipçe tregon se përse VMRO-DPMNE nuk është e interesuar për BE


