Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot do të përfundojë debatin mbi propozim amendamentet dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2018 në leximin e dytë që filloi ditën e premte. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, rebalancimi bazohet në një parashikim për rritjen e BPV-së reale prej 2.8 për qind në 2018 dhe deficiti buxhetor është i pandryshuar në 2.7 për qind të BPV-së. Sipas rebalancimit, pozita fiskale e komunave pritet të përmirësohet, e cila pritet të jetë tre miliardë denarë. Gjatë debatit, deputetët nga radhët e opozitës akuzuan se rebalancimi është joreal dhe se nuk do të arrinte normat…
Author: Hamdi Kumanova
Plani 18 i shpalosur ditë më parë nga qeveria është një domosdoshmëri që kushtëzohet nga BE dhe duhet të implementohet për afatin e caktuar, vlerëson profesori universitar Ylber Sela. Nga çka janë fushat ku duhet të realizohen reformat, Sela thotë se në fushën e gjyqësorit nuk mund të bëhet progress i mjaftueshëm për shkak të situatës politike që mbretëron tani, e cila është e mbingarkuar dhe duhet kohë më e gjatë për ta bërë gjyqësorin pushtet të pavarur. “Këtu sidomos ka të bëjë me aspektin gjyqësorit dhe aty është më problematikja dhe unë nuk kam shumë optimist që makslimalisht d…
Avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dagnov për televizionin “Tv21” tha se për vendimin e Këshillit Penal nuk kemi të drejtë të ankohemi në Gjykatën e Lartë. Ai tha se ndaj vendimit të Këshillit Penal nuk kemi të drejtë ankese në Gjykatën e Lartë. Kemi mundësinë të paraqesim një iniciativë deri tek Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë. Ai, si kompetent, mund të paraqesë një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Për shkak të këtij afati, nisma jonë do të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur, menjëherë pas pranimit të vendimit. “Iniciativat nuk konsiderohen si mjete efektive për…
Aktivistja Mirjana Najçeska në rrjetet sociale ka komentuar ngjarjet në lidhje me burgosjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar me vendim të plotfuqishëm me 2 vjet burg, ndërkaq mbrëmë edhe pas shumë përpjekjeve shërbimet nuk kanë arritur që ta gjejnë për t’ia dorëzuar vendimin që i njëjti të shkojë prapa grilave në Shutkë, njofton Portalb.mk. “Çfarë është ky budallallëk të pritet deri të hënën. Personat e dyshuar për vepra penale i kanë kërkuar dhe ndjekur njësitet speciale dhe me pranga i kanë dërguar në paraburgim, ndërkaq kriminelin e dënuar duhet që ta lusim që të vijë ta mbajë…
Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka folur rreth marrëveshjes së Prespës, procesin e pajtimit në Maqedoni dhe përsëri me vendosmëri hodhi poshtë hapjen e qendrave për refugjatë në vend, transmeton Deutsche Welle. “Gjatë krizës së refugjatëve, Maqedonia mbrojti kufijtë e BE-së, dhe ne po vazhdojmë ta bëjmë atë. Por nuk mund t’i kërkoni një vendi që të ndajë barrën, por jo edhe përfitimet. Sapo të bëhemi anëtar i klubit dhe të gëzojmë të drejtën për anëtarësim në BE, me kënaqësi do të ndajmë barrën. Atëherë do të jemi plotësisht në gjendje…
Lideri i partisë greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis tha se për partinë e tij është e pa pranueshme pranimi i popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase me marrëveshjen e Prespës. Në intervistë për “Deutsche Welle”, paralajmëron se nëse qeveria aktuale greke nuk arrin ta ratifikon marrëveshjen në përbërjen aktuale parlamentare në Athinë, ajo nuk do të ndodh edhe me përbërjen e re pas zgjedhjeve. Problemi më i madh për Mitsotakis është irredentizmi maqedonas. “Problemi më i madh me këtë marrëveshje është se ajo forcon elementet e të ashtuquajturës irredentizmi maqedonas”, tha Mitsotakis. Ai shtoi se “nuk mendon vetëm për emrin,…
30 faqe me vërejtje ka dërguar Bullgaria për librat e historisë në Maqedoni, njoftoi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, njofton Portalb.mk. Duke u përgjigjur në pyetje deputetësh, ajo tha se Komisioni i Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimor është formuar pas Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë mes dy vendeve dhe ka pasur dy takime, ndërkaq i treti është paralajmëruar për në fund të këtij muaji. Po shqyrtohen librat e historisë në të dy vendet, është bërë kontroll i librave për klasën e gjashtë dhe të shtatë në Maqedoni dhe për to janë dorëzuar 30 faqe me…
Do të sigurohen sasitë shtesë të vaksinave komerciale për gripin sezonal, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se vaksinimi do të vazhdojë ditën e hënë në Qendrat e Shëndetit Publik. Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për herë të parë siguroi 28.000 doza të vaksinave pa pagesë kundër gripit sezonal për personat mbi 65 vjeç dhe për ata që kanë një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension. Bëhet fjalë për vaksinë me katër nivele të influencës që mbron nga katër lloje të gripit dhe është nën prodhimin…
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot nuk u paraqitë as edhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese, ku sot debatohet për propozim amendamentin e tretë në fazën e dytë të procesit për ndryshimet kushtetuese. Ai deri sot në mëngjes nuk u paraqitë as në burgun e “Shuto Orizares” ku duhet ta shlyej dënimin me burg prej dy vjetësh për rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e mercedesit luksoz prej afro 600.000 euro. Më herët Gruevski ka kërkuar që të anulohet dënimi me burg, ndërsa shkak për këtë jozyrtarisht ka përmendur obligimet parlamentare në seancat për ndryshimet kushtetuese. Këshilli Penal dje e…
Propozim-ligji i ri për automjete, me të cilin do të inkorporohet kategorizimi ekologjik i mjeteve motorike, përkatësisht markimi i tyre me etiketa me ngjyrë të gjelbër, të verdhë dhe të kuqe varësisht nga shkalla e tyre e ndotjes, parasheh edhe dënim prej 500 euro nëse automjeti privat nuk ka etiketë. Ndërsa nëse bëhet fjalë për firmë, dënimi do të jetë 2.000 euro, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk. Kjo është përcaktuar në nenin 9 të propozimit të ligji, me të cilin ndryshohet neni 26 i ligjit ekzistues, me të cilin largohet etiketa në targa dhe zëvendësohet me etiketën e re ekologjike. Sipas…
Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e mbajtur më 31 tetor miratoi vendim për nisje të procedurës për anulim të vendimit të Këshillit të Komunës Gjevgjeli për shpallje referendumi për minierat në Kozhuf, informojnë për “Meta” nga Gjykata Kushtetuese, duke sqaruar se vendimi duhet fillimisht të publikohen në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk. Së këtejmi, tregojnë se në kohë shumë të afërt do të vendoset për këtë lëndë dhe duke gjykuar sipas përvojës me lëndët paraprake që kanë të bëjnë me vendime të vetëqeverisjes lokale për hapje të minierave në territor të tyre edhe ky vendim do të anulohet.…
Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, 60 për qind e ndotjes së ajrit në Tetovë ishte rezultat i funksionimit të fabrikës “Jugohrom”, prodhimi i të cilit u ndërpre në nëntor të vitit 2016 për shkak të mungesës së filtrave adekuate. Në vitin 2015, përqendrimi mesatar ditor i grimcave PM10 në Tetovë ishte 298 mikrogramë për metër kub. Një rënie e dukshme prej më shumë se 60 për qind e përqendrimit të grimcave kancerogjene është vërejtur në vitin 2017, kur fabrika nuk ka punuar.

