Author: Hamdi Kumanova

Lideri i partisë opozitare shqiptare në Maqedoni, Ziadin Sela në një intervistë për median ndërkombëtare “EUObserver”, ka folur për zhvillimet politike në Maqedoni. Duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ai ka apeluar deri te partitë politike që të bashkohen dhe të hapin rrugën për formimin e një qeverie teknike, transmeton Portalb.mk. “Unë bëj apel të gjithë liderëve të partive politike që të ulemi së bashku dhe të arrijmë një marrëveshje në mënyrë që kushtetuta e re të adresojë këto probleme në një frymë vërtet evropiane. Kjo do të hapte rrugën për krijimin e një qeverie…

Lexo më Shumë

Arratisja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe marrja e azilit politik nga Hungaria u bë  pjesë e agjendës  së veprimit të socialdemokratëve evropian dhe të gjelbërve të cilët paralajmëruan se  do të parashtrojnë amendamente të rezolutës  së raportuesit Ivo Vajgëll për përparimin e Maqedonisë për të cilin duhet të votohet  javën e ardhshme. Socialdemokratët citojnë se Gruevski duhet të përgjigjet  para sistemit gjyqësor të Maqedonisë dhe i bëjnë thirrje Hungarisë si vend anëtar i BE-së ta respektojë qeverisjen  e të drejtës dhe ta ekstradojë Gruevskin në Shkup. Socialdemokratët presin  të gjitha palët e prekura  të sillen me ashpërsi  në lidhje…

Lexo më Shumë

Bindje se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin grek, duke thënë se “nuk ka kurrfarë dyshimi për atë”, shprehu ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos, duke folur nga Selaniku, nga mbledhja e katërt ministrore, në intervistë për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek ERT, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Nuk kam kurrfarë dyshimi se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet edhe nga parlamenti ynë. Kjo është marrëveshje  nga interesi i përbashkët që zgjidh – edhe në interes të vendit tonë – një kontest i gjatë dhjetëvjeçar. Në lidhje me reagimet në opinion, …

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mile Carovska, sot mbajti takim me inspektorët të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes sociale. Në takim është biseduar për gjendjen aktuale të shërbimeve inspektuese dhe për aktivitetet e ardhshme të cilat i ndërmerr Ministria me qëllim që ta përforcojë kapacitetin e këtij shërbimi, pak para fillimit të zbatimit të reformave të reja sociale. “Shërbimi inspektues me vite është dëmtuar dhe shkatërruar. Qëllimi ynë është këtë shërbim ta përforcojmë dhe avancojë, sepse pikërisht kjo do të jetë një nga mjetet kyçe në zbatimin e reformave social dhe pagesën e të ardhurave minimale të garantuara”,…

Lexo më Shumë

Me përcjellje policore para Gjykatës Penale sot zbarkuan disa furgonë të mediave hungareze. Interesimi sa vjen e shtohet për çështjen e arratisjes së Gruevskit. Gjatë ditës së sotme, përveç mediave vendore të cilat ndjekin lëndët e PPS-së ku akuzohet ish-kryeministri,  vërehen edhe media të huaja.

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistën për 1TV, ka hedhur poshtë zërat që ngrenë dyshimet mbi vizitat e tij të fundit në Serbi dhe Hungari, e që thonë se lidhen me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk. Mickoski nuk e mohon se është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, por ai thotë se nuk ka biseduar për Gruevskin. “Po, është e vërtetë që periudhën e kaluar e kam përdorur për një sërë udhëtimesh, duke përfshirë udhëtimin në Serbi, por ishte një udhëtim privat dhe nuk isha takuar me Vuçiqin, ai nuk ishte në atë vend në atë…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë është e përcaktuar për ndërtimin e politikës së fqinjësisë së mirë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në takimin e katërt katërpalësh të shefave të diplomacive të Maqedonisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, që dje dhe sot u mbajt në Selanik, kumtoi MPJ-ja. “Bashkëpunimi ynë në rajon është i dobishëm për shoqëritë tona. Nëse mundemi t’i harmonizojmë interesat tona, kjo do të na ndihmojë neve, por do t’i ndihmojë edhe Evropës”, theksoi Dimitrov. Ai i përqendrua në aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë Maqedonia si kontribut në përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit…

Lexo më Shumë

Deputeti Samka Ibraimoski, sot në konferencë për shtyp tha se nuk respektohen ligjet në konkurset e institucioneve shtetërore për punësimin e romëve. Sipas tij, në vendet e punës që janë paraparë për komunitetin rom janë punësuar persona të bashkësive tjera etnike. “Konkursi i parë është publikuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, për këshilltar për kontroll në komunikacion dhe mirëmbajtje të pajisjeve kompjuterive, është paraparë të punësohet rom, por u pranua maqedonas. Konkursi u publikua për herë të dytë vetëm që të eliminohet romi i vetëm, kandidat që i përmbushte kushtet. Rast të këtillë të ngjashëm ka pasur edhe në…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, në ankesën e tij që e ka dorëzuar tek Gjykata Penale ka kërkuar të mbahet seancë publike, njofton Makfaks. Në ankesë Mijallkov kërkon që vendimi për paraburgim të rishqyrtohet, gjegjësisht të largohet masa e paraburgimit, ndërsa në fuqi të mbesin masat e përkujdesit të cilat kanë qenë më parë. Mijallkov konteston faktin që në vendimi për paraburgim është marrë vetëm mbi bazë të propozimit të Prokurorisë, pa mos u dëgjuar argumentet e avokatëve të tij. Avokatët e Mijallkovit në ankesë kanë shkruar se gjykata edhe më herët e ka ditur për…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë buxhetin në pjesën e mbrojtjes për vitin e ardhshëm. Sipas Propozim-buxhetit për vitin 2019 që Qeveria e pranoi dhe e dorëzoi deri tek Kuvendi, është paraparë rritje e buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për 7,8 miliardë denarë. Përveç intensifikimit të procesit të anëtarësimit në NATO, janë paralajmëruar edhe rritje e pagave për pesë përqind të të gjithë të punësuarve në mbrojtje me pagën e shtatorit në vitin 2019./Gazeta e Pavarur

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në debatin për mbikëqyrjen e shërbimeve të kundërzbulimit deklaroi se deri tani në kuadër të reformave janë bërë hapa të rëndësishëm dhe ftoi në bashkëpunimin e opozitës për të vazhduar me reformat tjera në shërbimet e sigurisë. “Me Ligjin e ri për ndjekjen e komunikimeve, që e miratuam në vitin 2018, ka disa risi. E kam patjetër të theksoj një aspekt shumë të rëndësishëm dhe ky është konstruktiviteti dhe kontributi maksimal i opozitës në procesin e nxjerrjes së këtij ligji i cili u miratua me shkallë të lartë të konsensusit”, tha Xhaferi. Ai shtoi se…

Lexo më Shumë

“Ne në Republikën e Maqedoni kemi mundësinë që në mënyrë më të mirë ta promovojmë dhe praktikojmë idenë e madhe evropiane të bashkuar tek dallimet. Prandaj me të drejtë mund ta theksojmë faktin se shpallja e ditës së sotme si festë zyrtare e alfabetit shqipe është pjesë përbërëse e pasurisë kulturore dhe gjuhësore të republikës së Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Lexo më Shumë