Tema e nepotizmit nga pushteti aktual duket se po jep rezultate të larta edhe atë nëpër institucione të ndryshme e që kjo gjë po shqetëson jashtëzakonisht qytetarët. Sipas Magazin, punësimet e fundit që janë bërë në agjencionin për kontroll M-NAV ku pagat lëvizin nga 45 mijë deri në 85 mijë denarë, mes të punësuarve janë edhe familjarë të funksionarëve të lartë partiak. Kështu, para disa ditëve në punë ka filluar Antonio Kocovski nga Ohri, i cili është dhëndri i kreut të LSDM në qytetin e Ohrit njëherit biznesmenit Laze Tanevski, por që fakt është se në këtë kompani ndër vite…
Author: Hamdi Kumanova
Është ripërtërirë një kornizë shumë e mirë e komunikimit dhe bashkëpunimit me palën tjetër në të cilin i ndjekim ngjarjet, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos, në intervistën për portalin informativ grek “Njuz 247” lidhur me rrjedhën e ndryshimeve kushtetuese tek ne. Ai thotë se nuk dyshon se as “vendi fqinj do ta respektojë frymën e Marrëveshjes së Prespës”, as se marrëveshja do të ratifikohet në Greqi” lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Është ripërtërirë një kornizë shumë e mirë e komunikimit dhe bashkëpunimit me palën tjetër, ku i ndjekim ngjarjet. Nuk dyshoj se fqinjët…
Gazetari i njohur, Dragan Pavloviq- Llatas për një periudhë të shkurtër gjatë qeverisjes së kaluar ka arritur që të fitojë miliona euro, duke shijuar një luks të paparë. Ai këtë e kishte bërë me biznese, sepse gjithë ato para nuk mund të bëheshin me një rrogë gazetari apo kryeredaktori, që në Maqedoni shkon nga 1 mijë deri 2 mijë euro. Sipas portalit Dokaz, Llatas si një gazetar i lidhur me Gruevskin dhe ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov gjatë periudhës 2011 – 2014 ka arritur të përfitojë 4 milionë euro, por jo me rrogën si kryeredaktor i Tv Sitelit. Ai…
Sot në mëngjes në MPB është paraqitur se gjashtë veturave të DSK-së, iu është thyer dritare. Pjesëtarët e MPB-së menjëherë kanë dalur në terren dhe morën shënimet, me çka po kërkohen autorët e veprës së kryer, njofton “Tv21”. “Sot në orën 08:05 është paraqitur se në parkingun e RTVM-së janë thyer dritaret e veturave të DSK-së dhe një veture të Inspektoratit Shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm. Janë marr masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Kryeministrit Zoran Zaev ka deklaruar se nuk është e vërtet se ka komunikuar me Nikolla Gruevskin një ditë para se ai të arratiset nga shteti. “As që është e vërtetë, kjo i bie se ne së bashku jemi marrë vesh. Prej kur jam kryeministër, një vit e gjysmë, me Gruevskin nuk kam asnjë kontakt. Kontaktet e fundit ishin para se të ndodhin ngjarjet e 27 prillit. Ishte ary në kuvend, kur biseduam për debllokimin e procesit, se është e qartë se ka shumicë dhe të mos e torturojmë shtetin dhe institucionet e saj. Këto ishin bisedat e fundit”, ka thënë…
Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj akuzave të partisë opozitare VMRO-DPMNE. Dje nga kanë theksuar se Radmilla Sheqerinska ishte duke pritur me padurim për gomat e reja, ndërsa ushtarët ishin pa gjërat elementare. “VMRO-DPMNE të mos shqetësohet për ARM-në. Nëse ata do të ishin aq të shqetësuar, kanë pasur kohë prej dhjetë vjetësh për ta pajisur, modernizuar mbrojtjen. Por gjatë sundimit të tyre, e vetmja gjë për të cilën ata ishin të shqetësuar ishte se si të forcohej policia në mënyrë që ata ilegalisht të mund të ndërtonin një fortesë rreth qeverisë së tyre kriminale, të përgjonin, të ndjekin dhe të…
Banorë të fshatrave të Malësisë së Tetovës kanë reaguar lidhur me punimet që zhvillohen në këtë periudhë në rrugën Shipkovicë-Brodec në dalje të Shipkovicës. Ky vend që gjithnjë është kritik për shkak të rrëshqitjes së dheut, në të kaluarën shpeshherë është bllokuar dhe ka pamundësuar lëvizjen e lirë të banorëve. Tashmë në këtë vend zhvillohen punimet për rregullimin e kësaj pjese, ndërsa reshjet atmosferike kanë bërë që banorët të hasin në shumë probleme. Ata reagojnë duke nënvizuar se punimet duhet të zhvillohen kur është koha e mirë dhe jo në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, shkruan gazeta KOHA. Banorët kanë…
Lideri i partisë opozitare shqiptare në Maqedoni, Ziadin Sela në një intervistë për median ndërkombëtare “EUObserver”, ka folur për zhvillimet politike në Maqedoni. Duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ai ka apeluar deri te partitë politike që të bashkohen dhe të hapin rrugën për formimin e një qeverie teknike. “Unë bëj apel të gjithë liderëve të partive politike që të ulemi së bashku dhe të arrijmë një marrëveshje në mënyrë që kushtetuta e re të adresojë këto probleme në një frymë vërtet evropiane. Kjo do të hapte rrugën për krijimin e një qeverie teknikeqë ka legjitimitetin si dhe kredibilitetin për ndryshimin e kushtetutës, para shkuarjes…
Ndriçimi i Qeverisë së RM-së në ngjyrë portokalli, debate dhe punëtori në mbarë Maqedoninë, do të jenë pjesë e aktiviteteve me rastin e 25 Nëntorit, Ditës ndërkombëtare për eliminim të dhunës ndaj grave dhe fushata “16 ditë aktivizëm”. “Më dëgjo edhe mua” është motoja vjetore e Ditës ndërkombëtare, ndërsa fushata e cila mbahet në suaza botërore, fillon sot dhe do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Qëllimi është të nxitet vetëdija e bashkësisë dhe kontributi individual në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ngjyra portokalli e fushatës e simbolizon të ardhmen e ndritshme pa dhunë ndaj grave. Sipas Kombeve…
Institucionet kompetente të Bashkisë së Shkupit punojnë intensivisht për zgjidhjen problemit me ajrin e ndotur. Brenda kompetencave të tij, disa institucione, në nivel lokal dhe qendror, si dhe Bashkia e Shkupit kanë ndërmarr masa dhe punojnë për të zgjidhur problemin e trashëguar të ajrit të ndotur, i cili për 11 vjet është injoruar nga qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së. Përveç masave të ndërmarra nga institucionet në nivelin qendror, Bashkia e Shkupit e trajton strategjikisht këtë problem të trashëguar dhe realizon masa në të gjitha fushat ku zbulohen shkaktarët në ndotjen e ajrit. Përmes planit të pastrimit ajror që mbulon një…
Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov më nuk do të qëndroj në dhomat ku qëndrojnë qytetarët e zakonshëm të dënuar për vepra të ndryshme penale. Përshak të pozitës së tij të mëparshme ai është vendosur në një dhomë e cila llogaritet ndër hapësira me kushte më të mira në burgun e Shutkës, njofton Fokus. Në këtë dhomë ai gjendet me një të burgosur tjetër, emri i të cilit akoma nuk është zbuluar. Mijalkov për më shumë se dhjetë vite ka drejtë drejtor i shërbimit sekretë, ndërsa nga kjo pozitë është larguar pas ngjarjve në Lagjen e Trimave. (INA)
Në Maqedoni voziten automjete mesatarisht të vjetra prej 18 vjetësh. Gjysma e automjeteve të regjistruara përdorin naftë, ndërsa 218.544 automjete përdorin benzinë, ndërsa gaz dhe metan përdorin vetëm 12 mijë automjete, ose vetëm 2.6 për qind e automjeteve. Qeveria ka njoftuar subvencione për instalimin e pajisjeve të gazit në automjete, por parashikon se do të përdoret vetëm për 1.200 automjete. Dame Dimitrovski, profesorë në Fakultetin e Makinerisë dhe kreu i Laboratorit për motorë dhe lëndë djegëse, thekson se transporti nuk është një faktor kryesor për grimcat e ngurta, as në Shkup as në qytete të tjera, por që në thelb…

