Gazetari i njohur, Dragan Pavloviq- Llatas për një periudhë të shkurtër gjatë qeverisjes së kaluar ka arritur që të fitojë miliona euro, duke shijuar një luks të paparë. Ai këtë e kishte bërë me biznese, sepse gjithë ato para nuk mund të bëheshin me një rrogë gazetari apo kryeredaktori, që në Maqedoni shkon nga 1 mijë deri 2 mijë euro. Sipas portalit Dokaz, Llatas si një gazetar i lidhur me Gruevskin dhe ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov gjatë periudhës 2011 – 2014 ka arritur të përfitojë 4 milionë euro, por jo me rrogën si kryeredaktor i Tv Sitelit. Ai duke shfrytëzuar pozicionet dhe afërsinë me VMRO-DPMNE-në në pshtet kishte themeluar kompaninë Eltra Dooel në Shkup, ku si bashkëpronar ishte edhe Llatasi. Kjo kompani për një periudhë të shkurtër, pra për 3 vjet ka përfituar disa tenderë të majmë për elektrifikim dhe ndricim në Qytetin e Shkupit dhe komuna tjera. Gjatë kësaj periudhe, Llatas ka arritur që të blejë shtëpi dhe banesa luksoze, por edhe tokë në komunën e Zelenikovës dhe në periferi të Shkupit. Ai në prill 2012 ka blerë banesë 107m2 me vlerë 130 mijë euro në qendër të Shkupit. Vajza e tij ka marrë si dhuratë një banesë tjetër rreth 90m2 me vlerë 110 mijë euro. Po ashtu pronë dhe tokë përfitoi si dhuratë. Para përfitimit të këtyre banesave të reja, Llatas kishte jetuar në banesë 127m2 në qendër të SHkupit me vlerë 150 mijë euro. Po ashtu më pas ka arritur të ndërtojë shtëpi luksoze në komunën e Zelenikovës, me pishinë dhe kushte tjera.
Llatas pas një periudhe ka themeluar kompani tjetër me emër të tij Total Marketing Dooel, ku paraqitet si pronar. Me këtë kompani ai ka arritur që të përfitojë 243 mijë euro, pa asnjë të punësuar, ku të gjitha paratë janë paraqitur vetëm si harxhime, pa asnjë fitim. (Dokaz)
Data 27.05.2026
Aktuale
- Toshkovski dhe Rokas konfirmojnë mbështetjen e BE-së për reformat në MPB
- “Nga makinat zbritën 6-7 persona!”- Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, si ndodhi përplasja me armë, rrëfehen dëshmitarët: Mbeti i vdekur në vend! Sherri nisi me shkopa bejsbolli
- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton huamarrjen prej 260 milionë eurosh për buxhetin dhe projektet kapitale
- “Shqiptaria është me Shkupin!”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV
- “Kombi është mbi çdo parti!”- Protesta për gjuhën shqipe, studentët: Nuk ndalemi derisa të realizohen kërkesat! Marin Mema: Do luftojmë për çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare
- “Shqiptaria është me Shkupin!”- Studentët nisin marshimin nga Sheshi ‘Skënderbej’ drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë: Kërkojmë vetëm barazi e respekt!
- Protesta për gjuhën shqipe nga Shkupi në Tiranë/ Studentët: Kërkojmë barazi dhe respekt për atë që na takon
- (VIDEO) Hapet pishina sportive për të gjithë nxënësit e komunës së Çairit

