Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në konferencën në Vjenë mbi temën “Informimi financiar si katalizator për integrim” tha se “Transparenca fiskale për vetëm një vit është përmirësuar dukshëm. Qytetarët dhe kompanitë kanë qasje në shpenzimin e mjeteve, dhe janë bërë edhe pesë reforma sistematike”. Ministri i Financave foli për tre segmentet kyçe nga kjo fushë siç janë, transparenca financiare, kontabilitetin si dhe menaxhimin me financat publike. “Besojmë se hapi i parë që duhet bërë për të pasur institucione më të mira në Ballkan është transparenca fiskale. Nëse qytetarët dhe kompanitë dinë se si institucionet publike shpenzojnë mjetet që janë mbledhur…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i shkarkuar nga VMRO-DPMNE Mitko Jançev, e ka konfirmuar takimin me kryeministrin Zoran Zaev. Ai në një deklaratë për TV24, tha se të shtunën janë takuar me Zoran Zaevin në një nga hotelet e Strumicës me kërkesë të kryeministrit. “Të shtunën u takuam me kryeministrin Zoran Zaev, në një nga hotelet e Strumicës me kërkesë të tij, që të bisedojmë për proceset që janë në rrjedhë dhe ngjarjet politike”, tha Jançev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Jançev tha se në takim ka marrë pjesë edhe Nikolla Todorov, ndërsa theksoi se nuk është përmendur paraburgimi i Sasho Mijallkovit. Për këtë temë ai…

Lexo më Shumë

Me qëndrim të publikuar në median evropiane “EU observer”, analisti hungarez Peter Kreko i numëron arsyet se pse Orbani i dha azil Nikolla Gruevskit dhe se si ai largohet nga Perëndimi. Kreko nga instituti “Politikal kapital” në Budapest shkruan se, edhe përkundër deklaratave se vendimi për azilin e  ish kryeministrit  të Maqedonisë është bazuar vetëm tek ligji, megjithatë bëhet fjalë për një vendim personal të Orbanit. Sipas tij fakti se kaq shpejt  i është siguruar statusi i azilantit është  shenjë për “përzierje të qartë politike” në vendim. Autori përmend deklaratën e Orbanit se “aleatët duhet  t’i trajtojmë me respekt”, duke …

Lexo më Shumë

Deputetit i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit Krsto Mukoski, përmes avokatit të tij Goce Ristevski, ka njoftuar gjykatën se e tërheq nga lista e dëshmitarëve deputetin Dragan Danev, pasi i njëjti sipas tij për arsye shëndetësore nuk mund të jep dëshmi në seancë. Edhe disa të akuzuar tjerë për të “enjten e përgjakshme” tërhoqën disa dëshmitarë nga lista. Në seancën e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, duhet të dëshmojnë dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja. Ndërsa në seancat e kaluara janë prezantuar komunikimet që disa të akuzuar i kanë kryer përmes SMS porosive,…

Lexo më Shumë

Në mesin e muajt shkurt ose fillim të muajit mars të vitit 2019, me siguri Marrëveshja e Prespës do të arrijë për ratifikim në Greqi, gjithnjë sipas kryetarit të Kuvendit grek Nikos Vucis, lajmëron korrespondentja e MIA-s në Athinë. Në intervistën e mbrëmshme për televizionin shtetëror grek ERT, Vucis ka folur për afatet kohore që duhet të kalojnë në Parlament. Afati i ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës ka thënë se do të varet edhe nga ajo se si do të rrjedhë procesi i revizionit të kushtetutës greke. “Marrëveshja e Prespës, nëse nuk ka vazhdim të procesit të revizionit kushtetues, me…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “anti-popullorja VMRO-DPMNE kërkonte të lirohen nga përgjegjësi të gjithë dhunuesit e dhunës në Kuvend më 27 prill, për ngjarjet e errëta kundër demokracisë dhe kundër qytetarëve”. Sipas tyre, ushtari i Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski është vendosur në funksion të mbrojtjes së politikave kriminale të regjimit ku, sipas LSDM-së, Maqedonisë i sollën ndarje, dhunë kërcënime të të drejtave të njeriut, shkatërrimin e demokracisë dhe goditje ndaj lirisë. “Nuk mund të ketë amnisti për ata që kanë planifikuar, porositur dhe kryer dhunën më 27 prill”, kumtojnë nga LSDM-ja. Në…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë është vendi më i ndotur në Evropë, ndërsa qytetarët me jetët e tyre e paguajnë jo aftësinë dhe jo interesimin e LSDM-së që të ballafaqohet me ndotjen e ajrit, theksojnë nga VMRO-ja. “Euronjuz publikoi se sipas të dhënave të Agjencisë evropiane të mjedisit jetësor (EEA), Maqedonia zyrtarisht është vendi më i ndotur në Evropë me ndotje prej më shumë se dhjetë herë më shumë nga nivelet e rekomanduara. LSDM-ja premtoi masa urgjente për ajër më të pastër, por tashmë dy vjet nuk kanë ndërmarrë asgjë për përmirësimin e situatës. Qeveria e cila premtoi se menjëherë do të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të merr pjesë në vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e Samitit të 9 të Bosforit. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në hapjen e samitit ku tema kryesore do të jetë “Paqa dhe zhvillimi për të gjithë”. Në kuadër të vizitës në Turqi, Ivanov do ta vizitojë qytetin e Bursës, ku edhe është paraparë të mbajë ligjëratë në Universitetin “Uludag”.

Lexo më Shumë

Pagat po rriten, punëtorët po fitojnë më shumë para. Trendi i rritjes së pagave dhe më shumë para te qytetarët, më shumë para te secila familje, pritet të vazhdon edhe vitin e ardhshëm me realizimin e masave nga propozim buxheti, kumtuan sot nga partia më e madhe në pushtet, LSDM. Sipas partisë, paga mesatare në muajin shtator të këti viti ka qenë 24.355 denarë. Kjo është rritje për 2164 denarë në krahasim me shtatorin e vitit 2016, në kohën e qeverisë së kaluar. “Rriten edhe pensionet. Përveç punëtorëve edhe pensionerët marrin më shumë para. Pensioni mesatar në shtator të 2018…

Lexo më Shumë

Dibra sot i dha lamtumirën kryetarit të komunës së saj, Ruzhdi Latës, i cili pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të vështirë vdiq dje në moshën 65 vjeçare. Anëtarët e familjes, një numër i madh i të afërmve dhe miqve të tij dhe përfaqësues të institucioneve, kryetarëve të komunave, muftive dhe imamëve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në mbledhjen përkujtimore të mbajtur në Qendrën për Kulturë. Më herët Këshilli i Komunës së Dibrës mbajti seancë të jashtëzakonshme ku shpalli tri ditë zie për shkak të vdekjes së kryetarit të saj.

Lexo më Shumë

U premtua se në qershor të këtij viti do të filloj ndërtimi i objektit të Universitetit Nënë Tereza, por 5 muaj pas skadimit të këtij afati që rektori i UNT-së Aziz Pollozhani e tha me gojën e vetë, jo  që nuk ka filluar ndërtimi, por ende nuk është bërë as projekti themelor. Paralelisht me këtë kohë, që duhet të realizohet projekti zbatues që i duhet 4 -5 muaj prej muajit që kaloi, ne synojmë dhe kemi bërë dokumente paralele me Ministrinë e Arsimit që në ndërkohë të zgjidhet edhe problemi i shpronësimit të këtyre vendeve që kur të vijmë në…

Lexo më Shumë

A do të kërkohen përgjigje nga Hungaria për azilin e dhënë të Gruevskit, ndërsa përderisa qëndrimi i Budapestit parashtron pyetje,  cilat hapa do të ndërmerren për vendin anëtar të unionit të mos e pengojë funksinimin e drejtësisë në një vend kandidat, janë pyetjet të cilat eurodeputeti i SYRIZËS, Stelios Kuloglu i dorëzoi te  përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini, në lidhje me azilin e pranuar  nga Hungaria për ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. “Shqyrtohet mundësia të kërkohen sqarime nga Hungaria, për arsyen për shkak të së cilës  i dha azil politik Gruevskit? Nëse pozita…

Lexo më Shumë