Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia shënon përparim në rrugën drejt BE-së, ambienti në shtet është ndryshuar në drejtim pozitiv dhe vendi mirë është i përgatitur për fillimin e negociatave, por ende nuk është i përgatitur për anëtarësim në Union. Lëvdata për Marrëveshjen e Prespës, por edhe paralajmërim për mosukses të mundshëm nga ratifikimi i saj. Kjo ka qenë në fokusin e debatit për Maqedoninë të titulluar “Maqedonia mes shpresës dhe shqetësimit” në Bundestagun gjerman të organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore ku kanë marrë pjesë përgjegjësit për Maqedoninë në Ministrinë e Punëvë të Jashtme Kristijan Helbah dhe në kabinetin e kancelares Merkel, Matijas Lutenberg,…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sot organizon marsh protestues në Shkup, edhe përkundër faktit se sot shqiptarët gjithandej në kryeqytet shënojnë Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Protesta e VMRO-DPMNE që ka për qëllim përkujtimin e përvjetorit të ngjarjeve në kuvend me 27 prill të vitit të kaluar, do të mbahet vetëm në 1 kilometër distancë nga Sheshi SKËNDERBEU në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku për sonte është caktuar të mbahet një koncert. Marshi protestues sipas paralajmërimit të VMRO-së do të nis në ora 17.00 para selisë së partisë. Me këtë rast Ministria e Brendshme ka paralajmëruar edhe ndryshim të regjimit të komunikacionit. Protesta…

Lexo më Shumë

Sot me respekt të veçantë përkujtojmë Ditën e Flamurit dhe të gjithë ata që me sakrificën e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë dhe krenarë, andaj 28 Nëntori mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar. Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike ShqiptareJu Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit. Me respekt, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi

Lexo më Shumë

28 Nëntori, festa kombëtare e dyfishtë, Dita e Flamurit dhe e shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar, është datë historike për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, prandaj të nderuar bashkëkombës, Ju ftoj që këtë Ditë të madhe ta festojmë me dinjitet dhe krenari. Flamuri ynë kuq e zi, me një histori aq të gjatë dhe të lavdishme, e herë herë edhe të dhimbshme, është i vetmi simbol, që na ka bashkuar si një komb, pavarësisht shtrirjes gjeografike, ndasive ideologjike dhe kufijve ndarës mes nesh. Uroj që Flamuri ynë kombëtar përveç në Shtetin Shqiptar, të përdoret lirshëm dhe i pa…

Lexo më Shumë

Partia Lëvizja e Turqve në Maqedoni informon opinionin se me vendim të organeve partiake, Adnan Qahil është përjashtuar nga partia. Njëherësh nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev është kërkuar shkarkimi i tij nga funksioni ministër pa resor. Ky vendim është epilog i natyrshëm, thonë në Partinë e Turqve, që siç thonë, “del nga aktiviteti joparimor i Qahilit, i cili jo vetëm që shmangi dispozitat programore dhe statutet e partisë, por me qasjen e tij joetike dhe jodemokratike prish imazhin e partisë dhe bashkësinë etnike të cilin e prezanton”. “Me këtë vendim, udhëheqësia e PLT-së edhe njëherë në vepër…

Lexo më Shumë

Trupi kuvendar për pajtim dhe integrim sot me dyer të mbyllura filloi mbledhjen që duhet të jep mendim në lidhje me përmbajtjen e Ligjit për pajtim për ngjarjet e Kuvendit të 27 prillit të vitit të kaluar. Trupin koordinues që e kryesojnë nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski dhe Emilija Aleksndrova nga grupi i pavarur, numëron 25 anëtarë ku është edhe kryetari i Kuvendit, koordinatorët e grupeve kuvendare me përjashtim të VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësues të deputetëve të pavarur dhe partive që nuk kanë grupe kuvendare. Mbledhja është e mbyllur për publikun, por në të nuk marrin pjesë një pjesë e…

Lexo më Shumë

Gruaja e ish-ministrit Mile Janakievski përmes rrjeteve sociale i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj. Sanja vlerëson se pushteti duhet ta kthej Gruevskin për ta mbajtur burgun, e jo në vend të tij të vuajnë njerëz të pafajshëm. A ka parashtruar edhe disa pyetje ndaj qeverisë aktuale, transmeton agjencia e lajmeve INA.Ai gjetën llogaritë bankare të Mile Janakievskit në perëndim? Ku janë ato llogari? Kush po e thotë të vërtetën, burimi anonim i policisë sekretë apo presidenti i vendit Gjogje Ivanov?

Lexo më Shumë

Nismëtari i reformave në gjyqësi dhe anti-korrupsion në Maqedoni, Reinhard Priebe në tribunën e Bundestagut gjerman tha se vendi duhet të “shpërblehet” nga BE-ja edhe nëse ndodh të mos shkojnë sipas planit ratifikimet e planifikuara të Marrëveshjes së Prespës vitin e ardhshëm. “Nëse në Greqi për arsye të ndryshme nuk ratifikohet Marrëveshja e Prespës, BE-ja duhet të jetë inkurajuese dhe të hap bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë, pavarësisht kontestit të emrit”, tha Priebe. Sipas nismëtarit, Maqedonia duhet të mbetet e motivuar t’i propozojë reformat. Në debat është konstatuar atmosfera e ndryshuar në shtet në drejtim pozitiv, ndërsa janë drejtuar edhe…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski mbesin në paraburgim në “Shutkë”. “Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit Shkup, pas seancave publike të mbajtura gjyqësore më  26.11.2018,  më 27.11.2018 mori vendime me të cilat ankesat e të akuzuarve Mile Janakieski nga Shkupi dhe Kiril Bozhinovski nga Shkupi, të parashtruara përmes mbrojtësve të tyre i refuzoi si të pabaza dhe i konfirmoi vendimet e Gjykatës Themelore Shkup 1, me të cilat të akuzuarve u është caktuar masë paraburgimi”, kumtojnë nga Gjykata e Apelit Shkup. Të akuzuarit dje në seancë publike para gjykatësve…

Lexo më Shumë

Problemi me ndotjen është rezultat i pakujdesisë të disa dekadave dhe nuk mund që të zgjidhet ndryshe përveç se me një sistem i cili do t’i targetojë rrënjët, respektivisht që do të garantojë ndryshime afatmesme dhe afatgjatë. Kjo qasje nënkupton aktivitete të autoriteteve qendrore dhe lokale, por edhe përfshirjen aktive të OJQ-së, Akademisë, komunitetit të biznesit, respektivisht të gjithë qytetarëve. Këtë e theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në hapjen e seminarit të titulluar “Shkupi përkundër sfidave të mjedisit të jetesës” të organizuar nga Instituti Francez në Shkup. Qyteti i Shkupit, tha ai, 12 vitet e fundit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se nesër për shkak të protestës së caktuar të VMRO-DPMNE-së do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në rajonin qendror të qytetit. “Nesër nga ora 17:00 është caktuar protestë në Shkup të organizuar nga ana e partisë politike me relacion të lëvizjes nga sheshi ‘VMRO’, djathtë përmes rrugës ‘Dame Gruev’, drejt nëpër rrugën ‘Vasil Glavinov’, drejt nëpër bulevardin ‘VMRO’, majtas përmes bulevardit ‘Ilinden’ deri para ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në kumtesë. MPB-ja apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.

Lexo më Shumë

Sot në Kuvend gjatë debatit publik lidhur me ndotjen e ajrit, në mes të pranishmëve ishte, Petre Shilegov, i cili duheshte të jep përgjigje se çfarë masa do të ndërmerren nga Qyteti I Shkupit, për të evituar ndotjen e ajrit. Derisa debate ishte ne zhvillim, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov lunate lojëra në telefonin e tij, me sukses i kalonte nivelet dhe nuk shfaqte aspak interes për atë se çfarë masa propozoheshin për të shpëtuar qytetarët nga ndotja e ajrit. Video e huazuar nga Pressing.tv

Lexo më Shumë