Author: Hamdi Kumanova

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se injorimi i problemit me ndotjen e ajrit nga ana e qeverisë së VMRO-DPMNE-së ka sjellur probleme të mëdha dhe Shkupin e ka bërë nga qytetet më të ndotura në Evropë. Ata thonë se qeveria e tyre, si dhe institucionet shtetërore zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit e kanë vendosur në krye të prioriteteve. “Për këtë qëllim, vazhdimisht merren masa në afat të shkurtë, mesëm dhe afat të gjatë, për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të ndotjes”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se janë ndarë subvencione për blerjen e…

Lexo më Shumë

Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës dhe Qeverisë së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve, prej nesër (1 dhjetor) hyn në fuqi. Nga e njëjta ditë (1 dhjetori) qytetarët e të dy vendeve në shtetet përkatëse do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e Punëve të Jashtme i Bosnjës e Hercegovinës Igor Crnadak dhe i Maqedonisë Nikolla Dimitrov më 12 mars të këtij viti. Ministrat në mars janë marrë vesh që marrëveshja të hyjë në fuqi 30 pas pranimit të raportit të fundit me shkrim, se…

Lexo më Shumë

Më 5 dhjetor vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale publike me prezantim të SMS komunikimit mes të pandehurve. Në seancën e sotme në disa raste gjykatësi Shabani e pyeti të pandehurin Munir Pepiq nëse është mirë dhe i lejoi të dalë për një kohë të shkurtër. Pepiq, pas një pauze të shkurtër, tha se është mirë dhe se mund të vazhdojë me gjykim. Mrgjithatë, gjykatësi pas një kohe të shkurtër e ndërpreu gjykimin. Gjykimi filloi me prezantim të SMS mesazheve nga komunikimi që është zhvilluar mes ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-ministres së Punëve të…

Lexo më Shumë

Marigona Marku është ushtrues i detyrës ambasador i Maqedonisë në Ambasadën në Uashington, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme. “Pas përfundimit të mandatit të ambasadorit të mëparshëm në Përfaqësinë diplomatike- konsullore në Uashington, si dhe në përfaqësitë tjera, ku nuk është emëruar ambasador- me automatizëm, diplomati me titullin më të lartë bëhet ushtrues i detyrës (Chargé d’affaires)”, theksojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. E lindur në Dibër të madhe, Marigona Marku ka punuar më herët në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit sot ka vazhduar me prezantimin e dëshmive të të akuzuarit Abdulfetah Alimi, i punësuar si sigurim në Kuvend. Avokati i Alimit, Donço Nakov në fillim të seancës tha se i tërheq dëshmit për të akuzuarin, pasi siç tha, pamjet që posedojnë kryesisht përputhen me ato të Prokurorisë. Për këtë propozim reagoi prokurorja publike Villma Ruskovska, e cila nuk u pajtua me tërheqjen e dëshmive, duke thënë se ka momente të rëndësishme nga pamjet para qendrës për konferenca në Kuvend. “Nuk pajtohem me tërheqjen e inçizimeve për Alimin, sidomos për videon para qendrës për shtyp.…

Lexo më Shumë

“Më e rëndësishme është qytetarët të jenë të kënaqur, pasi reformat janë që ata të jetojnë më mirë. Ata do të tregojnë se sa është është bërë mirë. Mendoj se deri tani është bërë progres, presim më shumë në të ardhmen”. Këtë e tha sot ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, në tribunën e mbrëmshme në Kriva Pallankë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai theksoi se seanca për ndryshimet kushtetuese kaloi mirë dhe pa elektrizime dhe mosdurime. Zhbogar shtoi se është bërë hap i madh edhe në fushën e sigurisë, me propozimin për reforma në DSK. Sipas tij, një nga pengesat…

Lexo më Shumë

Një numër i madh i ushtarëve profesionistë kanë braktisur Armatën e Maqedonisë (ARM). Një nga ushtarët e larguar thotë për INA se një numër i madh i ushtarëve profesionistë janë larguar nga fillimi i këtij viti. “Unë jam larguar pasi që mora vizën e punës nga ambasada gjermane dhe atje kam gjetur punë. Nuk ka kushte me një rrogë ushtari për të mbijetuar. Sa vite pune nuk kemi as kulm mbi kokë, as kushte jetese, andaj u detyruam”, theksoi për INA, një nga ushtarët e larguar. Ai thotë se rroga shkon rreth 350 euro, dhe se së fundi ka pasur…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryeministri Zoran Zaev biseduan me deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë për lokacionet e mundshme për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qëllimi është që të kyçet edhe opozita në debat, kurse takimi është realizuar dje pasdite në Kuvendin e Maqedonisë. Janë prezantuar lokacionet e propozuara me qëllim që të shqyrtohen të gjithë aspektet e mundshme për të gjetur një vend të përshtatshëm për këtë objekt. “Për një projekt kaq të madh me interes kombëtar siç është Qendra klinike, në debat e kemi përfshirë edhe opozitën. Nuk ka dallime…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Ilinoisit Verior, sot në mënyrë solemne promovuan hapjen e programit të përbashkët studimor për Adminstrim biznesi, i akredituar nga Këshilli për Akreditim i Maqedonisë. Promovimi i këtij programi studimor u bë në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ambasarorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Jess Baily, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, si dhe të përfaqësuesve të tjerë nga të dy universitetet. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti theksoi se programi i ri studimor për Administrim biznesi, në studimet e ciklit të dytë,…

Lexo më Shumë

Në një konferencë në Vjenë ai tha se parasheh rritjen e çmimit të biletave vitin e ardhshëm. -Themeluesi i kompanisë ajrore “Wizz Air” Jozhef Varadi i porositi klientët që të shfrytëzojnë edhe pak çmimet e ulëta të biletave për aeroplanë sepse nuk do të mbeten të njëjta edhe për shumë kohë. Në një konferencë në Vjenë ai tha se parasheh rritjen e çmimit të biletave vitin e ardhshëm. “Çmimet do të stabilizohen”, theksoi Varadi, transmeton “Ina”. Kompania ajrore hungareze këtë pranverë u stacionua në aeroportin e Vjenës Shvehat, por edhe pse të dhënat janë të larta, Varadi porositi se kjo…

Lexo më Shumë

28 nëntori, përveçse ditëlindje e Republikës së Shqipërisë, është edhe ditëlindje e shqiptarisë. Është ditë kur të gjithë shqiptarët ndjehen të rilindur, sepse kjo është festa unike e flamurit tonë kombëtar, që na e ruan kujtesën se aty identifikohemi të gjithë. Qoftë edhe jeta jonë flamur i sukseseve! Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit! Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kavadarit, deklaro se nuk do të marr pjesë në protestën e VMRO-DPMNE-së para Qeverisë së Maqedonisë. “Në protestë nuk do të arrij, Deri në ora 18:30 kam obligime që duhet t’i përfundoj, sepse qytetarët më zgjodhën për këtë, të punoj dhe të realizoj projektet e premtuara në interesin e tyre”, deklaroi për Mitko Jançev, i pyetur se si do të përgjigjej në ftesën e Komitetit Komunal. Ai shtoi se shoqëria duhet të de-partizohet dhe të vijojë pajtimi. Beson se ftesa e Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së nuk është shkruar nga atje, por nga kryesia qendrore. Jançev thotë…

Lexo më Shumë