Author: Hamdi Kumanova

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po punon në mënyrë aktive për të krijuar kushte për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë. Është dërguar letër tek të gjitha komunat që kanë një detyrim ligjor për të krijuar një sistem të përshtatshëm për kontrollin e qenve endacakë, deklaruan sot nga AUV. “Nga ana e zyrtarëve veterinarë po kryhet kontrolle nëse qeveritë lokale kanë miratuar një plan dhe programe për kontrollin e qenve endacak dhe se në cilën fazë është zbatimi i ndërtimit të strehimoreve për kafshët e pastrehë, si dhe ndërtimi i sistemit më për përshtatshëm për kontrollim të qenve endacak për…

Lexo më Shumë

“Më ka ardhë shumë rëndë, nuk e di se si të tregoj, kur e mendova se ndokush mund të më ndihmojë për djalin. Unë këtu punoj por nuk mund të arrij shumën e parave dhe për këtë shumë më erdhi rëndë”, tha Afrim Sefedini. Arlindi 12 vjet nuk u zhvillua si moshatarët e tij, ai ka lindur me sëmundjen, Spina Bifida sëmundje që Arlindin e vogël e ka lënë të palëvizshëm. Babai i Arlindit punon në ndërtimtari, ai thotë se me aq sa mundet u siguron ushqim dhe qiranë e shtëpisë, por nuk po mund të mbledhë 50 mijë eurot…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski dje nga Kavadari ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për reformat në gjyqësi dhe për përgjimin e Prokurorisë Publike. “Zaev nuk është i gatshëm të kryejë reforma në gjyqësor, por kemi parë se si ai është në gjendje të përgjojë, të instalojë pajisje në mënyrë që të dëgjojë gjykimet para kohe. Ja ku e pamë pse i ka goditur edhe vendimet e gjykatës dhe vitet e burgimit, edhe dëshmitarët e mbrojtur i ka ditur, sepse jo vetëm që me “bombat” ndoti të tërë shoqërinë, jo vetëm që shkatërroj jetë me ato krijesa, materiale të…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE sot kanë reaguar ndaj ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit, dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga pushteti aktual. “Grimcat e rrezikshme P10 mbrëmë në Shkup kanë kaluar për pesë herë më shumë se nga e lejuara, ndërsa Zaev dhe Shilegov dhe Makraduli, të vetëm bëjnë është zvogëlimi dhe heshtjen e qytetarëve dhe aktivistëve joqeveritar”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se qytetarët po mbyten nga ajri i ndotur, ndërsa Zaev dhe Shilegov nuk kanë marr asnjë masë e cila do të zvogëlonte ajrin e ndotur. Nga atje akuzojnë se për Zoran Zaevin dhe Shilegovin nuk është…

Lexo më Shumë

Profesori universitar dhe analisti politik, Arsim Sinani duke komentuar debatin për ndryshimet kushtetuese ka thënë se Maqedonisë tashmë i duhet një Kushtetutë e re. “Ndaj mendimin se zhvillimet rreth emrit dhe ndryshimeve kushtetuese synojnë desërbizimin e Maqedonisë, që pas këtij procesi të formatohet vendi si një vend normal. Por nëse shikohet nga ky këndvështrim kushtetuta e Maqedonisë është kontinuitet i Jugosllavisë së fundit, poashtu edhe kushtetuta e pavarësisë e ka këtë kontekst. Duke u nisur nga këto premisa mendoj se Maqedonisë i duhet një kushtetutë e re”, thotë Sinani. Sipas tij, Kushtetuta e re do e shkarkonte nga e kaluara…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski para se të arrijë në Hungari, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë. Radio Evropa e Lirë raporton se këtë e ka konfirmuar e Ministria e Jashtme e Hungarisë “Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”. Ministria gjithashtu shtojnë se nuk kanë informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalur nga Maqedonia, por shtojnë se “ai erdhi në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe…

Lexo më Shumë

Eshtë publikuar thirrja publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2018, mirënjohje që jepet tashmë nëntë vite me radhë nga ana presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjeroge Ivanov, kumtoi kabineti i tij. Thirrja publike për “Shkencëtarin më të mirë të ri”për vitin 2018 është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë personat e rinj të cilët deri në fund të vitit 2018 mbushin 30 vjet, ndërsa të cilët në punën e tyre të deritanishme shkencore kanë arritur rezultatet të rëndësishme shkencore. Kusht për konkurrimin e të interesuarve është që të kenë marrë ndonjë…

Lexo më Shumë

Shtabi i Krizave kundër ndryshimit të Kushtetutës, pas të cilit qëndron partia e Janko Baçevit “Maqedonia e Vetme”, tha se është vendosur gardh mbrojtës në sheshin para Kuvendit në mënyrë që, siç thonë ata, të uzurpojnë zonën për njerëzit të cilët sot do të dalin në protestë. “Ne informojmë opinionin se ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski bëri provokimin e parë të rrezikshëm në lidhje me protestën e madhe publike që do të mbahet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Këtë mëngjes ministri Spasovski urdhëroi për herë të parë në historinë e protestave përpara Kuvendit të vendos…

Lexo më Shumë

Një grup nxënësish të shkollave të mesme nga Gostivari dhe Shkupi, sot me një valle teatrale do të shfaqen në mesditë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku do të shprehin revoltën e tyre kundër gjendjes me ndotjen e ajrit dhe mos marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Ata do t’u kërkojnë të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masa konkrete për të zvogëluar ndotjen e ajrit, ku qytetet si Shkupi, Tetova, Manastiri dhe qytete të tjera po thyejnë rekordet për nga ndotja e ajrit, ndërsa Maqedonia, siç thonë ata, është bërë vendi më i ndotur…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se ka informacione për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por do të vijë koha kur do ti thotë ato. “I dij të gjitha detajet, plotësisht jam i informuar. Kur do të vij koha unë dhe ministri Spasovski do ti themi të gjitha detajet e hetimit, edhe për pjesën e hetimeve brenda MPB-së, por edhe për pjesën e Prokurorisë Publike”, theksoi Zaev, duke shtuar se pasi që të përfundojnë hetimet, ai do të jap hollësi, pasi që këtë nuk mund ta bëj tani për shkak të respektimit të hetimeve dhe ligjit, informon INA. Hetimet po zhvillohen…

Lexo më Shumë

Komisioni multidisiplinar i ekspertëve në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë do të propozojnë që të dyja qeveritë bashkërisht të festojnë ditën e Shën Kirilit dhe Metodit dhe Gligor Prliçev, deklaruan dy kryetarët e komisioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Dragi Gergiev dhe Angel Dimitrov, njofton “BTA”. “Me kolegët tanë nga Republika e Maqedonisë kemi rënë dakord në terma shkencore për të justifikuar pse dy qeveritë tona duhet të vazhdojnë për të festuar së bashku ditën e Shën Kirili dhe Metodi”, sqaroi Angel Dimitrov, gjatë seancës së tretë të Komisionit të Përbashkët. Është arritur konsensusi dhe është propozuar që në të dyja vendet…

Lexo më Shumë

Prej 30 shtatorit të vitit 2016 deri tani janë përgjuar të gjithë numrat fiks nga centralet e telefonave në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë dhe në dy hard disqe janë regjistruar të gjitha komunikimet, kumtoi në takimin e sotëm me gazetarët prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski. Ai tha se po hetohet nëse dikush ka pasur qasje deri te të dhënat, nëse janë nxjerrë jashtë dhe nëse dikush nga jashtë ka pasur qasje te ato. Është hapur procedurë parahetimore që e zhvillon PTHP Shkup. Duke pasur parasysh se PPRM gjendet në këto hapësira nga viti 2013, do të konfirmohet nëse…

Lexo më Shumë