Author: Hamdi Kumanova

Pas debatit treditor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë konfirmuar Draft-amandamentet, me të cilat do të bëhen ndryshime të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen nga Prespa. Me këtë përfundoi edhe faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese. Pas miratimit të draft-amandamenteve kushtetuese në Kuvend, propozuesi i ndryshimeve kushtetuese, respektivisht Qeveria duhet të organizojë debat publik prej tre ditëve, pas çka do të ketë dy ditë që të përgatisë raport dhe pestën ditën ta parashtrojë deri te Kuvendi. Presidenti i Kuvendit, Talat Xhaferi pastaj është i obliguar që në afat prej 30 ditëve të caktojë seancë për miratimin final të amandamenteve,…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar një takim në Tiranë me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Në këtë takim kryetari Gashi e ka njoftuar kryetarin e PD-së për zhvillimet më të fundit në Maqedoni, si dhe për rolin konstruktiv që luajnë shqiptarët në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë. Kryetari Basha e ka falënderuar kryetarin e Lëvizjes BESA për këtë vizitë dhe e ka përshëndetur angazhimin e Lëvizjes BESA në mbrojtje të interesit shqiptar në Maqedoni. Të dy kryetarët u dakorduan që takimet e këtilla duhet të intensifikohen dhe se Shqipëria duhet të jetë…

Lexo më Shumë

Në fjalimin e tij në Samitin për ndryshime klimatike “COP 24”, që organizohet në Poloni, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov thotë se “Republika e Maqedonisë është merr pjesë në një nga rajonet më të prekura në botë sa i përket ndryshimeve klimatike”. Republika e Maqedonisë, theksoi kryetari Ivanov, në vazhdimësi e harmonizon mënyrën e raportimit me standardet e Bashkimit Evropian. “Por edhe kjo nuk mjafton. Derisa flas këtu, shumë nga qytetarët e mi frymëzojnë ajrin që është një nga më të ndoturit në Evropë”, tha Ivanov. “Kemi nevojë për vendosjen e një besimit mes politikanëve, shkencëtarëve, sipërmarrësve mësuesve dhe aktivistëve,…

Lexo më Shumë

“Arsimi parashkollor nuk ofron kushtet e nevojshme dhe mundësi për pranim dhe zhvillim optimal të fëmijëve. Në mungesë të mekanizmave për identifikim sistematik, evidencë dhe ndjekje të fëmijëve me nevoja të veçanta, në masë të madhe ulen mundësitë për stimulim të hershëm, që e rëndon prezencën e fëmijëve me nevoja të veçanta në kopshte”. Kjo thuhet në raportin e Avokatit të Popullit, që është përgatitur në lidhje me përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin parashkollor. Në raport janë përpunuar të dhënat e 58 kopshteve për fëmijë, ndërsa në 39 prej tyre ka edhe fëmijë me nevoja të…

Lexo më Shumë

Me një orë e 15 minuta vonesë, ish-drejtori i UBK-së, Saso Mijalkov i soll nga paraburgimi “Shutkë” për në Gjykatën Penale ku gjykohet për lëndën “Titanikut 2”. Sjellja e ish shefit të DSK-së ishte vonuar sepse të shtunën Mijalkovit ju caktuab edhe 30 ditë paraburgim për rastin “Imperia” ndërsa sot në burg është dërguar urdhëri që Mijalkov të sillet në Gjykatë. Mijalkov, si javën e kaluar ashtu dhe sot u sollën me një furgon për të dënuar, të shoqëruar nga tre automjete policore të mbushura me policë nga forcat speciale. Në sallën e gjyqit, megjithatë, sot ai nuk i ka…

Lexo më Shumë

Liderët e tri partive opozitare në Parlamentin hungarez në një letër të përbashkët e vlerësojnë si “të turpshëm” vendimin e Qeverisë së Viktor Orban t’i ndajë azil ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevskit, transmeton Euraktiv. “Është e papranueshme të kuptojmë nga mediat e huaja se Qeveria hungareze i ka dhënë azil kriminelit i cili kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar”, theksojnë në letrën e përbashkët Bert Alan Tot, kryetar i Partisë Socialiste hungareze, Sabo Timea, bashkëkryetar i Partisë Dialog për Hungarinë dhe Ferenc Gurçani, lider i Koalicionit Demokratik. Të tre partitë në fund të letrës së hapur bëjnë thirrje të tërhiqet azili…

Lexo më Shumë

Shërbimi i merimangës nuk e ka ngritur veturën e liderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, pasi u bë e ditur se vetura është e një partneri të lartë qeveritar, transmeton Portalb.mk. Vetura ishte e vendosur në korsinë  e parë para Gjykatës Penale, ndërsa Thaçi me siguri ka menduar se seanca gjyqësore për “Titanik 2” do të mbarojë shumë shpejt. Megjithatë, gjykimi vazhdoi me shumë se pritej, sepse i akuzuari Sasho Mijallkov është sjellë më vonë nga burgu i Shutkës. Thaçi dhe Mijallkov në këtë rast akuzohen për ndikim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Video: Televizioni 21.

Lexo më Shumë

Sasho Mijalkov ende nuk ka ardhë në gjykatë në seancat për lëndën “Titanik” për shkak të procedurave të nevojshme që të dërgohet nga burgu “Shkup” pas caktimit të masës paraburgim prej 30 ditëve për lëndën “Perandoria”. Gjykatësit Ognen Stavrev i kanë premtuar se do të dërgohet në gjykatë. Pritet të sillet Mijallkov në ora 11. “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Krahas Mijakovit, të akuzuar janë edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.

Lexo më Shumë

Përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA edhe një herë e përsërit qëndrimin e partisë se Marrëveshja nga Prespa është e dëmshme dhe nuk u shërben interesave kombëtare greke, ndërsa “ndryshimet kushtetuese e bëjnë edhe më problematike” dhe shton se nevojiten zgjidhje afatgjata “që do t’i durojnë erërat ballkanike”, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina. “Ne vazhdimisht theksojmë se dëshirojmë zgjidhje për këtë çështje. Por, jo çfarëdo zgjidhje. Historia ka treguar, posaçërisht në Ballkan, se zgjidhjet e këqija janë afatshurta, ndërsa pastaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura pranë Senatit të Francës, Christian Cambon, vlerëson se Maqedonia ka rol të rëndësishëm për situatën e Ballkanit, prandaj Franca me vëmendje të madhe i ndjek zhvillimet në vend dhe rajon. “Ballkanit është një nga rajonet që ka histori të trazuar, por mua më intereson të shikojmë në të ardhmen. Në Qeverinë aktuale të Maqedonisë shohim se ka vullnet të vërtetë të integrohet në BE, gjegjësisht të pranohen parimet e tyre, metodat e punës dhe të zhvillohen vlerat e tyre”, thotë Cambon. Senatori francez, si shembull e përmend se…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në Maqedoni, 8 Dhjetori – Dita e “Shën Klimentit të Ohrit” është ditë jo pune për gjithë qytetarët e vendit. MPPS përmes komunikatës ju uron këtë festë qytetarëve të Maqedonisë. Ndryshe, kjo do të jetë festa e fundit për këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm 1 janari do të jetë ditë jo pune për gjithë qytetarët.

Lexo më Shumë

Prej 19 deri 25 nëntor në Maqedoni janë regjistruar 74 persona të sëmurë nga gripi, që paraqet ulje prej 14.9 për qind në krahasim me një javë më parë (12 – 18 nëntor), kur u regjistruan 87 të sëmurë. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, numri më i madh i të sëmurve (47) janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa të sëmurit tjerë janë fëmijë deri katër vjet. Numri më i madh i të prekurve nga gripi (12) janë paraqitur nga Qendra për Shëndet Publik në Strumicë. Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve…

Lexo më Shumë