Author: Hamdi Kumanova

Ylber Pilku, shqiptar nga Maqedonia që jeton në SHBA është dekoruar me titullin Ambasador i Paqes. Këtë titull ai e ka pranuar si rezultat i të kontributit të dhënë në avancimin e vlerave morale universale dhe marrëdhënieve ndërfetare.“Unë për 30 vite jetoj në SHBA, jam larguar i ri nga vendlindja ime, por Dibra ka qenë dhe mbetet një pjesë e rëndësishme e imja, shpirtërisht jam i lidhur por edhe fizikisht disa herë në vit e vizitoj, ndërkohe, edhe në SHBA, jam pranë me dibranët”, ka deklaruar Pilku Lajm pas pranimit të këtij titulli.

Lexo më Shumë

Katër persona nga gjithsej 33 të akutuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit nuk do të amnistohen. Ata kanë deklaurar se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Bëhet fjalë për Igor Jug, Jane Çento, këshilltari i Mitko Çavkovit dhe Igor Durllovski. Gjykatësja Dobrilla Kacarska refuzon që t’i pranojnë kërkesat për amnisti dhe të njëjtat i ka dërguar te Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërkaq, kryetari i kësaj gjykate, Ivan Xholev u tha gazetarëve se në Këshillin penal ka një dilemë se kush duhet të procedojë me kërkesat për amnisti, gjykatësi i lëndës,…

Lexo më Shumë

Ligji për përdorimin e gjuhëve, që avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe do të fuqizohet së bashku me marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Kjo marrëveshje, sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, por edhe zyrtarëve të Qeverisë pritet të miratohet në seancën e caktuar për 9 janar, ndërsa më pas së bashku me Ligjin e gjuhëve do të dërgohet për botim në Gazetën Zyrtare. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i pyetur të komentojë refuzimin e presidentit, Gjorge Ivanov për të dekretuar Ligjin për gjuhën, por edhe fazën e parë të Marrëveshjes me Greqinë, ka thënë se askush nuk do…

Lexo më Shumë

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska thotë se nuk guxon të ndodh që deputeti të përfitojë nga pozita e këtillë. Sipas saj, ai person është bërë deputet për të përfaqësuar qytetarët, të jetë zëri i tyre në trupin më të lartë ligjvënës, e jo të përfitojë çfarëdo përfitimi dhe shfrytëzimi personal, përcjell Telegrafi Maqedoni. Najçevska thotë se pozita e deputetit nuk paraqet punësim, por përfaqësim, duke shtuar se për punësim duhet që kandidati të ketë cilësi, e për përfaqësim mjafton një grup qytetarësh që mendon se një person konkret mund t’i përfaqësojë interesat e tyre. Tutje, aktivistja në…

Lexo më Shumë

Edhe Agjencia për Zbulim të Brendshëm ose Drejtoria e deritanishme e Sigurisë dhe Kundërzbulimit do të ketë të drejtën e ndjekjes së telekomunikimeve. Edhe pse muaj më parë filloi me punë Agjencia Teknike Operative e cila u tha se do të kishte të drejtën ekskluzive të përgjimit, me ndryshimet në ligjin për DSK-në, agjencia e ardhshme për zbulim të brendshëm madje do të ketë edhe pajisje të saja për përgjim. “Masa për ndjekjen dhe incizimin e komunikimeve telefonike dhe të tjerave elektronike, e parashikuar me Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, mund të realizohet edhe me ndihmën e pajisjeve të posaçme…

Lexo më Shumë

Mbahet seanca e parë për dëmshpërblimin e të akuzuarve në rastin “Sopoti”. Gjykata Civile në Shkup ka pranuar dëshmitë e palës mbrojtëse për të dënuari padrejtësisht në rastin në fjalë. Në seancën e ardhshme në rend ditë do të jenë dëshmitë e të dëmtuarve për këtë rast. Seanca e radhës është caktuar për më 21 shkurt 2019.

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj deklaratës së zv. sekretarit amerikan, John Sullivan gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup më 18 dhjetor. “Ne do kishim dashur që zyrtarin amerikan ta kthejmë në realitet. Së pari “vullneti i qartë i qytetarëve të Maqedonisë” ishte shprehur me referendumin e pasuksesshëm në republikën ballkanike më 30 shtator të këtij viti. Sipas rezultateve, shumica e banorëve e hodhën poshtë qëllimet e SHBA-ve që ta tërheq Shkupin në strukturat euroatlantike në këmbim të ndryshimit të emrit dhe heqjes dorë nga interesat kombëtare të vendit”, thuhet në reagim. Sipas MPJ-së ruse…

Lexo më Shumë

Pas ndryshimeve kushtetuese paralajmërohet riformatimi i qeverisë së Maqedonisë. Numri dy i ekzekutivit Bujar Osmani tha se partitë e koalicionit qeveritar kërkojnë që t’i ndryshojnë përfaqësuesit në kabinet. Osmani nuk përmendi emrat e ministrave që do të shkojnë dhe atyre që pritet të vijnë. Më i përfoluri deri tani për të ikur nga Qeveria ka qenë zv/kryeministri Hazbi Lika, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të dikastereve mes BDI-së dhe LSDM-së.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do të vendosë kuota për eksportin e çelikut dhe aluminit nga MAqedonia në kohëzgjatje prej tre viteve, deklaroi zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.“Bashkimi Evropian të premten dërgoi notë deri te Maqedonia me të cilën na njofton për vendosjen e masave mbrojtëse për transport të çelikut dhe aluminit. Pas tejkalimit të kuotave, kompanitë do të paguajnë dogana në lartësi prej 25 për qind. Deri tani nuk është paguar doganë”, tha Osmani.Sipas tij, kjo masë e vendosur nga BE është për shkak të doganave të vendosura nga SHBA ndaj vendeve të BE-së. në bazë të llogaritjeve të para, Maqedonia…

Lexo më Shumë

“Qytetarët e Maqedonisë kanë qenë “të privilegjuar” për marrjen e pasaportave bullgare”. Kjo ka dalë nga dëshmia për televizionin bullgar kombëtar BTV, i një personi i cili nga afër ka qenë i njohur me “procedurën korruptive” në Agjencinë bullgare jashtë vendit, skandal i cili ka dridhur Bullgarinë dhe ka shkaktuar arrestim të drejtorit të Agjencisë. Sipas dëshmitarit, me kandidatët për pasaporta bullgare kanë punuar mbi 100 ndërmjetësues të cilët ju kanë ndihmuar në mbledhjen e dokumenteve dhe adresave për regjistrim. Ai ka thënë se qytetarët e Maqedonisë për pasaportë bullgare kanë paguar deri një mijë euro, ndërsa ata të Kosovës…

Lexo më Shumë

Figura politike e Hazbi Likës ka patur ngritje dhe rënie pas luftës së 2001.Me krijimin e BDI-së si subjekt politik, Lika llogaritej si krahu i djatht i Ali Ahmetit dhe si i tillë ka patur shumë peshë në vendimarjen e këtij subjekti politik.Pesha e tij politike nuk lidhej vetëm me Tetovën por Lika kishte njerëz të afërt edhe në degët tjera. Sidomos njihej afërsia e tij me Fatmir Deharin në Kërçovë dhe Rafis Alitin (Komandant Mësuesin) në degën e Shkupit.Në mandatin e parë qeverisës LSDM-BDI, Lika e mori postin e zëvendësministrit të punëve të brendëshme dhe këtë post e mbajti…

Lexo më Shumë

6 vite më parë, Kenani u nis për në punë si çdo ditë. Detyra e tij atë ditë ishte sikur ditëve të tjera, që ta transferojë një të burgosur në Gjykatën e Kumanovës. Me të ishte edhe kolegu i tij, Marijani. Të burgosurin e sollën në Kumanovë, por nuk arritën ta dërgojnë deri para trupit gjykues. Gardianit, Kenan Seferit dhe Kolegut të tij, Marjanit u iku i burgusori, e gjykata vendosi që t’i ndjek penalisht. Edhe pse ai disa herë ishte ankuar se prangat që i posedon nuk janë të sigurta, dhe se mund të hapen shumë lehtë, nga burgu…

Lexo më Shumë