Author: Hamdi Kumanova

Publiku me të drejtë është i zemëruar për shkak të arratisjes së Nikolla Gruevskit, që hap pyetje edhe për lëshime, si dhe për aftësinë e policisë, pranon ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasosvski. Ai thotë se nuk kanë pasur të drejtë ligjore ta ndjekin ish-kryeministrit. “Bëhet fjalë për një person ku regjimi i tij sundonte në këtë shtet për 11 vite. Shumë padrejtësi u bënë, shumë fate njerëzore u shkatërruan për shkak të këtij njeriu. Por, në të njëjtën kohë shkatërrohej edhe sistemi i drejtësisë së këtij shteti. Diçka që është shkatërruar për 11 vite nuk mund të ndërtohen…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në seancën e mbajtur më 25 dhjetor të vitit 2018 solli vendim ku e refuzoi kërkesën e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për mbrojtje të lirive dhe të drejtave. Nga Gjykata Kushtetuese, Gordana Janulloska kërkoi të deklarohet rreth nenit 110 nga paragrafi i 3 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë që ka të bëjë me ndalesën e diskriminimit të qytetareve në bazë të gjinisë dhe përkatësisë politike në realizimin e të drejtës së amësisë dhe të drejtës pushim të lehonisë. Sipas kërkesës së dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarja Dobrilla Kacarska ka caktuar dhe mbajtur gjykim intensiv…

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit i Maqedonisë (KHM) iu ka ofruar asistencë ligjore 5,379 punëtorëve në 82 kompani të konfeksionit në industrinë e tekstilit gjatë periudhës shkurt-dhjetor, në kuadër të projektit për fuqizim ligjor të punonjëseve të tekstilit për vetë-përfaqësim, njofton Portalb.mk. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ka iniciuar 37 procedura administrative për shkeljen e të drejtave të punonjësve të tekstilit, thuhet në informacionin e publikuar të mërkurën nga KHM. Inspektorët kanë vërtetuar shkelje të të drejtave në katër procedura. Në 12 proceduara nuk janë vërtetuar shkelje, ndërsa për 21 procedura ende nuk ka përgjigje. Ekipet…

Lexo më Shumë

I pyetëm qytetarët çfarë mendojnë për zëvendësimin e masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak për Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Sasho Mijallkov. Ata janë me mendime të ndara.-Besoni, se në qoftë se kjo gjë ka ndodhur para 10 vjetëve, nuk do të kishte aq aktvendime për lirim. Ky popull është i çuditshëm, nuk e ka të rëndësishme se për kë voton, tha një qytetar.-E fundësen gjyqësorin e Maqedonisë, tha një qytetar.-Të gjithë t’i lirojnë, jo vetëm ata. Ata duhet të shpërblehen, të emërohen si ministra, siç bënë me ata nga Revolucioni i larmë, ashtu të bëjnë…

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës së Gostivarit në ditën e fundit të afatit, në mënyrë unanime e miratoi Buxhetin për vitin 2019. Siç u tha në seancën e 10-të, këtë fundjavë, shumica e këshilltarëve dhe kryetari i komunës, Arben Taravari kanë bërë konsultime dhe kanë arritur kompromis. Buxheti u miratua me vendosjen e disa ndryshimeve, që erdhën si rezultat i propozimeve të këshilltarëve. Me ndryshimet shkurtohen mjetet për punësime të përkohshme nga 13 deri në 6 milion denarë, ulje ka edhe te shpenzimet e kryetarit dhe tek administrata për marrëveshjet mbi vepër. Këto mjete do të shkojnë në disa projekte infrastrukturore. Buxheti…

Lexo më Shumë

Edhe në ditën e fundit të këtij vitit, qytetarët e Tetovës thithin ajër të papastër, ndërsa ajrin më të ndotur e bëjnë edhe ndezja e fishekzjarrëve. Në matjen e fundit, Tetova është më shumë se dyfish më e ndotur, përkatësisht me 119 PM10. Problemi i ajrit të ndotur është problem në nivel kombëtar kurse qyteti i Shkupit disa herë ka qenë i qyteti më i ndotur në Evropë dhe në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë. Nga opozita maqedonase akuzojnë pushtetin aktual se nuk ndërmerr asgjë në përmirësimin e gjendjes së ajrit të ndotur ndërsa nga pushteti…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel qytetarëve që maksimalisht të përmbahen në përdorimin e mjeteve piroteknike si dhe prishjet tjera të rendit dhe qetësisë publike, informojnë nga MPB. Ata thonë se përdorimi i palejuar i mjeteve piroteknike është e dënueshme sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtjen e materieve shpërthyese dhe Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike ku prishet rendi dhe qetësia publike e qytetarëve është e dënueshme me gjobë prej 200 deri 500 euro”, thonë nga MPB. Nga MPB bëjnë apel deri te…

Lexo më Shumë

Nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet Komuna Qendër” njoftojnë se parkingjet do të jenë të hapura dhe pa pagesë për festat e vitit të ri. Parkingjet me të cilat udhëheq NP “Parkingjet Komuna Qendër” do të punojnë sot deri ora 15:00, ndërsa parkingjet e mbyllura do të punojnë deri ora 18:00. Nga atje thonë se të gjitha parkingjet me të cilat udhëheq kjo ndërmarrje publike më 1 janar (e martë) dhe 2 janar (e mërkurë) do të jenë të hapura dhe pa pagesë për qytetarët. Pagimi i rregull për parkingjet, siç thonë nga atje, do të fillojë nga data 3 janar./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Alexis Tsipras pas 18 janarit do të vendosë se kur marrëveshja e Prespës do të paraqitet për ratifikim në Kevendin grek, “derisa pritet të kalojnë procedura e duhura në Shkup”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos, njofton “Kathimerini”. “Për momentin po bëhen gjërat e duhura, kombinimet parlamentare të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes dhe se ato janë intensive”, tha Tzanakopoulos. Në pyetjen konkrete nëse do të sigurohet shumica e nevojshme prej 151 vota, zëdhënësi i qeverisë greke tha se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur deklarata nga partia Potami, si dhe disa deputetë të së…

Lexo më Shumë

Në klinikën universitare të traumatologjisë, sëmundjeve ortopedike, reanimim, kujdes intensiv dhe qendra emergjente sot, do të hapen sallat e reja operative të Departamentit të Ortopedisë. Gjatë hapjes, është paralajmëruar që të jetë prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtori i Klinikës për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Kujdesit Intensiv dhe Emergjencës, Ilir Hasani.

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Greqia pas thuajse tre dekadave në qershor të këtij viti ia dolën të arrijnë marrëveshje për kontestin për emrin, që ishte pengesa kryesore për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Dyert për Maqedoninë në Aleancën Veriatlantike dhe BE janë të hapura, vendi pret që në vitin 2019 të bëhet anëtar i NATO-s dhe t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, ndërsa Marrëveshja e Prespës u solli kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras nominimin për Çmimin Nobël për Paqe. Maqedonia në përputhje me marrëveshjen do të riemërtohet në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtetësia mbetet – maqedonase/shtetas…

Lexo më Shumë