Me 01.01.2019 në ora 01.50 në Gostivar në rrugën ‘Dushko Popoviq’ janë arrestuar B.S.(22) dhe L.S.(24) nga Linci i Republikës së Austrisë tek të cilët është gjetur kokain, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Author: Hamdi Kumanova
Me 31.12.2018 në ora 11.10 në Shkup në udhëkryqin e bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu” dhe rrugës “Boris Kidric” G.R.(52) nga Shkupi duke drejtuar autobusin me targa nga Shkupi e ka goditur këmbësorin L.K.(64) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident, L.K. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje.
Me 31.12.2018 rreth orës 13.00 në Tetovë në rrugën “Nikolla Tesla”, F.V.(31) nga Tetova duke drejtuar veturën e tipit “Seat Kordoba” me targa nga Tetova e ka goditur këmbësorin A.A. nga Tetova, transmeton Almakos. A.A. është lënduar rëndë dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Të gjitha parkingjet me të cilat disponon e NP “Parkingjet”, me 1 dhe 2 janar do të jenë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Kurse dje parkingjet e hapura kanë punuar deri në orën 15:00, parkingjet e mbyllura dhe garazhet me kate deri në orën 18:00, ndërsa sportelet kanë punuar deri në orën 16:00.
Nga sot fillojnë të funksionojnë tre punkte të ndërrimit të dytë në Shtëpinë Publike në Shkup edhe atë në poliklinikat Bit Pazar, Jane Sandanski dhe në Gjorçe Petrov, ku qytetarët së pari do të mund të kërkojnë ndihmë mjekësore për fëmijët e tyre në vend se të shkojnë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ose në spitalin e fëmijëve “Kozle”, transmeton Portalb.mk. Punktet do të funksionojnë nga e hëna deri të shtunën nga ora 19 e 30 deri në orësn7 e 30, ndërsa laboratorët do të punojnë çdo ditë deri në orën 23 e 30. Të dielën punktet do të punojnë…
Të dashur bashkëqytetarë,kudo që ndodheni,motra dhe vëllezër…Presim vitin që po vjen.Dibra nuk ka më kohë për retorikë, për konfliktualitete të panevojshme për përçarje dhe për inate politike.Dibra ka nevojë për më shumë punë, për më shumë shpresë, për më shumë dialog,për më shumë respekt,për më shumë dashuri,miqësi dhe pozitivitet. Në emrin tim dhe familjes time Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019, gëzim,shëndet dhe paqë për të gjithë ju.Një urim i veçante për ata bashkatdhetarë që për një arsye apo një tjetër nuk janë sonte pranë familjeve të tyre, nuk festojnë në oxhaqet e ngrohta familjare. Sigurisht që i kam…
Gjatë natës së Vitit të Ri 2019, në Ohër është regjistruar prishje e rendit dhe qetësisë publike, e cila ka ndodhur në orën 04:30 para kazinosë në rrugën “Partizanska”, ku kanë marrë pjesë shtatë persona. Në këtë rrahje lëndime kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pjesëmarrësit në incident janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngritet padi adekuate, tha zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimovski. Ai tha se në Ohër nuk janë regjistruar aksidente komunikacioni dhe incidente më të mëdha./Telegrafi/
Lajmi i publikuar në media se një grua 65-vjeçare nga Shtipi ka ndërruar jetë nga sëmundja e rrezikshme që përhapet, shkaktoi shqetësim te qytetarët e Shtipit. Në fakt, lajmi është nga shtatori i këtij viti, kur gruaja ndërroi jetë si pasojë e laishmaniozës, sëmundje që përhapet nga insektet, ndërsa burim i helmimit janë qentë e sëmurë. Por, në pritje të vitit të Ri, kjo informatë e ngriti alarmin, transmeton Portalb.mk. Nga Qendra e Shëndetit Publik kanë konfirmuar se ka pasur rast vdekje nga kjo sëmundje, por para katër muajsh e jo tani. Në ndërkohë, nga kjo sëmundje janë sëmurë edhe…
Vendimi i ri ligjor për luftën kundër korrupsionit dhe përplasjes së interesave, që është në fazën e miratimit, është dukshëm më i mirë në krahasim me rregulloren paraprake dhe mund të thuhet se paraqet një bazament solid ligjor për luftën kundër korrupsionit. Por, njëkohësisht për të gjykuar është fakti se akoma nuk është miratuar ky ligj, sepse nuk mund të konstruktohet Komisioni i ri për antikorrupsion, edhe pse po afrohen zgjedhjet presidenciale. Komisioni për ndalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave thuajse një vit është jashtë funksionit, që kur 5 prej 7 anëtarëve gjithsej dhanë dorëheqje pas skandalit për keqpërdorim…
Kryeministri grek, Aleksis Cipras në porosinë e tij për Vitin e Ri shprehu bindje se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë. Cipras theksoi se në këtë mënyrë do të mbyllet një cikël 30-vjeçar jo produktiv i mos aktivitetit, që, sipas tij, shumë i ka kushtuar Greqisë, transmeton Portalb.mk. “Me ratifikimin e marrëveshjes, Greqia përfundimisht i ruan trashëgiminë kulturore dhe karakterin grek të Maqedonisë antike, dhe njëkohësisht e siguron rrolin e saj udhëhqës në rajonin më të gjerë të Ballkanit”, tha kryeministri grek në fjalimin e tij para qytetarëve.
Në Gostivar foshnja e parë për vitin 2019 është vajzë. Ajo ka lindur dy minuta pas mesnatës. Siç informojnë nga Departamenti për gjinekologji dhe akusheri në Spitalin e Gostivarit, foshnja peshon 3.600 gramë dhe është e gjatë 53 centimetra. Në Siptalin e Gostivarit ka akoma shtatzëna që pritet të lindin gjatë ditës së sotme. Ndërsa në Shkup foshnja e parë për vitin 2019 është djalë, i cili ka lindur një minutë pas mesnate.
Tetë zjarre janë regjistruar në territorin e Bashkisë së Shkupit gjatë kohës së ndërrimit të viteve. Siç thonë për AIM nga Njësiti territorial kundërzjarreve, ekipet kujdestare kanë intervenuar prej orës 19:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit. “Disa zjarre janë shkaktuar nga djegia e kontejnerëve, ndërsa në një rast është shkaktuar nga djegia e oxhakut. Gjithashtu zjarre ka pasur për shkak të defekteve në shtylla elektrike”, thonë nga Njësia a zjarrfikësve. Ata thonë se dëmi nga kontejnerët e djegur vlerësohet rreth 60 mijë denarë./Telegrafi/

