Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska personalisht vlerëson se së bashku me zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë deklaratë ajo e bëri në një intervistë për emisionin 360 gradë që transmetohet në orën 22 në Alsat. Deskoska është funksionarja e parë e qeverisë e cila në mënyrë të hapur është në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme ashtu siç kërkon opozita. Sipas jush a duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me presidencialet?Sinqerisht, unë mendoj se duhet të ketë, por në fund kjo është çështje e vendimit politik dhe analizës në kuadër të organeve,…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-ja ka lëshuar sot një komunikatë ku thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij nuk guxojnë ta përdorin emrin Maqedoni dhe prefiksin maqedonas, as në rrjetet sociale. “Zaevi publikisht në media betohej se askush nuk do ta ndryshojë emërtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa tani duhet të ketë kujdes të mos përdor emrin e vendit as në rrjetet sociale. Qeveria e LSDM-së për dy vite i shiti interesat më të mëdha kombëtare dhe shtetërore ndërsa me Marrëveshjen e Prespës përveç emrit kushtetues ndryshohet identiteti, dhe fshihet gjuha, historia dhe kultura maqedonase”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.…
Në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë në Bllacë ka disa ditë, e veçanërishtë në këto ditë të ftohta, udhëtarët e autobusëve me orë të tëra po maltretohen gjatë pritjes për kontroll rutinore, transmeton koha.mk.Ata nxirren një nga një jashtë autobusëve për tu kontrolluar, duke përfshirë këtu edhe gra me fëmijë të vegjël dhe të moshuar që shkojnë nëpër spitale.
Me 19.01.2019 në ora 05.12 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Dimo Haxhi Dimov’ është shkaktuar një zjarr në shtëpinë në pronësi të L.K.(84), ku është djegur njëra dhomë nga kati i parë, transmeton Almakos. Nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve zjarri është lokalizuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka.
Me 18.01.2019 në ora 14.30 në fshatin Sopishte, zyrtarët policor e kanë gjetur një jetim 17 vjeçar nga jetimorja “Ranka Milanoviq”, që është paraqitur në polici si i zhdukur me 17.01.2019, transmeton Almakos. Në ora 15.30 djaloshi është dorëzuar në jetimore.
Me 18.01.2019 në ora 17.00 në Stacionin Policor në Gostivar, në bazë të një fletarrestim nga burgu i Idrizovës, është arrestuar L.F.(56) nga fshati Forinë, me vendbanim në Gostivar, transmeton Almakos. Personi dorëzohet në burgun e Idrizovës.
Me 18.01.2019 rreth orës 21.45 në udhëkryqin midis rrugëve “Boris Trajkovski” dhe ‘Trajko Ivanov’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Folksvagen Pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.P.(46) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Fiat Doblo” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.D.(71) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar rëndë M.D. dhe N.D.(67) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturën “Fiat Doblo”. Me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Shoferi D.P. dhe V.P.(42) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturën “Folksvagen Pasat” janë lënduar…
Me 18.01.2019 në ora 08.30 në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, vetura e tipit “Ford Tranzit” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.B.(44) nga Shkupi, del nga rruga, transmeton Almakos. Gjatë aksidentit lëndohet shoferi A.B., i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë dërgohet në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër.
Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Agjencia “Fitch” konfirmoi renditjen kredituese të Maqedonisë, me gjasa serioze. “Në konfirmimin e renditjes ka ndikuar historiku i politikës makroekonomike dhe financiare koherente, që mbështet në kursin devizor fiks afatgjatë. Gjasa pozitive e reflekton stabilizimin e rrethimit politik, që ka rezultuar me përparim thelbësor drejt anëtarësimit në BE dhe besimi i rritur ekonomik”, thonë nga Ministria e Financave. Në raport, “Fitch” vlerëson përparimin e madh në zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë, përkatësisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe miratimin e pritur të marrëveshjes nga ana e Greqisë. Sipas “Fitch”, kjo do…
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës, e arritur për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, është “shumë e madhe për dështuar”. Dimitrov qëndroi për vizitë zyrtare në Ankara dhe në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se angazhimi që u përfshinë dhe fjalët e lavdërimit që erdhën nga e gjithë bota e bënë Marrëveshjen e Prespës të rëndësishme. Më 11 janar, Kuvendi i Maqedonisë miratoi amandamentet kushtetuese për të ndryshuar emrin e vendit në Republika e Maqedonisë Veriore si pjesë e Marrëveshjes së Prespës. Në qershor të vitit 2018, qeveria maqedonase…
Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me të gjitha institucionet e shtetit, qoftë ato të pushtetit qendror apo atij lokal, por gjuhëtarët thonë se sfidë më vete do të paraqesë zbatimi praktik i të njëjtit, raporton REL. Përderisa nga Qeveria nuk japin të dhëna të sakta se sa do të kushtojë që të gjitha institucionet ta zbatojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ekspertët e këtë lëmi thonë se shteti duhet të dalë me një analizë të mirëfilltë rreth kostos së jetësimit të ligjit në të gjitha institucionet…
Ka motmot e disa muaj…U zgjova sot, dhe duke përgaditur një përshesh e ndëgjova një këngë të vjetër të Hanife Reçanit “ka motmot e disa muaj”, eh, të lezeçme janë këto këngë! Kjo më rikujtoj se edhe unë ka motmot e disa muaj jam në pushim mjekësor. Besoni se njeriu humb vullnetin për jetë, nuk dij çfarë dite është, as datën thjesht gjumë, gjumë, gjumë…si puna e arriut! Vendosa të shkoj te drejtori t’i them helbete mos ka ndonjë vend në administratë , se akoma nuk e ndjej veten mirë për në proçes arsimor. Duke shkuar rrugës i rashë pishmanit.…

